Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

SIPAS QËLLIMIT SHPËRBLEHESH

gruaja shperblimi

Një ditë burri e mori gruan e vet që së bashku të shkojnë në shitore të dhuratave për të blerë një dhuratë. Pasi që hyrën brenda burri i tha gruas së tij: Dëshiroj që ta zgjedhësh një dhuratë për nënën time sipas shijes tënde. Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë filloi të ndjen një farë lloj xhelozie në brendësinë e saj. Në këtë gjendje ajo e zgjodhi dhuratën më të lirë në çmim dhe me formë dhe me kualitet më të dobët. Shitësi e mori dhuratën dhe e paketoi dhe ia dorëzoi burrit pasi që e pagoi çmimin e saj.

Në mbrëmje burri kthehet tek gruaja dhe ia dorëzoi dhuratën të cilën ajo e zgjodhi dhe e bleu herët në mëngjes dhe i tha: Pata dëshirë që ti sot ta blesh vet dhuratën tënde që të jetë ashtu ti siç e donë.

Gruaja kur i dëgjoi këto fjalë iu rikujtua vepra e saj dhe i ra të fikët për arsye se po t’ia kishte dashur të mirën të tjerëve ashtu siç e donë për vetveten do të ishte dhurata e saj më e bukur dhe më e mirë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives