Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

S’jam agjent i Serbisë, do ta padis median


S’jam agjent i Serbisë, do ta padis median


Një shkrim i publikuar në njërën prej gazetave elektronike në vend, me titull: “Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në Kosovë”, ka ngjallur reagime të mëdha në shoqërinë kosovare. Një shkrim i tillë, i publikuar fillimisht në një media, e pastaj i huazuar edhe në shumë të tjera, e rrjete sociale, për vetë protagonistin e shkrimit, është një shpifje e madhe dhe sulm ndaj Islamit.

fuad ramiqi

Fuad Ramiqi, për gjithë atë që është shkruar kundër tij, kinse bazuar në një dosje të AKI-së, do të ngritë padi ndaj medias, sot ose nesër më së largu.

Ramiqi në një bisedë për Indeksonline shprehet i bindur dhe që është i pastër në personalitetin e tij.

“Kjo është një shpifje edhe cenim i integritetit tim personal, që nuk është hera e parë që bëhet nga gazeta ‘Express’ dhe qarqe të ndryshme që në agjendën e vet e kanë ekskluzivisht luftimin e islamit dhe tendencat që ata t’a paraqesin një situatë më ndryshe duke ju shmangur problemeve serioze që i ka Kosova, qoftë në cenimin e integritetit dhe sovranitetit të saj, gjendjes ekonomike etj”, ka thënë Ramiqi për Indeksonline.

Ai shprehet i mllefosur me etiketimin që i është bërë atij në këtë gazetë e që thuhet që ai është pjesë e shërbimeve sekrete serbe.

“Gjithçka çka aty është e shkrume, gjithçka, ama bash gjithçka është vetëm një shpifje, dhe çka është më e keqja është një degradim i institucioneve, sepse ata thirren kishe në analizat e Agjencisë, por gjithsesi kjo do të përfundojë në Gjykatë”, u shpreh Ramiqi.

Sipas tij, kjo është hera e parë që ai do të marrë hapa konkret që gjykata do t’i sqarojë njëherë e përgjithmonë.

Kreu i LISBA-së, paralajmëron se gjitha akuzat e bëra ndaj tij, do të ‘shpërblehen’ me padi ndaj gazetës në fjalë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  OBI përsërit apelin për njohjen e Kosovës nga vendet anëtare

“Është një gjë që nuk bënë të tejkalohet, sepse dihet ndikimi i gazetës sidomos përmbajtët e tyre me tendenca kinse ekskluzive, dhe mënyrën se si ata veprojnë, d.m.th është një gjë që e dëmton shoqërinë kosovare në përgjithësi edhe ecurinë e jetës së qytetarëve të Kosovës”, tha Ramiqi.
Kurse në burimet që është thirrur gazeta, Ramiqi ka këtë përgjigje.
“Ata ishin thirrur kinse në analizat e ‘Inteligjencës Kosovare’, po këto duhet t’i shpjegojnë ata në gjykatë”, ka thënë ai, duke shtuar se, gjithçka që është shkruar në atë artikull “ekskluziv” është shpifje.

“Çka është më e rënda, në këtë shkrim ata e hapin një situatë ku lejohet gjahu kundër meje nga qarqe ose persona të pa njohur sepse kjo ndodhë zakonisht kur përgatitet klima nga shërbime të caktuara për t’u likfiduar ndonjë njeri sikurse ka ndodhur në të kaluarën ose për tu penguar aktivitet e tij”, ka përfunduar Ramiqi./Indeksonline/

Categories

Archives