Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Sihri dhe shërimi me Kuran (pjesa e 2)

Sihri dhe shërimi me Kuran (pjesa e 2)

Sherim me kuran
Definicioni i sihrit

Ibn Kudame e definon sihrin:

“Këto janë nyje, amulete, hajmali, talismane; kjo është fjalë me të cilën flitet ose shkruhet apo bëhet diçka që ndikon, pa kontakt fizik, në trupin e të magjepsuarit, në zemrën dhe mendjen e tij. Vërtetë, realisht ndodhë, sihri mund të mbysë ose të sëmurë, shkakton dobësi dhe impotencë, ndanë burrin prej gruas, mbjell urrejtje dhe neveri të pakontrolluar apo dashuri mes dy personave etj. Ky është mendim i Shafiut.

Sa më shumë që largohen njerëzit nga Allahu dhe programi i Tij i jetesës, proporcialisht aq do të jenë të nënshtruar ndaj ndikimit të xhinëve-shejtanë.

Shumica e dijetarëve islamë konsiderojnë, në bazë të argumenteve tradicionale të Sherijatit, se sihri realisht vërtetë ndikon, prandaj është e ndaluar dhe është caktuar dënim në këtë botë dhe ahiret për ata që e bëjnë.

Edhepse ekziston ngjajshmëri mes sihrit, muxhizes (punë mbinatyrore që u janë dhënë vetem pejgamberëve për të argumentuar misionin e pejgamberllëkut) dhe kerameteve (punë mbinatyrore të cilat nuk janë në shkallë të muxhizes, që u jane dhënë njerëzve të mirë), ato mes tyre kanë dallime kruciale:

– sihri është një lloj diturie që përfitohet, mjeshtri e cila mësohet me mësim dhe praktikë,

– muxhizet dhe kerametet asnjëherë nuk mund të ndodhin te njeriu mëkatar, përkundër sihrit, i cili në veçanti lidhet vetëm me te,

– muxhizja është dhuratë nga Allahu dhënë pejgamberëve dhe ajo është vetëm e vërtetë. Ajo përmban në vehte tehaddi (provokim, thirrje) të cilën askush pos pejgamberët të cilëve u është dhënë, nuk mund ta kryejnë apo imitojnë, edhe sikur të bashkoheshin të gjithë të provojnë të vinë me të njëjtën ose ngjajshëm me këtë punë. Sikur që mund ta bëjë sihrin ndonjë sihirbas, njëashtu mund ta bëjë çdonjeri, sepse ajo është mjeshtri që mësohet,

– muxhizen nuk mund ta prishë askush, ta lë jashtë veprimit apo t’i kundërshtohet. Sihrin mund ta prishë sihirbasi tjetër i ngjajshëm me ate që e ka bërë, ose ai që është më i shkathtë dhe më i udhëzuar në fshehtësitë e magjisë. Prandaj ekziston luftë e pandërprerë mes tyre dhe ndihmësve të tyre të shejtanit Sihrin mund ta prishin dhe ta lënë jashtë veprimit edhe dijetarët islamë, të cilët me rukje, dhikër dhe lutje, siç ka bërë Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i shërojnë njerëzit nga kjo e keqe.

Argumentet e ndikimit të sihrit

Ekzistojnë shumë argumente nga Kur’ani dhe Suneti për ndikimin e sihrit. Në Kur’an thuhet:

“E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: ‘Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!’. E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magjinë) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm…” (Bekare: 102)

“Faraoni tha: ‘Sillmëni mua të gjithë magjistarët e aftë’. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: ‘Hidhni ç’keni për të hedhur’. E kur i hodhën ata, Musai u tha: ‘Kjo që e sollët ju tash, vërtetë është magjil”. Po Allahu do ta asgjësojë këtë, sepse Allahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.” (Junus: 79-81)

Buhariu dhe Muslimi regjistrojnë transmetimin prej Aishes (radi-allahu anha) ku thuhet se Lubej ibn el-E’asami, sihirbasi më i njohur çifut, i bëri sihër (magji të zezë) Pejgamberit (salallahu alejhi ve se-lem) duke dashë ta mbysë. Sihrin e bëri “në krehër dhe qime të vendosur në lëvoren e palmës” duke e vendosur nën një gurë në pusin Zervan. Allahu (subhanehu ve teala) këtë magji të zezë e cila mund të mbysë, siç kuptohet nga komenti i këtij hadithi, e bëri në formën më të lehtë të sihrit (dobësi, molisje e përkohshme) dhe dërgoi melekët për ta lajmëruar se ku gjendet sihri. Sihri u asgjësua dhe Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) u shërua.

Buhariu dhe Muslimi regjistrojnë transmetimin nga Ebu Hurejreja (radiallahu anhu) se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Largohuni nga shtatë të këqia të mëdha shkatërruese!” Mandej ka përmendur se sihri është një prej tyre.

Vetëm disa dijetarë të rrallë të proveniencës racionaliste kanë mohuar ekzistimin dhe ndikimin e sihrit.

Marrëveshja mes sihirbasit dhe shejtanit

Sihri është një lloj mjeshtrie dhe diturie e cila përfitohet me mësim dhe ushtrime, pas bërjes kufër si kusht për hyrje në sekretet e magjisë së zezë, e që me Sherijat ështe rreptësisht e ndaluar. Kjo është marrëveshje mes sihirbasit dhe xhinit që në një mënyrë të magjepset një person, ashtu siç është shkaktimi i impotencës me me ndihmën e sihrit, kokëdhimbje, migrenë, marrja e të folurit (belbëzimi), paraliza e pjesërishme apo e plotë etj. E gjithë kjo ka të bëjë me sihër ku sihirbazi shfrytëzon xhinin ose shejtanin si hadimus-sihri (shërbëtori i magjisë) dhe e drejtojnë me sihër në ndonjë person të caktuar me të cilin ai bashkohet, hyn në te dhe shkakton simptome të sëmundjeve të përmendura. Sihirbasi në këtë rast është projektues i gjendjes së të sëmurit, ndërsa xhini-veprues praktik i projektit. Për të bërë sihër perdorin lloj-lloj gjëra që i takojnë të sëmurit, siç është veshmbathja, flokët, thonjtë etj. Mandej sihri i bërë futet në tokë ose fshihet ndokund, pas bërjes së disa ritualeve magjike dhe këndimit që në vete përmban elemente të shirkut. Pas kësaj dhe këndimit të sihirbasit edhe xhini e bën pjesën e tij të punës me të cilën është pajtuar duke bërë disa rituale të caktuara.

Thirrja e xhinit dhe marrëveshja mes sihirbasit dhe xhinit bazohet në fjalë dhe vepra të kufrit dhe shirkut.

Për të bërë sihër duhet ta adhurosh dhe t’i nënshtrohesh shejtanit. Dëshira më e madhe e shejtanit është që të largohen njerëzit nga adhurimi i drejtë i Allahut (subhanehu ve teala), dhe t’i futë njerëzit në ujrat e shirkut dhe kufrit. Për këtë ai ka përgatitur mënyra të ndryshme, rrugë dhe programe të punës që çojnë drejt kufrit.

Ibn Tejmije thotë:

Shejtani mundohet ta mashtron çdo njeri, varësisht nga aftësitë dhe pozita e tij. Adhuruesve dhe lutësve të Diellit, Hënës dhe yjeve shejtani u paraqitet me mashtrime duke e konsideruar ata këtë si frymëzim hyjnor. Edhe pse shejtani e ndihmon njeriun për t’i arritur disa qëllime, këtë e bën vetëm për ta dëmtuar më shumë…”

Shejtani në esencë është i prishur dhe i keq, i cili e don të keqen dhe të këqiat me të cilat ëmbëlsohet. Ai i don ata që janë si ai dhe që i afrohen duke bërë mëkate dhe punë të shëmtuara, e në këto punë i ndihmon dhe mban lidhje në formë të shpirtit që të mendojnë se bëhet fjalë për melek (engjull).

Sekretet që i bartin shejtanët

Shejtanët e lajmëronin El-Esved el-A’nijun për disa sekrete, i cili thonte se është i dërguar (pejgamber). Bile edhe muslimanët frikoheshin që shejtanët mos ta lajmërojnë për atë që ata bisedonin për te. Mirëpo, gruaja e tij, duke vërejtur se është kafir, u ndihmoi dhe arritën ta kapin dhe ta mbysin. Po ashtu edhe Musejleme el-Kedhabi kishte ndihmësit e tij në formë të shejtanit të cilët e lajmëronin për disa sekrete. Në kohën e Abdul-Melik ibn Mervanit, El-Haris ed-Dimashki u paraqit si pejgamber. Shejtanët e ndihmuan ashtu që armët nuk e qëllonin. Mermeri fliste duke e madhëruar Zotin kur ai e fërkonte me dorë. Njerëzit shihnin kalorës qiellorë për të cilët ai thoshte se janë melekë. Kur e kapën muslimanët, një ushtar deshi ta shpon me shtizë, por ajo nuk e shpoi (mbyti). Abdul-Meliku i tha: “Nuk e përmende emrin e Allahut. Përmende! Kur e përmendi emrin e Alla-hut shtiza e shpoi dhe e mbyti.”

