Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si t’ia bëni kur nga hunda ju rrjedh gjak

Si t’ia bëni kur nga hunda ju rrjedh gjak

Rrjedhja e gjakut nga hunda është dukuri e shpeshtë te fëmijët, posaçërisht te ata të moshës parashkollore, të cilët në atë periudhë janë mjaft aktivë.

Rrjedhja e hundës shpesh mund të duket e tmerrshme, mirëpo nuk keni arsye për brengosje, sepse fjala është për të ashtuquajturën rrjedhje e padëmshme gjaku e cila lehtë mund të sanohet, transmeton Telegrafi.

Ja si mund të sanohet:

1. Një fasoletë të pastër apo peshqir të ftohtë vëreni sipër mesit të hundës dhe shtypeni lehtë. Assesi mos mbyllni vrimat e hundëve apo të fusni fasoletën në to.

2. Fëmija do të duhet kokën ta lakojë përpara, jo prapa, siç e bëjnë shumica gabimisht. Nëse koka lakohet prapa, gjaku do të rrjedhë në drejtim të fytit, andaj mund të ndodhë që fëmija të humbë shumë gjak.

3. Jini të durueshëm dhe prisni 10 minuta që gjakrrjedhja të ndalet. Nëse ndodh që të mos ndalet, mbajeni fasoletën edhe 10 minuta, dhe, nëse edhe pas kësaj rrjedh gjak, thërrisni pediatrin dhe dërgojeni fëmijën në qendrën urgjente.

4. Kur të pushojë gjakrrjedhja, kini kujdes që fëmija të mos prek hundën me gishta apo të mos u fryjë gjatë 24 orëve të ardhshme./telegrafi

Categories

Archives