Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Sidri bimë e mrekullueshme

Sidri bimë e mrekullueshme

SIDRI DHE GJETHET, DOBITË SHËNDETËSORE !

Emri shkencor: Ziziphus spina-christi L. Desf. 1798. Familja: Rhamnaceae.
Anglisht: Christ’s Thorn, Nabk tree.
Frëngjisht: Nabca, Épine du Christ.
Gjermanisht: Christdornbrustbeere, Christdorn. Italisht: Spina di Cristo, Giuggiolo di Palestina.
Turqisht: Nabk ag., Sincan dikeni, Kunar.

Pjeset qe perdoren: Frutat e pjekura (shtator-tetor), lekura, gjethet.

Përshkrimi botanik: Sidri është pemë normale gjatësija e të cilit arrin 5 metra dhe me shumë. Gjethet e tij janë të mëdha dhe në formë veshi, lulet e tij janë në mes ngjyrës së bardhe dhe të verdhë. Frutet e tij janë jeshile dhe zverdhen kur janë në proçesin e pjekjes ndërsa kur piqen ato bëhen të kuqe, është pak i ngjashëm me mushmollën. Sidri shkencërisht njihet si (lotosi ose Ziziphus Spina-csisti) dhe është nga grupi i familjes (rhamnccae). Pjesët e sidrit të cilat përdoren janë degët e pemës të cilat bluhen, gjethet e tij dhe frutat e tij. Përhapja gjografike: Sidri (Ziziphus Spina-csisti) është pemë e cila rritet dhe mbillet në zonat e gadishullit arabik në shumicën e rasteve ajo gjëndet në Arabinë Saudite, Oman, Jemen, Egjipt, në brigjet e detit mesdhe etj. Sidri i përket familjes (rhamnccae) frutat e tij janë të shijshme dhe me aromë të mirë.

Rreth historisë së Sidrit

Pema e sidrit është e lashtë dhe e vjetër thuhet që është përdorur që para 2000 vjetëve apo më shumë. Për sidrin thuhet se e ka përdorur fisi çifut Al-Aklil të cilët vendosnin gjethen e tij në kokën e çdo njërit i cili i ngjante apo i përngjasonte sado pak Isait (paqja qoftë mbi të). Dhe nga ky moment filloj të quhet kjo pemë sidër. Sidri përmëndet gjithashtu dhe në Egjptin e lashtë. Doktor Kemal thotë në librin e tij me titull (mjekësija e lashtë egjitjane), që sidri u përdorte në egjiptin e lashtë si ilaç efektiv kundër gjëndjes së keqe shpirtërore, stresit dhe gjëndjes së keqe mendore, po ashtu e përdornin dhe si ilaç kundër dhimbjes se kokës. Sidri në atë kohë quhej dhe me emra të tjerë si: arxh, zaxhzaxh, zafzuf, irdexh ndërsa mjekësija e sotme e njeh sidrin si (lotosi ose Ziziphus Spina-csisti) dhe është nga grupi i familjes (rhamnccae).

Transmetohet në një hadith të cilin e kanë transmetuar gjashtë muhadithët (dijetarët e hadithit) dhe Ahmedi (Allahu i mëshiroftë) se i Dërguari i Allahut Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: ” Lahuni me ujë, e sidër. Nuk asgjë më të mirë për larjen e kokës se lëngu i zier i sidrit. Thotë Imam Dhehebiu: Larja (bërja dush) me sidër i bën dobi kokës dhe largon temperaturën.

Imam Laiki thotë: Transmeton Muhamed Bin Othman nga Said Bin Muhamed el-hanat nga Isak Bin Ebij Israil i cili thotë: Kam dëgjuar Sufjanin të thotë, për Sulejman Bin Umeja (dijetari i thekifëve) nga familja e Arua Bin Mesudit i cili thotë: Se nëna ime dhe gjyshja ime kishin hyrë tek shtëpija e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) dhe po dëgjonin një grua e cila e pyeste Aishen (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), a ka për mua ndonjë ilaç i cili më largon nga deresioni dhe lodhja mendore? Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) u përgjigj: Jo. Gratë që ishin prezent thanë: ”O nëna e besimtarëve ajo ankohet për burrin e saj i cili nuk i afrohet asaj në shtrat”. Atëhere thotë Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) :” Kthejeni përsëri atë grua tëk unë dhe kur vjen i thotë: ”Laje me ujë, e sidër burrin tënd. E njëtja histori përmëndet dhe nga Imam Bagauj.

