Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

S’ka hajgare me bashkëshortësi!



S’ka hajgare me bashkëshortësi!

Në mes burrit e gruas mëshira e dashuria duhet funksionuar, ithtësitë dhe ngatërresat, qofshin edhe konfliktuoze, duhet tejkaluar dhe jeta aq sa ka mbetur duhet jetuar…

Femra i ka të drejtat e saj në duart e saj dhe askush s’ka të drejtë t’ia marrë ato të drejta nga duart e saj, për faktin pse është femër, meriton nder dhe respekt të veçantë. Burri kurrë nuk mund të arrijë në nivelin e gruas, mendim i imi, nuk jam ekstremisht mbështetës i feminizmit, por e mbroj aq sa meriton të mbrohet.

O ju burra, gruaja mbetet shtatzënë e jo burri, gruaja lind fëmijë e jo burri, gruaja është gji-dhënësë e jo burri, me një fjalë; faktori femër është prodhuesi dhe gjeneratori kryesor i një shoqërie.

“Edukove një mashkull, edukove një njeri, po edukove një femër, edukove një shoqëri”. (Thënie e urtë)

Kur është puna te divorci, duhet shikuar nga të gjitha këndet, unë më shumë i qasem këndvështrimit sociologjik.

Të nderuar, krejt jeta me trëndafila nuk shkon, parimet si parime duhet respektuar, po femra shqiptare sot vërtet gëzon një mbështetje nga shteti, por ajo s’duhet ta keqpërdor atë mbështetje institucionale e t’i bëhet burrit ‘kralicë’ dhe police, t’i bëhet BOOS-e; femra me ardhë në shtëpi prej pune dhe me gjet burrin duke gatuar, i cili do t’i thotë: ”Aaaa u lodhe ooooooj grua?!” – E gruaja t’ia kthejë: ”JO, JO!”

Nuk po i nënçmoj, thonë se në deti ka gjithçka, pra, edhe kjo ndodhë diku, shumë gra kanë qejf të kenë tretman të tillë.

Dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi, thoshte: “Mjerë ai burrë që jeton prej dorës së gruas dhe lum ajo grua që jeton prej dorës së burrit”. 





Çfarë “burri” është ai që nuk i del zot gruas së tij?!

Me këtë nuk e nënvlerësojmë dhe nuk e anashkalojmë të drejtën e saj për të punuar, përkundrazi; femra duhet të socializohet edhe në punësim, por punësim në suaza të kritereve të natyrës së femrës, e jo burri të bëhet grua e gruaja të bëhet burrë dhe kështu të funksionojë një familje. Faktikisht ky është planifikim i huaj që fatkeqësisht na e kanë servuar dhe shumë shqiptarë e kanë pranuar, ndërsa kulturën e tyre e kanë harruar!

Në mes burrit e gruas mëshira e dashuria duhet funksionuar, ithtësitë dhe ngatërresat, qofshin edhe konfliktuoze, duhet tejkaluar dhe jeta aq sa ka mbetur duhet jetuar, harmonia duke dominuar, se me vuajte nuk shkon, por duhet që të dy të lëshojnë pe dhe të jenë më largpamës, t’i shohin sfidat të kapërcyeshme, t’i thyejnë barrierat e jetës, t’i thyejnë muret ndarëse për t’i ndërtuar urat lidhëse.

Edhe njëherë:

S’KA HAJGARE ME BASHKËSHORTËSI!





Categories

Archives