Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sihri dhe shërimi me Kuran (pjesa e 1)


Sihri dhe shërimi me Kuran (pjesa e 1)


Sherim me kuran

Bota e sihrit (magjisë) është bote e çudirave ku gërshetohen vërtetësia e fesë dhe bestytnitë, dija dhe aftësia me rnashtrimet (iluzionet), kurse nxitimet dhe stimulimet përputhen me qëllimet dhe synimet. Është botë e maskave të papërballueshme nga jashtë, me tërheqje magjike, kurse në esencën e saj është formë më e zezë dho më e fëlliqur e shërbimit fizik dhe shpirtëror të shejtanit të pandershëm, gjëra që i urren çdo natyrë e shëndoshë njerëzore.

Historia e sihrit është vetëm errësirë. Kjo është ana e errët e njeriut në historinë e shërbimit të shejtanit, mashtrimeve dhe iluzioneve, si mjet për mashtrimin e robërve të Allahut, fundi i së cilës është fundosja nëpër mëkatet e kufrit dhe shirkut, nga e cila nuk ka kthim në rrugën e shpëtimit.

Një qasje e shkurtër për sihrin nëpër historinë e civilizimeve më të njohura

Historia e sihrit ka rrënjëti në periudhën parahistorike. Popujt e lashtë dhe fiset, të cilëve u kishte ardhur Shpallja, mosnënshtrueshmërinë, refuzimin dhe rnospasimin e udhëzimit të Zotit e arsyetonin me shpifje ndaj pejgamberëve të Allahut duke u thënë se janë magjistarë, sihirbazë elj.

Allahu ne Kur’an thotë:

“Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: ‘Eshtë magjistar ose është i çmendur!’.” (Dharijat: 52)

Historikisht mund të vërtetohet përdorimi i sihrit në qytetet e lashta, shtetet dhe popujt, duke filluar prej Babilonit të lashtë e deri në Egjipt, Hind, Persi, Greqi, Tibet, Kinë etj., ku në raste të shumta mund të përcillet edhe gjatë kallëzimeve kur’anore për disa pejgamberë të Allahut. Në vazhdim do të japim një prerje të shkurtë të historiatit te sihrit.

Sihri në Babiloni përmes hermenautikës së Kur’anit

Kur’ani përmend sihrin e banorëve të Babilonit:

“E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundnnit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Mamtit.” (Bekan;: 102)

Ky është përkthim i ajetit nga perkthyesi Sherif Ahmeti. Mirëpo, në tefsirin e Ibn Kethirit ky ajet komentohet në këtë menyrë:

“Ka thënë Es-Sediji:

Shejtanë janë ngjitur nëpër qiej për të përgjuar. Kanë dëgjuar bisedat e melekëve për ate se ç’do të ndodhë në Tokë mes njerëzve ose për disa fshehtësira dhe ndodhira që do të ndodhin në ardhmëri. Këto lajme do t’i mirnin dhe lajmëronin magjistarët dhe sihirbazët. Këta, lajmet do t’ua përcjellnin njerëzve të cilat i përjetonin si të vërteta. Pasi që fallxhorët u besuan, filluan t’i shtojnë me rrena dhe gënjeshtra të ndryshmc. Çdo fjalë te vërtetë i shtonin nga shtadhjetë (fjalë) jo të vërteta. Njerëziz këto i regjistronin nëpër libra dhe kështu tek ata u mbjell besimi se xhinët kanë njohuri për gjërat e fshehta. Në këtë periudhë Allahu [subhanehu ve teala] dërgon Sulejmanin [alejhi selam], i cili mblodhi gjithë ate që kishin shkruar njerëzit për këtë, i vuri në një sehare dhe i futi në dhe nën fronin e tij. Shejtanët nuk mund të afroheshin tek froni, sepse do të digjeshin, Thonte: ‘Nuk dua të dëgjoj ndokend të thotë se shejtanët i dinë fshehtësitë, sepse do t’ia hjek kokën.’

Pasi vdiq Sulejmani [alejhi selam] dhc dijetarët që i dinin fshehtësitë e Sulejmanit lalejhi selam] dhe kaloi gjenerata pas tyre, u paraqit shejtani në formë të njeriut. U erdhi disa bijve të Israilit dhe u tha: ‘

A doni tu udhëzoj në një pasuri e cila asnjëherë nuk do të shteret.’