Për diturinë e disa sekreteve nga ana e shejtanëve mund të mësojmë nga transmetimi autentik i Muslimit nga Ibn Abasi.

I pari në Islam i cili thonte se i vijnë shpirtëra dhe e lajmërojnë për gjëra të ndryshme ishte El-Muhtar ibn Ubejd es-Sekafi. I është thënë Ibn Omerit dhe Ibn Abasit se El-Muhtari thotë se i shpallet dhe i vinë (qenie shpirtërore), e ata thanë: “Është e vërtetë!”, duke cekur ajetet e sures Shu’ara dhe En’am:

“A t’u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?

Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.” (Shu’ara: 221, 223)

“Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve,” (En’am: 121)

Ekzistojnë tri mendime për punët që duken mbinatyrore.

– Disa thonë se punët mbinatyrore mund t’i bëjnë vetëm pejgamberët e askush tjetër.

– Të tjerët thonë se te çdokush që ndodhin gjëra mbinatyrore është njeri i zgjedhur te Zoti, po edhe nëse ai është krishter apo idhujtar.

– Të tretet thonë (që është edhe e vërtetë) se ata që u ndihmojnë jomuslimanëve, asketëve të tyre, idhujtarëve, pasuesve të librave dhe të tjerëve, në realitet janë xhinët dhe shejtanët që janë nga lloji i tyre (jomuslimanë) e jo nga të zgjedhurit e Zotit.

Kënga, zbavitja dhe duartrokitja janë ibadete të shejtanit

Ibn Tejmije thotë se dëgjimi i muzikës dhe zbavitja e ndihmojnë shejtanin në veprimin e tij, që ështe praktikë e lashtë e idhujtarëve e që përmendet në Kur’an:

“Lutja e tyre pranë shtëpisë (Qabes) nuk ishe tjetër vetëmse britmë dhe duartrokitje, prandaj vuane dënimin për shkak se mohonit,”(Enfal: 35)

Një shkrim tjetër i dobishëm  7x Fatiha, 7x Ajetul Kursi, 7x Ihlas, Felek, Nas

Ibn Kethiri thotë se kjo kanosje me dënim per idhujtarët është realizuar në këtë botë në Luftën e Bedrit, duke u mbytur dhe robëruar, mendim me të cilin është pajtuar edhe Ibn Xherir et-Taberi.

Pra, zbavitja, duartrokitja dhe fishkëllima (dhe të tjerat) ka qenë praktikë e idhujtarëve. Kurse ibadeti i Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabëve të tij ështe në formë të namazit, leximit të Kur’anit, dhikrit etj. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) dhe sahabët asnjëherë nuk kanë organizuar festivale të këngës ose muzikës, por kur kanë qenë së bashku, kanë zgjedhurë ndokend me zë të bukur t’u lexon Kur’an. Omeri

i thonte Ebu Musa el-Esh’ariut: “Na e përkujo Zotin tonë!” Mandej Ebu Musa lexonte Kur’an derisa të tjerët e ndëgjonin. Edhe pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) kërkonte nga Ibn Mes’udi që t’i lexonte Kur’an…

Aspekti juridik për shfrytëzimin e xhinëve dhe vënies në shërbim të njerëzve

Ai që e shfrytëzon xhinin dhe e urdhëron t’i kryen ibadetet dhe obligimet që ka urdhëruar Allahu dhe Pejgamberi i Tij bën pjesë në robërit e zgjedhur të Allahut.

Ai që i shfrytëzon në punë të lejuara është në shkallën e atij që i shfrytëzon njerezit në mënyrë (punë) të lejuar.

Ai që i shfrytëzon në gjëra të palejuara eshtë mëkatar, e ai që i shfrytëzon në gjëra të kufrit dhe shirkut edhe vet është kafir, e kështu me rradhë.

Mirëpo, ai që i shfrytëzon në disa punë mbinatyrore, duke mos e njohur mirë Sherijatin e Allahut, duke menduar se ato janë keramete (sikur me e bartë prej një vendi në një vend tjetër, apo duke e dërguar në Haxh etj.) nuk din ta dallon mashtrimin e shejtanit nga kerameti.

