Thursday, 30/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Skandaloze: Në Kosovë, 13% e nxënësve nën 15 vjeç, kanë bërë seks


Skandaloze: Në Kosovë, 13% e nxënësve nën 15 vjeç, kanë bërë seks


femijet tane

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) për herë të parë ka realizuar studimin për Sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek fëmijët e moshës shkollore në Kosovë, ku përmes tij, identifikohen sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeçare.

Një mostër përfaqësuese prej 4531 adoleshentësh nga klasa e gjashtë (1511 pjesëmarrës), tetë (1508 pjesëmarrës) dhe dhjetë (1512 pjesëmarrës) është rekrutuar përmes mostrimit të shtresëzuar dhe në përputhje të plotë me rekomandimet e OBSh-së.

Për anketim është përdorur instrumenti i standardizuar, që është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe duke ndjekur procedurat e paracaktuara të anketimit të fëmijëve, të cilat janë në përputhje të plotë me të gjitha aspektet etike.

Rezultatet tregojnë një prevalencë të ulët të duhanpirjes në mesin e adoleshentëve në Kosovë, me vetëm 4.7 për qind të duhanpirësve aktiv.

Në këtë kontekst, rreth 10 për qind të adoleshentëve pinë alkool dhe shumica prej tyre e bëjnë këtë shumë rrallë.

Ndërsa, edhe më e vogël është përqindja e nxënësve që raportojnë përdorim të kanabisit në 30 ditët e fundit (1.5 për qind).

Nga mostra e përgjithshme, 13.3 për qind e nxënësve kanë raportuar të kenë pasur tashmë marrëdhënien e parë seksuale dhe 32.8 për qind prej tyre kanë deklaruar moshën 14 vjeç si kohën kur e kanë bërë një gjë të tillë.

Në anën tjetër, prezervativi është raportuar si metoda kryesore e përdorur nga adoleshentët për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e padëshirueshme, teksa një përqindje e madhe prej 26.5 për qind nuk kanë përdorur asnjë lloj metodë mbrojtëse.

Kështu, 22.3 për qind e nxënësve deklarojnë se bëjnë ushtrime fizike në çdo ditë të javës dhe vetëm 3.2 për qind deklarojnë se fare nuk kanë qenë fizikisht aktiv në javën e fundit.

Pjesa më e madhe e adoleshentëve hanë mëngjes në çdo ditë të shkollës (59.1 për qind) dhe fundjavave (78.8 për qind).

Gjithashtu, pjesa më e madhe e tyre raportojnë konsumim të pemëve, perimeve, ëmbëlsirave dhe pijeve që përmbajnë sheqer, përjashtuar këtu 6 për qind që nuk e bëjnë një gjë të tillë asnjëherë gjatë javës.

Kjo i bën 65 për qind të adoleshentëve që të ndjehen pothuajse në formën e duhur fizike dhe vetëm 35 për qind që mendojnë se janë obez apo nën peshë dhe akoma më pak, vetëm 3.6 për qind që të zbatojnë një regjim dietetik.

Rrjedhimisht, është vërtetuar se kjo ndikon edhe në shëndetin pozitiv të adoleshentëve, teksa 63.3 për qind e tyre nuk kanë asnjëherë apo kanë rrallëherë kokëdhimbje si dhe 71 për qind rrallë ose kurrë nuk ndjehen dobët.

Përpos ndjenjës së nervozizmit që është raportuar në nivele të larta (51.2 për qind), shumica e nxënësve në 6 muajt e fundit nuk kanë përjetuar asnjëherë apo kanë përjetuar shumë rrallë simptoma të dhimbjes së barkut (62.1 për qind), dhimbjes së shpinës (76.8 për qind), irritimit (66.4 për qind), problemeve me gjumë (75.8 për qind) apo edhe marramendjes (80.9 për qind).

Sa i përket aktiviteteve jashtë-shkollore, një kohë të mirë adoleshentët e shpenzojnë para televizionit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Renia ne peshe nje Mjekesi ne vetvete !

Janë vetëm 4.7 për qind të adoleshentëve që nuk shohin asnjëherë televizionin gjatë ditëve të shkollës dhe 8.4 për qind që nuk shohin TV gjatë fundjavave, derisa pjesa më e madhe (52.7 për qind), kalojnë rreth 1 deri 2 orë para televizionit gjatë ditëve të mësimit.

Në anën tjetër, rreth 70 për qind të adoleshentëve luajnë lojëra kompjuterike gjatë ditëve të mësimit derisa më shumë se gjysma prej këtyre e bën një gjë të tillë për jo më shumë se 2 orë në ditë. Ndërkaq, kohë më e madhe gjatë ditëve të shkollës i kushtohet komunikimit me shoqërinë nëpërmjet internetit.

Rreth 70 për qind e nxënësve shpenzojnë nga 30 minuta deri në 2 orë në ditë për qëllime të tilla.

Nga numri i përgjithshëm i adoleshentëve kosovarë të përfshirë në studim, 55.3 për qind të tyre kanë kërkuar ndihmën e mjekut apo infermieres, duke shënuar kështu edhe përqindjen më të madhe nga të gjitha vendet që kanë zhvilluar studimin e njëjtë gjatë vitit 2009/2010.

Kjo është ndërlidhur edhe me faktin që 23.8 për qind e nxënësve janë përfshirë në rrahje fizike në 12 muajt e fundit.

Përpos dhunës fizike, janë 24.3 për qind e adoleshentëve që kanë përjetuar dhunë psikologjike në formën e ngacmimit nga të tjerët, teksa janë 20.3 për qind që pranojnë se kanë ngacmuar të tjerët.

Adresa më e lehtë e komunikimit është raportuar të jetë nëna, me 68.2 për qind të nxënësve që e cilësojnë si shumë të lehtë komunikimin me të. Pas nënës, sipas adoleshentëve, është shumë e lehtë të komunikohet me shokun apo shoqen e ngushtë (54.3 për qind), babin (52.1 për qind), motrën (40.6 për qind) dhe vëllaun (33.6 për qind). Përderisa vajzat e kanë më të lehtë të komunikojnë me nënën, djemtë e shohin më të lehtë komunikimin me babain.

Shoqëria është një adresë e mirë për të kaluar kohën e lirë meqenëse vetëm 13.3 për qind të adoleshentëve nuk kalojnë asnjë ditë me shokët dhe shoqet pas mësimit, teksa 46.9 për qind nuk kalojnë asnjë mbrëmje me ta dhe 24.3 për qind nuk bisedojnë kurrë në telefon apo e bëjnë fare pak një gjë të tillë.

Si përfundim, shumica e nxënësve e pëlqejnë shumë shkollën (77.6 për qind), mbi 90 për qind mendojnë se nxënësit e klasës së tyre janë të këndshëm dhe i pranojnë ata ashtu siç janë dhe vetëm 15.8 për qind ndihen shumë në presion nga detyrat shkollore.

Gjithë këto fakte, e në veçanti mungesa e simptomave fizike dhe prevalenca e ulët e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe kanabisit, i bën adoleshentët në Kosovë që të ndjehen mirë dhe të kenë edhe vlerësim të lartë për cilësinë e jetës së tyre. Së këndejmi janë 61.8 për qind që e vlerësojnë maksimalisht jetën e tyre dhe e emërtojnë si jetën më të mirë të mundshme.

Si përfundim, të gjitha këto rezultate i bëjnë nxënësit në Kosovë të renditen në mesin e adoleshentëve më të shëndetshëm evropian. /Telegrafi/

Categories

Archives