Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Siri, shpërthen poliomeliti


Siri, shpërthen poliomeliti


Së paku 22 persona – shumica e tyre foshnje, janë sëmurë nga poliomeliti në Siri, ka raportuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

siria semundje

Ky është shpërthimi i parë i sëmundjes në vend që prej 14 vitesh.

Qysh kur lufta civile e Sirisë filloi në vitin 2011, rreth 95% e fëmijëve janë vaksinuar kundër sëmundjes, por Unicef vlerëson se rreth 500.000 fëmijë nuk janë imunizuar nga sëmundja e cila mund të rezultoj si fatale.

OBSH tha se qendrat e shpërthimit të epidemisë janë lagjet lindore të Deir Ezzor.

Dy raste tashmë janë të konfirmuara nga analizat laboratorike, ndërsa OBSH pret konfirmimin përfundimtar laboratorik të mbi 20 rasteve të mbetura për javën e ardhshme.

Poliomieliti prek kryesisht fëmijët e moshës nën pesë vjeç. Kjo është një sëmundje shumë ngjitëse që shkaktohet nga një virus i cili sulmon sistemin nervor. Simptomat përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje koke, të vjella dhe dhimbje gjymtyrësh. Një në 200 raste çon në paralizë të pakthyeshme. Ndonëse në zhdukje e sipër, poliomieliti vazhdon të jetë i pranishëm në Afganistan, Nigeri dhe Pakistan. /mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Turqia dhe Arabia Saudite bien dakord mbi Sirinë dhe Egjiptin

Categories

Archives