Wednesday, 17/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si trajtohet tuberkulozi ?



Si trajtohet tuberkulozi ?

tuberkulozi

Si trajtohet tuberkulozi ?

Shpesh mjekët kombinojnë katër antibiotik për të trajtuar tuberkulozin aktiv. Është me rëndësi që medikamenti për tuberkuloz aktiv të merret për së paku 6 muaj. Gati të gjithë njerëzit shërohen nëse marrin medikamentin ashtu si ka përshkruar mjeku. Nëse pas 6 muajve testet prapë tregojnë tuberkuloz aktiv atëherë trajtimi duhet të vazhdoj për 2 apo 3 muaj shtesë. Shumica e njerëzve me tuberkuloz të fjetur (tuberkuloz latent) shërohen vetëm me një lloj antibiotiku të cilin e marrin rresht për 9 muaj. Kjo zvogëlon rrezikun që tuberkulozi të shndërrohet në tuberkuloz aktiv.





Nëse ndalon së marri medikamentin para kohe apo e lë pa i marr për ca dite atëherë trajtimi mund të dështoj apo duhet të zgjas më shumë. Ndoshta do të ju duhet të filloni trajtimin nga e para. Kjo pakujdesi mund të shkaktoj që infeksioni të bëhet edhe më i ashpër apo që të bëhet rezistues ndaj antibiotikëve. Kështu do të bëhet shumë më i vështirë për tu trajtuar.

Tuberkulozi mund të trajtohet vetëm nëse i merr të gjitha dozat e mjekimit që të janë përshkruar. Një mjek apo teknik duhet të ju shikoj që ju të mos harroni asnjëherë dozën dhe se e merrni si duhet. Ndoshta do të duhet të shkoni në spital ose të vizitoni ordinancën e mjekut për çdo ditë por më mirë është kështu se sa të harrosh ose të gabosh në dozë e të keqësosh apo fillosh shërimin nga e para. Përqindja e shërimit të tuberkulozit është shtuar shumë për shkak të këto lloj trajtimi të vëzhgimit të përafërt.