Friday, 22/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sikur të na vënin edhe këtë kusht

Sikur të na vënin edhe këtë kusht

 

Shefqet Krasniqi

Një ndër temat më të nxehta këto ditë ka qenë edhe ajo e negociatave me Serbinë.

Kosova dhe Serbia, të përfaqësuara nga nivelet më të larta shtetërore, po diskutojnë për çështje, nga rezultati pozitiv i të cilave shpresojnë anëtarësimin në BE. E, në këtë të fundit, këto ditë, krahas bisedimeve Kosovë-Serbi, është diskutuar edhe diç tjetër, që nuk ka të bëjë me politikë sa ka të bëjë drejtpërdrejtë me moralin. Është çështje politike, për ta ndaluar, por si problem, është social.

Fjala është për votimin e ligjit për ndalimin e pornografisë. Parlamenti Europian po përgatitet për të votuar një propozim për të ndaluar të gjitha format e pornografisë. Nëse ky raport do të kthehet në ligj, atëherë do ndalohet pornografia në të gjitha llojet e mediave, përfshi edhe internetin. Disa nga vendet evropiane, si Islanda, tashmë veç e kanë bërë, por thënë të drejtën me detaje që sikur ka të bëjë më shumë me formalitet sesa me një qëndrim serioz. Gazeta Express në edicionin online të datës 26 Shkurt 2013 shkruante: ‘Pornografia tashmë është e ndaluar në Islandë, megjithëse termi nuk është i definuar qartë me ligj, andaj edhe nuk aplikohet. Revistat si ‘Playboy’ dhe ‘Penthouse’ shiten nëpër librari, ndërsa porno-revistat eksplicite mund të blihen vetëm nëpër lokale të veçanta. Në televizionet digjitale të vendit ka edhe “kanale vetëm për të rritur”.

Nejse. Ajo që më shkoi ndërmend ndërsa shfletoj çdo ditë internetin për nevoja personale si dhe përcjell televizionin si çdo njeri tjetër, për t’u informuar, është lakuriqësia në mediet tona vizuale, të shkruara dhe këto online. Është madje për të të habitur se si në këtë shoqëri që ka këtë përqindje të lartë të përkatësisë fetare islame veprohen gjëra të tilla. Unë, personalisht, do të kërkoja nga BE-ja, që në vend të standardeve që na kërkojnë për të përmbushur, e që janë në kundërshtim me besimin tonë, të na vënë kushte sikur ky, që aplikohet tani në BE dhe që përkrahet fuqishëm nga kredoja e komunitetit fetar me shumicë absolute në Kosovë.

Unë kam thënë edhe më parë se Evropa është në krizë të madhe morale dhe se nëse ajo nuk ndërmerr diçka, siç është ky hap për ndalimin e pornografisë, atëherë do të vjen një kohë kur shoqëritë evropiane mbase do të pendohen, por do të jetë shumë vonë.

Zhveshja nuk debatohet thjesht vetëm si një mëkat, të cilin jo vetëm Islami por edhe fetë tjera e ndalojnë, ose thënë më mirë e kanë ndaluar para shtrembërimit të tyre, por është edhe çështja e shkatërrimit dhe degjenerimit të shoqërisë, në veçanti rinisë. Ngase është vërtetuar edhe shkencërisht se angazhimi me pamje pornografike, kalimi i kohës me filma të tillë  në revista, webfaqe, etj., shkakton dëme të pashmangshme shpirtërore dhe psikike. Personat e tillë humbin interesin për shkollim, për punë, për familje e kështu me radhë. Humbin edhe oreksin për ushqim, gjumin dhe shumë dëme tjera, deri tek dhunimet, abuzimet , e kështu me radhë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Dallimi mes gajbit dhe mitologjisë

Shkencëtarët australianë njoftojnë se personat të cilët kalojnë shumë kohë në faqet e internetit, të cilat kanë përmbajtje pornografike janë të prirë më tepër që të kalojnë në depresion. Ata kanë studiuar mbi 1.300 vullnetarë në Melbourne, të cilët kanë qëndruar më shumë se 12 orë në faqet pornografike të internetit. Ndërsa rezultatet kanë treguar se më shumë se një e katërta e tyre (më shumë se 25%) vuanin nga shenjat klinike të depresionit. Tridhjetë për qind e tyre kishin nivel të lartë të ankthit, ndërsa 35% kishin të zhvilluar një shkallë të caktuar stresi, nga vlera mesatare deri në një shkallë të larë. Prania e ankthit dhe stresit ka qenë në proporcion me kohën e kaluar nëpër faqet pornografike: sa më gjatë që kanë përcjellë këto sajte aq më të shprehura kanë qenë simptomat dhe shenjat e anksiozitetit dhe stresit.

E nëse kemi parasysh vetëm këtë çështje, do ta kemi shumë të lehtë ta kuptojmë madhështinë e Islamit dhe të mirat e tij. Vlerat të cilat i ka ky Islam i mungojnë shumë kujt dhe njerëzit me apo pa dije po i kthehen realitetit apo natyrshmërisë në të cilën janë krijuar në të, e po e shohin jo me sy të mirë atë që Islami para katërmbëdhjetë shekujve na e ka sqaruar e detajuar si jo të mirë.

Nuk është ky vendimi i parë e as i fundit që perëndimorët e kanë marrë në këtë kontekst. Atje tek shumë shtete është i ndaluar alkooli në shumë lokale, në shumë hapësira. Bile në Amerikë njëherë e kanë pas ndaluar krejtësisht vetëm se nuk e patën quajtur “haram” siç e quajmë ne muslimanët. Por iu mungoi vendosmëria dhe nuk munden më shumë ta mbajnë atë ligj dhe e shfuqizuan. Pastaj duhani si dukuri tjetër të cilën e ka ndaluar Islami, thuajse të gjitha shtetet e Perëndimit e kanë ndaluar duke e përkufizuar në maksimum mundësinë dhe hapësirën për ta pirë. Dhe ja kështu evropianët po “islamizohen” dalëngadalë, derisa një ditë të thonë La ilahe ilallah Muhamedun resulullah.

Allahu i drejtoftë ata evropianë, një pjese bukur të madhe prej të cilëve iu mungon nga Islami vetëm shehadeti.

Allahu na ruajttë nga çdo dukuri negative!

 

Shkruan:Dr. Shefqet Krasniqi

Categories

Archives