Saturday, 21/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Si u bë myslimane gazetarja angleze Yvonne Ridley !?

Si u bë myslimane gazetarja angleze Yvonne Ridley !?

 

gazetarjaPas ndodhive të 11 Shtatorit ajo me plotë paragjykime vendosi që të shkonte në Afganistan për të marrë informata rreth regjimit Taliban dhe myslimanëve.

Ajo tentoi të merrte vizën për Afganistan, por kërkesa e saj u refuzua dhe gazetarja shkoi në Afganistan fshehurazi. Pasi që nuk kishte vizë ajo u arrestua(u zu rob) nga ana e talibanëve. Ajo 11 ditë mbeti në dorën e talibanëve dhe ndërkohë mediat perëndimore filluan të shfaqnin lajme jo të vërteta, kinse ajo është dhunuar nga ana e mysimanëve apo ajo çdo ditë rrahet nga ana e myslimanëve. Talibanët gazetares Redley i thanë se nëse do të pranosh të bëhesh myslimane atëherë do të të lirojmë, por ajo refuzoi dhe së fundi thanë nëse pranon ta lexosh Kur’anin atëherë do të lëshojmë dhe gazetarja pranoi. Pasi që u lëshua nga burgu ajo i përgënjeshtroi lajmet jo të vërteta që ishin shfaqur në mediat duke thënë se myslimanët nuk qenkan ashtu siç mendojmë ne, ata janë sjellë shumë mirë me mua dhe më kanë lëshuar nga burgu me kusht që ta lexoj Kur’anin.

Ajo përsëri me plotë paragjykime vendosi që ta lexonte Kur’anin, duke menduar se në Kur’an do të gjente terrorizëm, poshtërim, dhunë ndaj gjinisë femërore, por ajo në Kur’an gjeti paqe. Pas lëshimit nga ana e talibanëve ajo u thellua rreth Islamit dhe mbas 2 vjetësh ajo pranoi Islamin dhe pas një kohë të shkurtër ajo u mbulua dhe vizitoi Qaben e shenjtë.

Pasi u konvertua në Islam ajo e ndërroi emrin e saj dhe thotë se nuk kam dëshirë që t’ua tregoj emrin tim që posedoj tani, ngase është një emër i një myslimaneje shumë të devotshme në historinë Islame dhe unë ende nuk meritoj ta kem këtë emër, nëse një ditë do te jem në atë gradë atëherë do t’ju tregoj se si quhem… O Allah shtoje numrin e myslimanëve dhe na dhuro sinqeritet në rrugën Tënde, Amiiin.

Përkthehu nga gjuha turke Cansu D. Arbnore J.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mursi takon familjen e tij

Categories

Archives