Friday, 28/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Si t’ia bësh familjes gruan tënde të dashur?!!

Si t’ia bësh familjes gruan tënde të dashur?!!

 

SI T’IA BËSH FAMILJES GRUAN TËNDE TË DASHUR?!

Çështja e gruas dhe familja e burrit të saj me kalimin e viteve ende vazhdon të jetë një ndër problematikat që ballafaqohen me të bashkëshortët, e sidomos ata të porsamartuarit.

Ka nga gratë të cilat dëshirojnë që burrin ta bëjnë të lumtur dhe tentojnë që t’i afrohen atij duke ia respektuar familjen dhe duke e respektuar dhe e dashur atë. Ka nga gratë që sillen mirë me familjen e burrit dhe nëpërmjet tyre dëshirojnë ta fitojnë kënaqësinë e Allahut dhe të fitojnë shpërblime dhe për këtë mirësjellje nuk dëshirojnë falënderime e as shpërblime nga ana e njerëzve. Ka nga gratë që para martesës së tyre në vetvete bartin zemërim dhe urrejtje ndaj familjes së burrit dhe menjëherë pas martesës fillon ta nxjerr apo ta zbrazë atë që e ndjen në zemrën e saj dhe tenton të mbisundon në shtëpi. Ka nga gratë që shohin në burrat e tyre sjellje të keqe ndaj familjarëve të tyre dhe për këtë arsye edhe ato u hakmerren burrave nëpërmjet sjelljeve të keqe ndaj familjeve të tyre.

Në vazhdim do t’i sjelli shkurtimisht disa këshilla të rëndësishme, për përmisimin e kësaj çështjeje me qëllim që gruaja të bëhet më e dashur në familjen e burrit të saj:

1. Burri pasi që ta zgjedh gruan e ndershme, e cila e kupton fjalën bamirësi, duhet t’ia qartëson gruas nga fillimi i martesës së tyre, se kënaqësia e prindërve të tij do të jetë çelës i cili e hapë derën e zemrës së tij, nëse ajo dëshiron të hyn në atë zemër. Kjo do ta bën gruan që nga fillimi i martesës ta vlerëson dhe ta nderon familjen e tij.

2. Gruaja nuk duhet të detyrohet të vepron gjëra të cilat nuk mundet t’i përballon vetëm e vetëm të kënaqet familja, po detyrohet që shërbimin e saj ndaj tyre ta bën që të buron nga brendësia e saj, pra të jetë shërbim që ajo dëshiron me vet dëshirë ta kryen.

3. Burri duhet të nxiton dhe të ngutet për në përmisimin e raporteve mes tyre, prindërve dhe gruas, që nga fillimi i martesës, duke i lajmëruar prindërit se ajo i donë dhe i lavdëron sikurse i donë dhe lavdëron prindërit e saj. Dhe e kundërta, të shkon ta lajmëron gruan e tij se familja dhe prindërit e tij, të gjithë, e lavdërojnë atë dhe e respektojnë dhe çdo herë gëzohen me takimin e saj.

4. Burri nëse i blen gruas së vet diçka që ky e donë ose ajo vet e dëshiron, mirë është që t’ia qartëson se kjo ide ka qenë e prindërve të tij, dhe e kundërta, nëse dëshiron që t’i dhuron prindërve ndonjë dhuratë ti lajmëron ata se kjo ka qenë ide e saj. Kjo lind dashuri dhe afrim mes tyre.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si pinte ujë i Dërguari i Allahut (alejhi we selam)?

5. Burri duhet të jetë i kujdesshëm nga bartja e fshehtësive të shtëpisë së tyre dhe të familjes së tij. Shumë nga gratë dëshirojnë t’i ruajnë fshehtësitë e tyre, e veçanërisht nga jeta e tyre private, dhe mos tua tregojnë të tjerëve, kështu që nëse burri i shpalos ato atëherë ka mundësi që ajo të ndjen ndaj familjes së tij një lloj urrejtje. Shpalosja e fshehtësive shkakton armiqësi e urrejtje, dhe dëmi është aq i madh sa nuk mundet të numërohet.

6. Nuk duhet që të dyja palët të ndërhyn në punët e tjetrës. Burri duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ndërhyn familja në problemet e tij me gruan e vet, me qëllim që të mos bie gruaja e tij në një pozitë të keqe dhe jo të lakmuar para familjareve. Poashtu duhet të jetë i kujdesshëm mos ta kritikon para prindërve apo familjarëve, për arsye se kjo e bën të turpërohet.

7. Burri duhet që ta respekton dhe nderon familjen e gruas së tij, në veçanti prindërit e saj, gjë që e nxit gruan të sillet me prindërit dhe familjen e tij në mënyrë reciproke.

8. Burri detyrohet t’i plotëson nevojat e shtëpisë, fëmijëve, gruas dhe familjes së tij. Ndodh nganjëherë e kundërta e saj, ku burri nuk i plotëson ato dhe shejtani e shfrytëzon këtë derë dhe depërton shumë lehtë deri tek gruaja dhe i shkakton ngushtim në gjoks ndaj familjes së tij dhe i largon nga ata.

9. Burri gjithmonë kur vëren ngushtim në gjoksin e saj ndaj familjes së tij, duhet që t’ia rikujton Allahun dhe t’ia rikujton se, nuk është respektues i lidhjeve farefisnore ai që i shkëput ato. Te çdo grua në brendësinë e saj ka hajr dhe mirësi dhe ndoshta këshilla asaj i bën dobi dhe ua fal të tjerëve padrejtësitë dhe bëhet e mëshirshme.

10. Burri duhet ta falënderon gruan e tij me fjalë falënderimi, si Allahu të shpërbleftë, kur e sheh se ajo sillet mirë ndaj familjarëve të tij. Kjo padyshim se ia ngrit moralin dhe ia shton ambiciet dhe e stimulon që sa ma shumë ta shton mirësinë ndaj tyre. Poashtu duhet t’ia bën me dije se ajo me mirësjellje n dhe respektin që ia bën familjes dhe prindërve të tij, vetëm se ia ka pushtuar zemrën atij.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Tags:

Categories

Archives