Thursday, 21/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si u bë shkak istigfari për punësim?!

Si u bë shkak istigfari për punësim?!

istigfari

Kisha mbaruar universitetin, dhe i gjithë preokupimi im ishte se si të gjejë një punë dhe të përfitojë nga ajo.
Hyra në internet dhe kërkova se si mund të gjeja punë dhe kërkova për shkaqet e shtimit të rrizkut. Gjeta një temë që fliste për istigfarin-kërkimfaljen dhe ndikimin e tij të madh në shtimin e rrizkut. Vazhdova të bëj istigfarë, për çdo ditë bëja më shumë se 1000 herë.
Nuk kaluan më shumë se tre muaj dhe me telefonoi daja im, më tha që kishte një shok që kërkonte një punëtor të besueshëm që ta angazhojë në një prej lokaleve afariste.
Për një moment rashë në tokë dhe i bëra sexhde Allahut të Lartësuar dhe e falënderova. Kështu fillova të punoj dhe fitimi ishte i kënaqshëm , bile fitova më shumë se sa e paramendoja dhe shpresoja.

Përshtati: Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  A don ta dish kur nuk je burrë i mirë?
Tags:

Categories

Archives