Sunday, 22/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

S’ka reforma për shëndetësinë deri në 2016


S’ka reforma për shëndetësinë deri në 2016


spitaliGrupi i ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së paraqet shqetësimet dhe kundërshtimet në raport me aprovimin e Kornizës afatmesme të shpenzimeve 2014-2016″>2016ku sektori shëndetësor mbetet edhe më tutje i anashkaluar dhe pamjaftueshmërisht i financuar.

Mungojnë ilaçet dhe materiali shpenzues mjekësor për funksionim të institucioneve shëndetësore, në vend të drejtorëve, ushtruesit e detyrës tash e tre vjet menaxhojnë me institucionet shëndetësore, mungojnë investimet në aparatura dhe teknologji të re mjekësore, mungon cilësia në institucione shëndetësore ndërsa në bazë të kornizës afatmesme të shpenzimeve planifikohet të ruhet kjo status quo në shëndetësi deri në vitin 2016″>2016.

Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2013 është 106.8 milion euro kurse për vitin 2014, 2015 dhe 2016″>2016, kufijtë e shpezimeve projektohen të mbesin të njëjta, pra të mos kalojnë buxhetin prej 107 milion euro. Poashtu shpenzimet për investime kapitale në përqindje do të mbesin të njëjta deri në vitin 2016″>2016.

Pra deri në vitin 2016″>2016 nuk planifikohet rritje e financimit në këtë sektorë me shumë mungesa, por planifikohet një buxhet i mbijetesës dhe vendnumërimit. Ky buxhet ka qenë i pamjaftueshëm edhe për funksionim normal të sektorit shëndetësor e nuk mund të flitet për modernizimin të këtij sektori. Me këtë kornizë vërtetohet se shëndetësia përveç mungesës së përkrahjes politike, nuk ka as përkrahje financiare dhe rezulton që gjendja në shëndetësi do të përkeqësohet edhe më shumë. Gjatë tre vjetëve të ardhshme nuk do të ketë punësime të reja të mjekëve dhe specialistëve të rinj, as rritje të pagave të të punësuerve egzistues, shkruan RTK.

Grupi i ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së propozon që :
1.Edhe pse Korniza afatmesme e shpenzimeve 2014-16 planifikon mbajtjen e status quo-s së mbijetesës, projekt-buxheti për shëndetësinë të rritet çdo vit sipas nevojave reale, duke ngritur përqindjen e buxhetit të ndarë në masën prej 10% të buxhetit të përgjithshëm.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Abuzime me tenderat e medikamenteve

2.Të rritet financimi për mbarëvajtjen e reformës shëndetësore, kryesisht për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore. Të ketë përkrahje finaciare të vecantë për 3 vitet e para për ngritjen e infrastrukturës për fondin e sigurimeve shëndetësore deri në pavarësimin financiar të tij .

3.Rritja e investimeve kapitale në shëndetësi të jetë në nivelin e duhur në mënyrë që të ndikojë direkt në cilësin e shërbimeve shëndetësore dhe furnizimet me medikamente e aparatura.

4.Minsitria e Shëndetësisë dhe Qeveria të fokusohen më shumë në gjetjen e donacioneve per shëndetësinë nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare ndërkombëtare që do zvogëlonin sadopak mungesat që ka shkaktuar mosperkrahja finaciare qeveritare për këtë sector, thuhet në një njoftim të LDK-së. /albeu.com/

image_pdf

Categories

Archives