Thursday, 18/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sikur të mos i kuronte All-llahu robërit e Tij me ilaçet e sprovave, ata do të bëheshin arrogantë

Sikur të mos i kuronte All-llahu robërit e Tij me ilaçet e sprovave, ata do të bëheshin arrogantë

Ibnul Kajjimi, All-llahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Sikur të mos i kuronte All-llahu robërit e Tij me ilaçet e sprovave, ata do të bëheshin arrogantë dhe do t’i kalonin të gjithë kufijtë. Kur All-llahu ia do të mirën robit, e ushqen atë me ilaçin e sprovës, sipas gjendjes që e ka, dhe me atë ilaç e shëron prej sëmundjeve vdekjeprurëse. E pasi ta kalitë dhe ta pastrojë, e përgatit për pozitën më madhështore ne Dunja, e cila është robëria ndaj Tij, dhe për shpërblimin më të lartë në Ahiret, që shtë shikimi i All-llahut dhe afrimi afër Tij.

Kur të shërohet zemra, e kupton se hidhësia e Dunjasë është ëmbëlsia e Ahiretit, e atëherë All-llahu me të vërtetë ia shndërron ashtu, dhe e kupton se ëmbëlsia e Dunjasë është hidhësi e Ahiretit.

Kështu e kupton se kalimi nga hidhësia e përkohshme në ëmbëlsi të përhershme është më i mirë për të se e kundërta.

Nëse nuk e ke kuptuar këtë, atëherë analizoje fjalën e të Dërguarit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem:

“Xhenneti është i rrethuar me gjëra të urryera…”

Zadul Me’ad, 4/195.

Categories

Archives