Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si u krijua Havaja gruaja e parë?

Si u krijua Havaja gruaja e parë?

Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Jetoi Ademi [alejhis- selam] në xhennet i vetëm. Kjo bëri që ai të mërzitej. Kështu u krijua Havaja nga një brinjë e tij, teksa ishte duke fjetur. Kur u zgjua dhe e pa përkrah tij, e pyeti: ”Kushje ti?”- Ajo ia ktheu: “Jam një grua.” – Ademi [alejhis-selam] e pyeti: “Si të quajnë?” -Havaja u përgjigj: – “Hava.” Ademi e pyeti përsëri: “Përse je krijuar? ” – “Për të qenë prehje për ty. ”

 

Le të jetojmë disa çaste nën hijen e komentit dhe analizës së këtij hadithi.
-Përse u quajt grua (në arabisht “imre’etun”)?
U quajt grua (“imre’etun”) për shkak se ajo u krijua nga burri (“imru’un”). Kështu e mori emrin nga lloji prej të cilit u krijua. (Në arabisht gjinia femërore formohet duke i shtuar mashkullores një në fund sh.p.)
-Përse u quajt Hava? U quajt kështu për shkak së është krijuar nga diçka e gjallë, nga Ademi [alejhis-selam].
-Përse u krijua teksa Ademi [alejhis-selam] ishte duke fjetur?
Me qëllim që Ademi [alejhis-selam] të mos ndiente dhimbje, pasi u krijua nga brinja e tij. Kjo bëhej me qëllim që të mos e merrte inat për shkak të dhembjes që ndieu. Është në natyrën e burrit, që kur ndien dhimbje, inatoset dhe e urren shkakun e dhimbjes. E kundërta është me gruan, sa më shumë dhembje të ndiejë, aq më shumë i shtohet dashuria. Kështu qëllim i krijimit të gruas, ishte që burri të gjejë prehje tek ajo dhe jo që t’i nxijë jetën. Thotë Zoti në Kur’an:
“Dhe nga faktet e Tij është se për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), me qëllim që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”(Err-Rrum: 21)

Siç thamë më sipër, Havaja u krijua nga brinja e Ademit [alejhis- selam]. Përse u krijua nga një pjesë e Ademit [alejhis-selam] dhe jo nga diçka tjetër e veçuar prej tij? Thotë Zoti në Kur’an: “O ju njerëz Kijeni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra.” (En-Nisa: 1)

Përse Zoti e konsideron si mirësi diçka të tillë? Kjo me qëllim që Ademi [alejhis-selam] ta dojë Havanë, pasi është një pjesë prej trupit të tij. Për këtë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Gratë janë motrat e burrave.” (Axhluni Keshful Hafa, 2/453)

Gjithashtu, porosia e fundit e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte: “U këshilloj të silleni mirë me gratë tuaja.” (Ibn Maxhe, 1851)
Burrat duhet të sillen mirë me gratë e tyre, pasi diçka e tillë është porosia e fundit e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “U këshilloj të silleni mirë me gratë, pasi gruaja është krijuar nga brinja dhe pjesa më e shtrembër e brinjës është fundi i saj. Nëse ti do të përpiqesh ta drejtosh, do e thyesh dhe nëse do e lësh ashtu siç është, do të mbetet e shtrembër. Prandaj silluni mirë me gratë.” (Buhariu, 3331)

Gruaja është krijuar nga një brinjë e krahut të majtë të kraharorit, brinjë që mbron zemrën nga goditjet e jashtme. Që ta mbrojë sa më mirë zemrën, kjo brinjë, duhet të jetë e shtrembër. Me këtë shohim se qënia e kësaj brinje e shtrembër nuk është diçka e keqe, pasi vetëm në atë formë mund ta mbrojë zemrën. Kurse shtrembërsia e gruas qëndron në atë se gruaja ka ndjenja më shumë se burri, ndjenja që në shumë raste sundojnë arsyen dhe logjikën. E ka krijuar Zoti në këtë formë, me qëllim që t’i përshtatet misionit të saj në edukimin e fëmijëve. Me hadithin e mësipërm, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na udhëzon që këto ndjenja nuk duhet t’i ndrydhim dhe t’i imponojmë me forcë mendimet tona. Hadithi nuk është për të treguar që gruaja është e shtrembër në natyrë, por është për t’u treguar burrave se si duhet të sillen dhe si t’i trajtojnë këto ndjenja, të cilat janë të përshtatshme me misionin e gruas në jetë. Nëse kërkon që gruaja të jetë e dhunshme dhe e ashpër, diçka e tillë është kundër natyrës së saj.

