Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si t’ia zgjatni “jetëgjatësinë” baterisë së iPhone-t?

Si t’ia zgjatni “jetëgjatësinë” baterisë së iPhone-t?

iphoneEkziston një gjë të cilën e urren secili njeri që ka pajisjen iPhone, kohëzgjatja e shkurtë e baterisë së tij. Pa marrë parasysh se sa kohë ju qëndron bateria e telefonit tuaj të mençur, gjithmonë ekzistojnë mënyra që këtë kohë ta zgjasni shtesë, shkruan Zëri.

“Jetëgjatësia” e shkurtë e baterisë disa njerëzve mund t’ua rrezikojë karrierën, punën të cilën e kryejnë, derisa për tjerët paraqet një gjë të mërzitshme.
Është fakt që bateria do të zgjasë më shumë nësetelefonin tuaj e shfrytëzoni më pak. Megjithatë, nuk mund t’ju këshillojmë as t’ju themi që mos ta shfrytëzoni në masë të madhe telefonin, por në rastin kur pajisja juaj është para fikjes, përpiquni ta kufizoni përdorimin e saj në mënyrë që ta keni në dispozicion edhe për një periudhë të caktuar.

Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të cilat natyrisht që do t’ju ndihmojnë që bateria e iPhone-t të zgjat sa më shumë.

– Fikni opsionin “auto-brightness” për ekranin tuaj dhe zvogëloni ndriçimin e ekranit në masën më të vogël të mundshme, aq sa mezi e shihni. Nuk do ta keni ekranin e shkëlqyeshëm, të mprehtë, por natyrisht që bateria e pajisjes suaj do të zgjasë më shumë pasi që ekrani është njëri nga gllabëruesit më të mëdhenj të energjisë.

– Kur të përfundoni me shfrytëzimin e telefonit të mençur, menjëherë fikniekranin e tij. E tëra që duhet të bëni është të shtypni butonin i cilit gjendet në këndin e djathtë të pjesës së epërme të iPhone-t (duhet ta dini se kjo nuk do ta fik telefonin tuaj, por vetëm ekranin deri në përdorimin e ardhëm të tij).

– Ndalni të gjitha aplikacionet sapo të ndaloni së shfrytëzuari ato. Kjo posaçërisht vlen nëse shfrytëzoni disa aplikacione hartografike sikurse që është Google Maps. Nëse e lini këtë të hapur në pajisjen tuaj, Google Maps mundet për një periudhë prej një ore “të thithë” tërë “jetën” nga bateria e pajisjes suaj. Për këtë të gjitha aplikacionet të cilat jeni ndalë së shfrytëzuari menjëherë fikni. Dy herë klikoni në butonin fizik “home” në iPhone dhe në fund të ekranit fikni të gjitha aplikacionet të cilat janë duke punuar në prapavijë. Ndalni sa më shumë që mundeni aplikacionet që janë aktive, ndërsa aplikacionet për harta ndalini menjëherë pasi që e keni përfunduar punën me to.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Puna në stacionin ndërkombëtar të hapësirës

– Aktivizimi i opsionit “push e-mail” do të thotë që iPhone juaj do të lidhet shumë shpesh në rrjetin mobil në mënyrë të kryejë azhurnimin e e-mail llogarive tuaja. Në vend të aktivizimit të vazhdueshëm të opsionit “push e-mail”, përzgjidhni përditësimin manual (manual update).

– Nëse keni shumë paralajmërime të cilat i merrni në ekranin fillestar (home) sikurse që janë porositë për postën e arritur, paralajmërimet për risitë dhe njoftimet në “Twitter”, azhurnimi në “Foursquare”, porositë tekstuale dhe gjërat tjera, mund ta startoni mënyrën “Do Not Disturb”. Në fakt, secila nga këto porosi apo paralajmërime që vijnë në ekranin fillestar harxhojnë baterinë e telefonit tuaj të mençur. Nëse merrni shumë paralajmërime, mos u çudisni nëse bateria juaj nuk mund të zgjasë as një ditë të plotë.

– Ndalojeni Wi-Fi-n kur të dilni nga shtëpia juaj apo lokali i caktuar, pasi që iPhone pandërprerë do të kërkojë rrjetet Wi-Fi që janë në dispozicion me të cilat mund të lidhet telefoni, dhe kjo natyrisht që ndikon edhe në harxhimin e baterisë së tij.

– Fikni Bluetooth lidhjen kur mos t’ju nevojitet, pasi që kjo është njëra nga shpenzuesit më të mëdhenj të baterisë së iPhone-t.

– Nëse jeni në aeroplan apo diku ku nuk ka sinjal, kalojeni telefonin e mençur në mënyrën e punës “Airplane”.

– Fikni serviset e lokacionit. Serviset e këtilla shfrytëzojnë GPS apo Wi-FI për përcaktimin e lokacionit tuaj, vendit ku gjendeni momentalisht. Ju ndihmojnë modelet, shembujt që të përcaktoni kahun e lëvizjes ku do që gjendeni. Megjithatë, kur nuk u nevojiten më ndalini, pasi që ato shtesë e ngarkojnë baterinë e pajisjes suaj.

– Ndaleni vibracionin. Kjo nuk vlen vetëm për thirrjet që arrijnë në telefonintuaj dhe porositë tekstuale, por edhe për opsionet tjera të telefonit të cilat e shfrytëzojnë vibrimin.

Pra, shpresojmë që me anë të këtij teksti, apo më mirë thënë këtyre këshillave t’ju kemi ndihmuar dhe këshilluar se si ta ruani gjatësinë e baterisë së pajisjes suaj, iPhone-t. Ajo që juve u mbetet është që gjërat e lartpërmendura t’i vini në praktikë, natyrisht nëse dëshironi që ta keni sa më shumë në dispozicion telefonin tuaj të mençur.albeu/

Categories

Archives