Monday, 18/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sikur njerëzit ta dinin vlerën e makthit, do ta paguanin peshën e tij me ar

Sikur njerëzit ta dinin vlerën e makthit, do ta paguanin peshën e tij me ar

Në përmbledhjen me hadithe sahih (të saktë), është shënuar se i Dërguari i Allahut, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem), i kishte bërë vizitë as’habit Sa’d Bin Ebi Vekkasit (radiallahu anhu), i cili ishte sëmurë gjatë kohës sa kishte qenë në Mekë, dhe kishte thënë: ”Thirrni mjekun, le ta vizitojë.”

Dhe ata e kishin ftuar mjekun Haris Bin Kaldahun, i cili e kishte diagnostifikuar gjendjen e tij dhe me atë rast kishte thënë: ”Do të jetë në rregull, i jepni supë me hurma dhe makth të zier.” Familja e kishte kryer këtë porosi, dhe Sa’di ishte shëruar shpejtë. Disa mjekë kanë thënë: ”Sikur njerëzit ta dinin vlerën e makthit, do ta paguanin peshën e tij me ar.” Edhe pse kjo thënie është shënuar në El-Vasili dhe është thënë gabimisht se e ka thënë i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), megjithatë, lidhur me hadithin e cituar kjo i ruan ende vlerat e veta.21

Makthi është bimë bishtajore që ka nxehtësi në shkallë të dytë dhe thatësi në shkallë të parë. Pirja e lëngut të farave të makthit e lehtëson dhembjen e fytit, e pastron traktin respirator nga mukusi (këlbaza) e grumbulluar, e lehtëson kollitjen, ndihmon rastet e astmës, bronhitisit, tuberkulozit, frymëmarrjes së shpeshtë, shpirrës.
Për gjendje të tilla bronkiale, makthi është i dobishëm ndonjëherë kur hahet me gjalpë dhe me ekstraktin e ëmbëlsuar të rrënjës (latinisht. Glycyrrhiza glabra). Pirja e lëngut të makthit ndihmon gjithashtu në zbutjen e dhembjeve, të hemorroideve dhe shërben si laksativ i lehtë.

Categories

Archives