‘Duam!’-u përgjigjën ata.

‘Groponi në fronin!’-tha ai.

‘Shkoi me ta dhe ua tregoi vendin, e mandej u largua anësh. I thanë: ‘Afrohu!’

‘Jo! Unë do të pres këtu, afër duarve tuaja, e nëse nuk gjeni, më mbytni!’

‘Duke gropuar gjetën libra. Kur i nxorën, shejtani u drejtua;

‘Sulejmani me këtë magji (sihër) ka sunduar me njerëzit, shejtanet dhe shpezët.’ Pas kësaj fluturoi dhe shkoi.

Kështu përhapi në mssin e njerëzve se Sulejmani [alejhi selam] ka qenë sihirbas (magjistar). Bijtë e Israilit i morën librat e gjetura dhe kundërshtuan Muhamedin [salallahu alejhi ve selem], kur erdhi si Pejgamber. Ky ajet u pergjigjet duke sjellur të vërtetën për Sulejmanin [alejhi selam] i cili ‘nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë’.”

Ibn Kethiri mëpastaj thotë:

“Çifutët thonin se melekët, Xhibrili dhe Mikaili, i kanë sjellur sihrin Sulejmanit [alejhi selam] e Allahu [subhanehu ve teala] ua shpalli gënjeshtrat duke lajmëruar Pejgamberin e Tij, Muhamedin [salallahu alejhi ve selem], se ata nuk ishin dhe se Sulejmani [alejhi selam] është i pafajshëm ndaj akuzave të tyre, rnandej konstatoi se kjo është punë e shejtanit të cilët ata i ushtruan në Babilon duke ua mësuar njerëzve sihrin. Mësues ishin dy njerëz me emrin Harut dhe Marut. Sipas këtij komenti, pjesëza ‘ma’ në fjalët ‘ve ma unzile a’lel-melekejni’ është përdorur si negacion, e jo si përemër lidhor… Ibn Xheriri komenton se pjesëza ‘ma’ ëahtë për negacion… Ai shënon komentin e Ibn Abasit se fj’alët ‘ve ma unzilc a’lel-melekejn’ do të thotë ‘nuk u është shpallur (sihri) dy melekëve’.”

Pra, kuptimi i ajetit sipas Ibn Kethirit është si vijon:

“E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë nëpërmjet Harutit dhe Marutit në Babilon. E sihri nuk u ishte zbritur dy melekëve…” (Bekare: 102)

Sihri i babilonasve është përjellur edhe nëpër civilizimin e persianëve të cilët e pushtuan Babilonin.

Sihri në Egjiptin e lashtë

Historia e Egjiptit të lashtë na tregon se edhe ky civilizim me i vjetër botëror është ngushtë i lidhur me përdorimin e sihrit dhe magjisë se zezë. Hieroglifet më të vjetër të shkruar të gjetura nëpër piramida, varreza dhe disa mbeturina të tjera të Egjiptit të lashtë, sipas mendimit të disa arkeologëve, janë lloje të talismanëve, tekste të sihrit, vizatime dhe magji.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa nga dobitë e rukjes

Në muzeun britanik nën numrin rendor 22.542 gjindet sarkofagu me punim preciz në të cilën ka qenë mumja e dikujt nga anëtarët e familjes së pushtuesve egjiptas.

Prospekti i sarkofagut përmban imformata se çdokush që ka pasur kontakt me te ka patur fatkeqësi, duke filluar prej pronarit të parë i cili e ka blerë në Egjipt, duke dashur ta mbajë në shtëpinë e tij në Londër, mandej familjet e tij, pasardhësit dhe shokët e tyre, deri ne momentin e vendosjes se sarkofagut në muzej për t’u liruar nga fatkeqësitë që i shkaktonte.

Bile edhe një hamall i muzeut ra i vdekur para se të vendoset në muzej.

Fatkeqësia nuk e kurseu as fotografin që e fotografoi. Kur e zhvilluan filmin gjetën me te një figurë të skalitur të një magjistare me fytyrë të hidhëruar dhe mllefosur, Te gjithë ata që e kishin parë më pare sarkofagun thonë se këtë figurë nuk e kishin parë në të.