Le të kthehemi tek historia e Ademit [alejhis-selam] dhe Havasë dhe le të lexojmë ajetet:
“Dhe kur u thamë melekëve që të përulen para Ademit, të gjithë u përulën përveç Iblisit që refuzoi. Ne i thamë: O Adem, ky është armiku yt dhe i gruas tënde, prandaj mos ju nxjerrë nga xhenneti dhe të vuash. Ti nuk do të ndjesh uri, nuk do të kesh nevojë për veshje, nuk do të ndjesh etje dhe as vapë.” (Ta Ha: 116-119)
Ademit [alejhis-selam] në xhennet iu garantua çdo gjë. Ushqimi dhe frutat e xhennetit e rrethonin nga të gjitha anët. Lumenjtë e ujit, qumështit, mjaltit rridhnin pranë tij. Ai nuk ndiente as vapë, pasi gjithçka ishte hije dhe freski. Një mirësi tjetër, gjatë qëndrimit të tij në xhennet, ishte se ai dhe Havaja ishin të mbuluar dhe nuk kishin nevojë për rroba. Ademi [alejhis-selam] dhe Havaja që kur u krijuan ishin të mbuluar, dhe jo ashtu siç reklamohet sot në shkolla se njeriu i parë jetonte lakuriq.
Një gjë tjetër e veçantë është se Zoti e urdhëroi Ademin [alejhis- selam] të jetonte në xhennet së bashku me gruan e tij Havanë dhe jo vetëm atë. “O Adem bano ti dhe gruaja jote në xhennet.” (El-Bekare: 35)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mrekullia që ndodh kur dëgjon Kuranin

“Dhe hani ç’të doni, por mos ju afroni kësaj peme pasi do të bëheni zullumqarë.” (El-Bekare: 35)

“Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara...” (El-A’raf: 20) “Vesvese” në arabisht ka kuptimin e këmbënguljes me ngacmime dhe joshje. Qëllimi i shejtanit ishte lakuriqësia. Zoti i premtoi Ademit [alejhis-selam] se në xhennet nuk do ishte lakuriq, por i mbuluar. Kurse shejtani donte që t’ua zbulojë lakuriqësinë dhe t’u heqë veshjet që i mbulonin.
“…Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atëpemë vetëm që të mos bëheni melekë (engjëj), ose të mos bëheni prej tëpërjetshmëve.” (El-A’raf: 20) Kurse në suren Ta Ha thotë: “O Adem, a të të tregoj mbi pemën e përjetësisë dhe pushtetit tëpërjetshëm.” (Ta Ha: 120)

Sot ka ende shumë njerëz që mendojnë se pema nga e cila hëngri Ademi [alejhis-selam] ishte pema e përjetësisë. Por në fakt nuk është ashtu. Shejtani e quajti me këtë emër, me qëllim që të mashtrojë Ademin [alejhis-selam] dhe Havanë. Hapi i parë që ndërmori Iblisi për të mashtruar Ademin, ishte emërtimi i sendeve me emra të tjerë. Kështu ai e quajti pemën që Zoti ia ndaloi Ademit [alejhis-selam], pema e përjetësisë.
Veç kësaj, shejtani u betua në Zotin me qëllim që t’i bindë se po u thotë të vërtetën. Kështu gjynahu i dytë, pas mendjemadhësisë, ishte betimi i rremë në Zotin. Shejtani nuk arriti ta mashtrojë Ademin [alej- his-selam], veçse pas përpjekjeve të shumta.
Duke qenë se zemrat e tyre ishin të pastra, me të dëgjuar betimin në Zot, ata i besuan fjalët e Iblisit. Kjo pasi nuk e imagjinonin dot që dikush mund të betohej rrejshëm.
Ajeti tjetër thotë: “Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm).” (El-A’raf: 22)

Nga folja “del-la” në arabisht, është marrë emri “delvun” që është kova me të cilën nxirret uji nga pusi. Kur e zbresim kovën për ta mbushur me ujë në pus, nuk e lëshojmë që të bjerë menjëherë në pus, por e lëshojmë pak nga pak. Kështu veproi edhe shejtani me Ademin [alejhis-selam] dhe Havanë. Meqënëse Zoti ua kishte ndaluar që t’i afroheshin pemës: “.. Dhe mos iu afroni kësaj peme”, shejtani filloi t’i afrojë me pemën fillimisht.

Në suren El-Bekare, Zoti e përshkruan mashtrimin e shejtanit: “.. .Dhe ai i rrëshqiti drejt gjynahut.” (El-Bekare: 36)
Sikur i shtyu të rrëshqasin në haram.

“Dhe kur shijuan pemën u zbuluan pjesët e turpit dhefilluan të mbulohen me gjethe të xhennetit…” (El-A’raf: 22)

Kur’ani nuk thotë se Ademi [alejhis-selam] dhe Havaja hëngrën nga pema, por e shijuan atë. Sapo ta shijosh haramin, dije se Zoti është i zemëruar me ty.

“…Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?” (El-A’raf: 22)

Siç përmendëm më sipër, kur Ademit [alejhis-selam] iu zbuluan pjesët e turpshme, filloi të vrapojë në xhennet. Një një hadith, të cilin e transmeton Hakimi, thuhet se Zoti e pyeti: “O Adem, a po ikën prej Meje?” Ademi [alejhis-selam] ia ktheu: Jo, o Zot, por me vjen turp prej Teje.”

SHKEPUTUR NGA LIBRI “HISTORIA E PROFETEVE”

Tags:

Categories

Archives