Edhe Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) i është bërë sihër

Pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) i është bërë sihër në qime të flokëve dhe mjekrës të cilat robëresha e tij ua dha çifutëve. Meleku Xhibril e lajmëroi Pejgamberin (salallahu alejhi ve selem) për vendin e sihrit dhe e dërgoi Aliun, Amr ibn Jasirin dhe Ez-Zubejrin që ta nxjerrin dhe asgjësojnë (prishin). Xhibrili i bëri rukje me suret “El-Mu-a’vidhetejn”, por edhe Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i bëri rukje vetes dhe kështu u shërua.

Nga kjo kuptojmë se për asgjësimin e sihrit dhe shërimin e suksesshëm të tij duhet të ndërmiren disa hapa:

1. Huhuntimi dhe gjetja e vendit ku është fshehur sihri, nxjerrja dhe asgjësimi është mënyra më efikase dhe më e mirë e shërimit pas së cilës i sëmuri ndjehet sikur të jetë liruar nga prangat.

2. Imunizimi dhe mbrojtja arrihen me këndim të rukjes, kjo mbron nga ndikimi i sihrit ose shëron nga kjo, nëse është bërë vetëm sihër.

3. Ndikimi i sihrit ndjehet (vërehet) në trupin e presonit të magjepsur, sepse xhini sundon (vepron) me trupin e të sëmurit. Me largimin e xhinit nga trupi i të sëmurit prishet edhe ndikimi i sihrit.

Llojet e sihrit

Ekzistojnë shumë lloje të sihrit siç thonë ekspertët që miren me këtë tematikë:

1. sihri me të cilin bëhet përçarja mes dy personave, siç është përçarja mes burrit dhe gruas, përçarja mes dy shokëve, familjes, fëmijëve dhe prindërve etj.

2. sihri i cili mban gjendjen ekzistuese,

3. sihri që shkaton sëmundje,

4. sihri që shkakton vdekje,

5. sihri që shkakton çmenduri dhe përçarje etj. Bërja e sihrit (magjisë), mësimi i tij dhe mësimi i të tjerëve mund të ketë dy aspekte juridike:

a) Sihri i kufrit (mosbesimit)

Ky lloj sihri të nxjerr nga kornizat e Islamit dhe bëhet me ndihmën e xhinëve shejtanë të cilëve sihirbazi u nënshtrohet dhe bën marrëveshje me ta duke u bërë rituale të ndryshme të adhurimit që janë “mëkate vdekjeprurëse”.

Dënimi i sihirbazit që bën sihër

Dijetarët islamë me koncenzus e kanë ndaluar ketë lloj të sihrit dhe kanë caktuar që sihribazi që merret më këtë lloj të sihrit duhet të mbytet. Dënimin me vdekje e mbështesin një plejadë e tërë dijetarësh islam siç janë Omer ibn Hatabi, Othman ibn Afani, Hafsa, Omer ibn Abdulazizi, Ebu Hanife, Maliku etj. Shafiu konsideron se sihirbasi nuk dënohet me vdekje vetëm për bërjen e sihrit, por vetëm në rast se me atë sihër e mbyt ndonjë person. Atëherë sihirbasi mund të dënohet me vdekje.

Në Kur’an thuhet:

“Djajt ishin të pafe, sepse u mesonin njerëzve magjinë.” (Bekare: 102)

Buhariu regjistron transmetimin ku thuhet: “Largohuni nga mëkatet që ju çojnë në shkatërrim: politeizmi dhe sihri”.

Duke u bazuar në këto tekste tradicionale normative, dijetarët konsiderojne se sihirbasi është mosbesimtar prandaj patjetër duhet të dënohet me vdekje. Në historinë e drejtësisë islame përmendet zbatimi i dënimit me vdekje ndaj sihirbasit (magjistarit) nga Omer ibn el-Hatabi, Othman ibn Afani, Hafsa (radiallahu anha) gruaja e Pejgamberit (sala-llahu alejhi ve selem)etj.

Juristët e arsyetojnë këtë me këto argumente:

1. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) siç është regjistruar në “Mustedrek” ka thënë: “Hadd (sanksionimi i fiksuar) i sihirbasit është mshuarja (goditja) më shpatë,”

2. Në ajetin (Bekare: 102) që flet për sihrin lajmërohet se prej sihrit nuk ka dobi, por sjell vetërn dëm:

“…dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magiinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.”

