Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet i policisë dhe xhandarmerisë

Siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet i policisë dhe xhandarmerisë

Hapsira në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, në vijën administrative me Kosovën gjithmonë paraqet rrezik sigurie si për policinë multietnike ashtu edhe për xhandamerinë, thonë nga xhandarmeria.

xhandermeria
Punkti i xhandarmerisë është i vendosur në fshatin Ristoc, ku edhe konotrollohet zona e gjërë e sigurisë.
Me hapjen e vendkalimit të integruar në Konçul është shtuar edhe puna e policisë në këtë rajon.

“Këtu në vit mesatarisht kalon rreth 500.000 udhëtarë dhe me mijëra vetura. Probleme nuk kemi dhe ne kemi bashkëpunim të rregullt me përfaqësuesit e EULEX dhe qeverisë në Prishtinë” ka thënë komandanti i stacionit policor në Bujanoc Dragan Veliçkoviq.

Ky vendkalim kufitar është i pajisur me aparaturë dhe mjetet për kontrollim të udhëtarëve dhe mallrave.

Gjatë muajit korrik dhe gusht këtu ka shumë turma pasi shqiptarët si rrugë më të shkurtë e shohin deri në Gjilan dhe Prishtinë. Kryesisht në vendkalimin kufitar të Konçulit kalojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Evropë dhe gjatë muajit korrik dhe gusht ata kthehen në vendlindje për pushime.

Drejtorin e policisë Milorav Veljoviq në fshatin Miratoc e prej komandanti i stacionit policor në Preshevë, Avdi Bajrami. Ai në këtë funksion është më shumë se 10 vite dhe bën pjes në policët me përvojë dhe i cili i njef rrethana mirë në këtë rajon.

“Të dhënat që i kemi për veprat penale në gjysmën e parë të këtij viti tregon se kemi një situatë të sigurisë stabile. Rreziqet ekzistojnë, mkirëpo bashkëpunimi i policisë multietnike me popullatën si dhe me xhandarmerinë, kemi koordinim e cila siguron një situatë stabile stabile” ka thënë komandanti i policisë në Preshevë, Avdi Bajrami.

Kryeshefi i policisë për rrethin e Pçinjës Slagjan Velinoviq referon për koordinim të mirë të pjestarëve të policisë në të tërë rajonin e jugut të Serbisë, ku gjenden gjithsejt 7 stacione të policisë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  USLP në Tiranë shpreh gatishmërinë për ndihmë teknike rreth regjistrimit të gjithë studentët e Luginës

“Siguria e të gjithë qytetarëve në këtë rajon është prioritet i të gjithë pjestarëve të policisë. Mendoj se në këtë kushte ne maksimalisht po kryejmë obligimet tona profesionale në detyrat jo edhe aq të lehta. Në mënyrë profesionale po arrijmë që ti tregojmë qytetarëve se policia nuk është aspak “trup i huaj”, dhe se të gjitha aksionet që bëhen, bëhen në interes të sigurisë së shqiptarëve dhe serbëve” ka thënë Velinoviq.

Velinoviq dhe Bajrami në fshatin Miratoc me drejtorin Veljoviq hyjnë në kontenierin e policisë ku rregullisht qëndrojnë kujdestar përfaqësues të policisë multietnike, shqiptar dhe serb. Në temperaturë mbi 30 gradë celsius, ku edhe uji nuk freskon, Milorad Veljoviq ka dhënë urdhër kryeshefit të drejtoratit të policisë Mladen Kuribak që për këtë punkt policor të sigurohet aparati i klimës. Përballë punktit të policisë në Miratoc gjendet një çajtore ku pihet çaji dhe kafja, deri sa xhandarmët e maskuar patrullojnë hapsirën për shkak të vizitvs së delegacionit të lartë të MUP-it.

“Nuk është e këndshme kur shef njerëz me uniforma të maskuara të cilëve i shihen vetëm sytë, mirëpo ne  jemi mësuar me këtë. Jemi të vetëdijshëm për rrezikun që ekziston këtu, mirëpo ne shpresojmë për një normalizim të situatës, dhe me këtë të zvoglohet edhe numri i xhandarmerisë” ka thënë Idriz Selimi, i cili po shpërndante ujë të ftohtë për freskim. /presheva/

Categories

Archives