Kur’ani në shumë vende përmend sihirbasët e Egjiptit dhe përleshjen e Musait [alejhi selam] me ta. Allahu [subhanehu ve teala] i dhuroi Musait [alejhi selam] muxhize në formë të shkopit që bëhej gjarpër:

“Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.” (A’raf: 107)

Faraoni dhe përcjellësit e tij këtë e konsideruan sihër:

“Rrethi i parisë nga populli ifaraonit tha: “Ky nuk është tjetër pos mgjistaripërsosur’.” (A’raf: 109)

Prandaj i tubuan magjistarët e shkathtë nga tërë Egjipti për t’iu kundërvuar Musait, dhe caktuan ditën për t’u ballafaquar publikisht para popullit. Kur u tubuan magjistarët e Egjiptit thanë:

(magjistarët) thanë: “O Musa, (zgjidh) ose do të hedhësh ti ose ne po hedhim?’. Ai (Musai) tha: ‘Hidhni ju! E kur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsen syte e njerëzve, I frikësuan ata dhe sollën një magji të madhe. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): ‘Hidhe shkopin tënd!’, Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.” (A’raf: 115-117)

Magjistarët kuptuan fuqinë e mesazhit të shkopit të Musait dhe muxhizen (mrekullinë) e tij duke parë se kjo nuk është magji e rrejshme, por realitet e vërtetë e cila e asgjëson magjinë e tyre, shkuan në sexhde dhe pranuan të vërtetën e fesë, edhepse Faraoni do t’i likuidonte me mundimet dhe torturat më të rënda:

“Atëherë (kur shkopi i Musait i gëlltiti) magjistarët u hodhën në sexhde e thanë: ‘Ne i besuam Zotit të Harunit dhe të Musait!’.

Ai (faraoni) tha: ‘A i besuat atij para se t’u japë leje?’ Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?’ Ata thanë: ‘Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. Allahu është më i Miri (në të shpërblyerit) dhe më i Përjetshmi (në të dënuar)!’.” (Ta-Ha: 70-73)

Sihri në civilizimet tjera të lashta

Në civilizimin e vjetër hindus, feja dhe sihri ishin pjesë të pandashme, jo vetëm si formë mbrojtjeje nga fuqitë e këqia por edhe si mjet për nënshtrimin e hyjnive të tyre. Budizmi si formë e brahmaizmit të reformuar vetëmse i ka vërtetuar qëndrimet e mëparshme për sihrin i cili luan rol të rëndësishëm në Tibet dhe Kinë. Njëra prej katër librave të Vedas të shkruara sanskritisht përmban tekste të magjisë dhe i është kushtuar sihrit.

Në civilizimin helenas të Greqisë së vjetër, po ashtu është i njohur sihri praktikimi i të cilit posaçërisht ka përparuar pas luftërave të tyre me Persianët. Në botë është i njohur Delfi, vend i magjisë ku bënte magji Pitija.

Shpalljet qiellore kanë ndaluar sihrin. Është e njohur se në Tevrat (Tora), që i është shpallur çifutëve, ekziston ndalesa e sihrit. Tevrati u urdhëron bijve të Israilit që t’i dënojnë me vdekje sihirbasët. Mirëpo, ata me kohë e shtrembëruan Tevratin dhe fenë e tyre kështu që me kohë Talmudi i tyre lejon sihrin dhe është përplot me tekste të magjisë dhe sihrit. Kur’ani për ta thotë:

“E kur u erdhi atyre ndonje i dërguar prej Allahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre te cilëve iu kishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e Allahut, kinse nuk dinin (asgjë). (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe…” (Bekare: 101, 102)

Çifutët e përcollën sihrin edhe në Evropë nëpërmjet Spanjës islame. E shperndanë nëpër shtetet e Evropës: Gjermani, Itali dhe Francë. Ata janë të parët që e hapën shkollën e magjisë së zezë dhe qëndrojnë pas shumë shoqatave që miren me këtë dhe pas lëvizjeve masonike. Disa prej këtyre shoqatave vetëm për shtatë vite të ekzistimit të tyre, kanë shkaktuar vdekjen e disa mijëra fëmijëve që kanë humbur pa kurrfarë tragje si sakrificë e shejtanit (satanës).

Tags:

Categories

Archives