Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sisi del nga zgafella, flet për “kotësi fetare”


Sisi del nga zgafella, flet për “kotësi fetare”


sisi

Egjipt

Kreu i ushtrisë dhe Ministri egjiptian i Mbrojtjes Abdel-Fatah al-Sisi ka kritikuar rrymat islame të Egjiptit, duke i akuzuar ata për “kotësi fetare.”

“Unë u drejtohem islamikëve: të jeni të kujdesshëm kur ka të bëjë me popullin egjiptian,” tha al-Sisi për të përditshmen egjiptiane Al-Masry Al-youm. Kjo ishte instervista e tij e parë me një gazetë, që prej rrëzimi të presidentit të zgjedhur nga populli, Muhamed Mursi.

“Ju (islamistët) veproni sikur vetëm ju keni të drejtë dhe ata (populli egjiptian) janë gabim; sikur vetëm ju jeni besimtarë dhe ata janë jo-besimtarë; sikur ju do të jeni të “shpëtuarit” ndërsa ata do të jenë të “dënuarit”, tha Sisi. “Kjo është kotësi fetare.”

Al-Sisi përjashtoi mundësinë e mbajtjes së një referendumi popullor lidhur me udhërrëfyesin e imponuar nga ushtria, nën të cilin u rrëzua presidenti Mursi. Pa dyshim që ky kundërshtim për referendum vie pasi brenda një periudhe të shkurtër kohore populli egjiptian ka konfirmuar mbështetjen për presidentin Mursi dy herë: herën e parë në zgjedhjet e lira, ndërsa herën e dytë kur me referendum votuan ndryshimin e kushtetutës që i shërbeu diktatorit Husni Mubarak.

Sisi, i cili mbanë postin e kreut të ushtrisë dhe atë të Ministrit të Mbrojtjes, ka qenë drita e kuqe për dhunën policore dhe ushtarake ndaj protestuesve paqësore në mbarë vendin, të cilët kërkonin kthimin e legjitimitetit të presidentit Muhamed Mursi. Me urdhër të autoriteteve të grusht shtetit, në krye të cilit qëndron Sisi, janë vrarë mbi 3000 persona, dhe janë arrestuar pa mandat dhjetëra mijëra të tjerë. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë e rrëzoi Mursin

Categories

Archives