*Perdorimi i Bimeve mjeksore per sherimin e dhimbjeve te kokes mbasi ti kemi kenduar Kuran dhe fryre mbi to.

*Kundra dhimbjeve të kokës
Zihen 5 gjethe sidri në një enë të vogël dhe me ujin e zier lahet koka duke bërë masazh në të. Kjo përdoret sa herë që personi ka dhimbje koke.

Hedhja e një sasije uji të zakonshëm, në një kovë apo enë që mjafton për larjen e kokës dhe 50 gr nga sidëri i bluar hidhen mbi ujë, pasi përzihen mirë me njera-tjetrën lahet koka duke bërë dhe pak masazh në të. Kjo përdoret sa herë që pesoni ka dhimbje koke.
Kujdes: është mirë që gjatë larjes së kokës të kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.

*Ulë temperaturën e trupit

Hedhja e një sasije uji të zakonshëm, në një kovë apo enë që mjafton për larjen e trupit dhe hedhja e 100 gr sidër i bluar në të, pasi përzihen mirë me njera-tjetrën bëhët dush (banjo) me këtë përzierje. Kjo përdoret sa herë që temperatura është e lartë.
Kujdes: është mirë që gjatë larjes (dushit) të kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.

*Për të forcuar rrënjën e flokut

Larja e flokut me ujë të zakonshëm, e sidër të bluar forcon flokun dhe e mbron atë nga mos rënja. Kujdes: është mirë që gjatë larjes të kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.

*Largon erën e rëndë e cila ndodhet në trup dhe lëkurë

Hedhja e një sasije uji të zakonshëm, në një kovë apo enë që mjafton për larjen e trupit dhe hedhja e 100 gr sidër të bluar në të, pasi përzihen mirë me njera-tjetrën bëhët dush (banjo) me këtë përzierje. Kujdes: është mirë që gjatë larjes (dushit) të kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.

*Për eliminimin e zbokthit

Larja e flokut me ujë të zakonshëm, e sidër të bluar mbron flokun nga zbokthi.
Kujdes: është mirë që gjatë larjes të kihet kujdes mos të futet ndonjë gjë nga kjo përzierje në sy sepse është djegëse.

*Dhimbje në kocka, nyje e kyçe

Hedhja e një litri uji të nxehtë duke u shoqëruar me 50 gr sidër të bluar, pasi përzihet mirë uji me sidrin, bëhët masazh në vëndet në të cilat ndihet dhimbje. Kjo përzierje përdoret tre herë në ditë, në mëngjes, drekë dhe darkë deri sa gjendje të normalizohet.

Ndër dobitë e tjera të sidrit janë: qetëson dhimbjet e kokës, ul temperaturën, forcon rrënjën e flokut, qetëson dhimbjet e plagëve dhe plagosjeve, argon erën e rëndë e cila ndodhet në trup dhe lëkurë, pastron trupin nga pislliqet, eliminon zbokthin nga flokët, përdoret për personat të cilët kanë dhimbje në kocka dhe krisje në to etj.

E lusim Allahun e Lartësuar Zotin e Arshit të Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që t’ju vijë në ndihmë muslimanëve dhe ti shërojë ato nga çdo sëmundje dhe bela, e lusim Allahun që të na bëj neve prej atyre që e ndjekin Kuranin dhe synetin e Pejgamberit (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe i praktikojmë ato në jetën tonë të përditëshme. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin {alejhi selam}, mbi familjen e tij të nderuar, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Përshtati: Mjekësia Islame

Categories

Archives