Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Sikur deti të ishte bojë..”


“Sikur deti të ishte bojë..”


deti boje

“Sikur deti të ishte bojë..”

Ajeti 109 i sures Kehf, vërtetë sikur të lexohet e të shikohet me syrin e zemrës, të dëgjohet me veshin e zemrës të ndjehet me shpirtin e imanit, sigurisht që do të duhej tani në moment të bësh një sexhde të falënderimit për madhështinë e Kuranit, me të cilin Allahu i Lartësuar na nderoi.
– O Allah, më bën lavd-falënderues ndaj Teje.
– O Allah, beje Kuranin të dashur ne zemrën time.
O ti shkrues dhe ti lexues, sinqerisht lexoje dhe përsërite disa herë këtë ajet. Lexoje në origjinal edhe nëse nuk kupton, vallahi zemra jote e kupton e ndien, kjo fjali është nga Allahu, po nga Ai, që zemrën tënde disoponon.
Urdhëroni së bashku të përsërisim:
???? ???? ????? ????????? ???????? ??????????? ?????? ???????? ????????? ?????? ???? ??????? ????????? ?????? ?????? ??????? ?????????? ???????
“Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.”

deti boje
Të nderuar/a!
Allahu i Lartësuar i drejtohet Muhamedit salAllahu aljehi ve selem duke i thënë:
Thuaj o Muhamed: po sikur i gjithë uji i detit të behet bojë (ngjyrë) e të përgatitet për lapsa, të cilat do të shkruajnë fjalët e Allahut, duke u nisur nga urtësitë, kuptimet, domethëniet, qëllimet, argumentet, faktet, etj…; nuk do të përfundojnë domethëniet e fjalëve të Allahut asnjëherë dhe kurrë. Do të përfundojë dhe do të shterej boja para fjalëve të Allahut. Kujtoni edhe një gjë tjetër, sikur të sillej edhe një det tjetër me bojë, po si ai, përsëri domethëniet fjalëve të Tij nuk kanë të sosur.
Allahu ekber. Allahu ekber. Vetëm ty të takon hamdi o Allah.
Rikujtoni edhe një herë fjalët në ajetin:
– Deti;
– Bojë;
– Fjalët e Allahut;
– Shterej;
– Edhe një det.
Të këtilla janë fjalët e Allahut. O Allah thellë në zemrën time përqendroje fjalën Tënde:
(?? ??? ??? ????) LA ILAHE IL-LALLAH.
Krejt në përmbyllje shiko edhe ndërtimin e fjalisë (LA ILAHE IL-LALLAH) një fjali e tërë, është konstruktuar vetëm me tre germa, e ato janë: Lami, Elifi dhe Haun; vetëm tre germat e kombinuara në mes veti nxjerrin sentencën Islame. Kjo fjalë e Allahut është prej Tij dhe për Atë. Assesi ndonjë krijesë nje gjë të tillë nuk mundë ta bëj.
O Allah, Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kush janë njerëzit më të dashur të Allahut ?

(Ulvi F.)

Categories

Archives