Ne ajetin e sures “Ta-Ha” mohohet se sihirbasi do të ketë sukses:

“,.,e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.” (Ta-Ha: 69)

3. Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka spjeguar se Allahu (subhanehu ve teala) nuk e ka bërë të mundshme dhe efikase shërimin me haram, sepse në këtë do të kishte kontradikte. Kështu Ibn-Kajimi ka regjistruar një kapitull të tërë hadithesh që flet për ndalesën e shërimit me haram(” ku në një transmetim mes tjerash thuhet: “Mos u shëroni me haram!”.

Sihri që është mëkat i madh

Ky lloj sihri nuk trajtohet si kufër (mosbesim), edhe pse është mëkat i madh. Bëhet në formë të nyjeve, duave (lutjeve) të këqia dhe ngjajshem me këtë, por pa rituale të shejtanit, nënshtrueshmëri dhe lidhje të marrëveshjeve me xhinët. Te shumica e dijetarëve, prej të cilëve është Ebu Hanifja, Maliku dhe sipas mendimit të tij më të njohur Ahmedi, edhe ky sihirbas patjetër sansionohet me dënim me vdekje. Bërja e sihrit, mësimi (për vete) dhe mësimi i të tjerëve, po ashtu, konsiderohet kufër (mosbesim).

Shërimi nga pasojat e sihrit

Shërimi nga sihri mund të bëhet:

1. Me leximin e rukjes së drejtë, formulave të mbrojtjes, duasë, dhikrit etj., që janë të lejuara me konsensus të dijetarëve, së bashku me kushtet qe i cekëm më parë.

2. Me metodën e sihrit, me te cilin ndikimi i tij shërohet dhe asgjësohet me intervenimin e shejtanit pasi që i sëmuri ose sihirbasi i nënshtrohen me fjalë ose vepra të kufrit, qe t’u dalë ne ndihmë.

Shërimi me metodën e sihrit

Sa i përket kesaj metode, ajo praktikisht mund të manifestohet në shumë mënyra:

1. Që sihirbasi, pasi që të ndihmohet nga xhini (shejtani) ta njofton të sëmurin për vendin e sihrit, ose ndokend që kujdeset për te, e bile ndoshta edhe për personin që e ka bërë ate, që i mundëson të sëmurit të vjen deri te ai, ta asgjëson dhe të shërohet

2. Që sihirbasi me ndihmën e xhinit, shejtanit vjen deri te sihri në kohën derisa i sëmuri gjendet te ai. Në rastin e parë dhe të dytin, ndoshta ndonjëherë, ai edhe këndon disa ajete dhe lutje duke fryrë në të sëmurin që të krijon bindje te ai se kjo është mënyrë e lejuar e shërimit me Kur’an.

3. Që sihirbasi ta obligon me disa veprime (punë), kurbane apo rituale të cilat në vete përmbajnë elemente të kufrit siç është prerja e kurbanit në emër te ndonjë xhini, sunduesit të tyre apo ndonjë njeriu etj.

4. Që sihirbasi t’ia shkruan të sëmurit disa hajmali të shejtanit, pa kuptim, “lutje dhe mbrojtje” që çojnë në kufër, ose ia bën ndonjë shkrim të cilën ai e mban në trupin e tij, automjetin e tij, shtëpinë, krevatin në të cilin flenë etj., ndoshta ate e shkruan me gjak papastërti, urinë etj.

Shërimi me sihër përmban punë (veprime) të ndaluara

Mund të ndodhë që i sëmuri të shërohet me metodën e sihrit. Mirëpo, këto mënyra përmbajnë shumë shkelje të normave të Sherijatit dhe harame të mëdha siç janë:

a) shkuarja te sihirbasi dhe kërkimi ndihmë prej tij që është haram (e ndaluar) pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për shërim apo diç tjetër,

b) përmbajtja e haramit dhe pajtimi me atë që është e ndaluar,

c) sihirbasi duhet t’i nënshtrohet xhinit, shejtanit që ta shpaguaj për shërbimin e bërë; e njëjta gjë mund të përcillet në mënyrë direkte apo indirekte edhe te i sëmuri, sepse pajtohet me atë mënyrë të marrëdhënieve me shejtanin,

d) i sëmuri e pëlqen dhe favorizon këtë gjë (mënyrë) që ia servon sihirbazi dhe fallxhori,

e) pagimi dhe shpërblimi i sihirbasit me shumë të mëdha të hollash që është harxhim i pasurisë në harame etj.

Tags:

Categories

Archives