Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ti zhdukim poret e lëkurës dhe të kemi një fytyrë të pastër vetëm me një përbërës



Si ti zhdukim poret e lëkurës dhe të kemi një fytyrë të pastër vetëm me një përbërës

Poret e mëdha dhe të dukshme janë çështje shumë e zakonshme që prek njerëzit me lekure te yndyrshme.Rrjedhimisht, këta njerëz bëjnë çmos për të tkurrur poret e tyre dhe t’i bëjnë ato më pak të dukshme. Si të bëni poret të zhduken me vetëm një përbërës!
Edhe pse ka shumë produkte te ndryshme ne treg, përgatitja e ilaçit tuaj në shtëpi për të zvogëluar pamjen e poreve të mëdha është një opsion shumë më i mirë.

Uji dhe sode buke
Përzieni dy lugë gjelle ujë dhe sode buke dhe përzieni mirë për të krijuar një paste. Aplikoni paste në fytyrë dhe lereni të punojë për 15 minuta para se të lani me ujë të ftohtë.

Lemon dhe leng ananasi
Përzieni lëngun e gjysmë limoni me ½ filxhan lëng ananasi. Zhytni nje lecke te paster ne te dhe aplikojeni ne fytyre nepermjet leckes.Lëreni atë për rreth 5 minuta para se të lani me ujë të ftohte fytyren.

Domate dhe lëng limoni
Mikso pak lëng domateje me 2-4 pika lëng limoni dhe aplikoni mbi fytyrë me një top pambuku. Lëreni atë për rreth 15 minuta para se ta shpëlani me ujë të freskët.

E bardhe veze dhe leng limoni
Përzieini dy të bardhët e vezëve me disa pika lëng limoni. Aplikoni maskën në fytyrë dhe lereni të thahet për disa minuta para se të lahet me ujë të ftohtë. Kjo maskë mahnitëse e fytyrës do të heqë qelizat e vdekura të lëkurës, do të eliminojë vajin e tepërt dhe do të forcojë poret.





Kastravec, limon dhe uje trendafili
Qeroni kastravecin dhe shtypni tulin e tij. Shtoni disa pika lëng limoni dhe një lugë çaji uje trendafili. Vendosni përzierjen në një leckë,dhe me vendoseni në fytyrë. Së fundi, lani mirë fytyren me ujë të ftohtë.

Burimi:/healthylifevision.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/





Categories

Archives