Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Sigurimi më i mirë në Botë


Sigurimi më i mirë në Botë


mjeksiaislameNjë numër i madh njerëzish mundohen të sigurojnë jetën e tyre, pasurinë dhe gjëra tjera të çmuara, në sigurime shoqërore ashtuqë të shpëtojnë nga bezdisjet, rreziqet klimatike, vjedhjet etj, kështu duke paguar shuma të mëdha të hollash.
Mirëpo, besimtari mund të sigurojë jetën e tij në këtë dhe në botën tjetër me gjithçka me disa fjalë, të cilat janë të lehta në gjuhë, e të rënda në peshore, në mizan, në Ditën e Gjykimit, e nëse i praktikon këto thënje mëngjesë e mbrëmje, do të jetë i ruajtur nga gjërat e këqija në këtë botë.

SIGURIMI PËR TË DY BOTËRAT- PËR DUNJA DHE PËR AHIRET

1.Sigurimi i parë

I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka thënë:

“Ai i cili falë sabahun, është nën mbrojtjen e Allahut”

Transmeton Muslimi në sahihun e tij, 1, fq.715.

2.Sigurimi i dytë

I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka thënë:

„Kush lexon Ajetul Kursinë (Allahu la ilahe il lahu el hajul kajum…) pas çdo namazi, nga hyrja në xhenet nuk do ta pengojë asgjë deri në vdekje”.
Hadithin e ka vlerësuar sahih shejh El-Albani në ”Silsiletul-ehadith es-sahiha” I. fq. 661.

3.Sigurimi i tretë

Lexo duanë ”Allahumme ente rabbi la ilahe ila ente halekteni we ene `abduke we ene `ala `ahdike we ve`adike mestet`atu eudhu bike min sherri ma san`atu ebu`u leke bi ni`ametike `alejje we ebu`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfiru dhunube ila ente” –
”O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt,do të qëndrojë besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mija, ngase mëkatet askush tjetër nuk i falë përveç Teje” El- Buhari.

“Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë do të jetë prej banorëve të xhennetit, poashtu edhe në mëngjes.”

SIGURIMI GJITHPËRFSHIRËS
I Dërguari i Allahut alejhis selam ka thënë:

“Kush e thotë këtë tri herë në mëngjesë dhe në mbrëmje nuk i bëhet dëm asgjë:

Bismil-lahil-ledhi la jedur-ru me a ismihi shej un fil erdi ve la fis-semai ve huves semiul alim”
Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send”

Transm: Ebu Davud, Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.

SIGURIMI I PASURISË
Jepe Zekatin të cilin Allahu e ka caktuar si obligim dhe jepë sadaka, kështu do ta rruash dhe shtosh pasurinë tënde!
I Dërguari i Allahut, alejhis selam, ka thënë:

”Nuk ka asnjë ditë që gdhijnë robtë e Allahut, e që dy melekë lëshohen dhe njëri nga ata thotë:Allahu im, dhuroj edhe më tepër atij që ndanë (pasuri), e tjetri thotë:Allahu im, shkatërroja pasurinë atij që është koprrac“. (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu, i Dërguari i Allahut, alejhis-selam, ka thënë: “Sadakaja askujt nuk do tia paksojë pasurinë”

Hadithin e transmetojnë Ahmedi, Bezzari dhe Ibn Ebi Dunja.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kundërshto të bëhesh i njohur

SIGURIMI I FËMIJËVE
Bë mirë gjatë tërë jetës tënde, dhe ke frikë Allahun në punën në të cilën je duke bërë, sepse
Thotë Allahu, s.v.t.,në suren El-Kehf, 82.:
”Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë…”
Ndërsa Ibn Munkediri ka thënë: ”Allahu nga mirësija e njeriut do ta ruajë fëmijën dhe nipin e tij”.

SIGURIMI SHËNDETSORË
Thotë Allahu subhanehu ve teala:

“…pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen” (Er-Rad, 28.)
Andaj kujtoje shumë Allahun dhe do të kesh zemër të qetësuar dhe trup të shëndoshë.
Thotë i Dërguari i Allahut, alejhis-selam:
“Shëroni të sëmurit tuaj me sadaka.”
Hadithi hasen Albani.
Prandaj sadakaja është mburoja më e mirë kundër sëmundjeve.

SIGURIMI I DUASË
Nëse dëshiron që të pranohet duaja yte, lute Allahun për vëllan tënd musliman, që Allahu ti japë atij atë që dëshiron.

Thotë i Dërguari i Allahut, alejhis-selam: “Duaja e muslimanit për vëllanë e tij pranohet, Allahu dërgon pranë tij (lutësit) të qëndrojë një melek, dhe kur të bën dua për vëllanë e tij, meleku thotë :Amin, edhe ty Allahu të dhashtë të njëjtën”

Transm.Muslimi nga Ebu Derda

SIGURIMI I GJUMIT

Thotë i Dërguari i Allahut, alejhis-selam:
Kush e lexon këtë (ajetul Kursinë) kur të bie në shtrat, ai është i mbrojtur prej Allahut dhe nuk i afrohet atij shejtani deri sa të agoj mëngjesi”

Transm. imam El-Buhari.

SIGURIMI KUNDËR SHEJTANIT
Kur të dalësh nga shtëpia thuaj: “Bismilah, tewekeltu ala Allah we la hawle we la kuwete ila bilah (Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta dhe ska lëvizje e as forcë përveç me dëshirën e Allahut)”, do ti thuhet: ”Je në rrugë të drejtë, të mjafton dhe të është falur, ndërsa shejtani do të qëndrojë larg teje”

Trans. Tirmidhi, sahih Albani

Andaj vëlla i dashur, dhe motër e nderuar, të sigurojmë jetët dhe pasuritë tona me mesazhet e atij i cili nuk flet nga vetvetja, dhe të pregaditemi për ditën ku nuk do të na bëjë dobi as malli as evladi, siç thotë i LartMadhëruari:
”…Ditën kur as evladi as malli nuk do ti bëjë dobi, me përjashtim të atij i cili vje te Allahu me zemër të pastër” (Sure Shu’ara, 88.)

Ismir Karaga

Përktheu dhe përshtati nga boshnjakishtja

Fitim Ismaili

image_pdf

Categories

Archives