Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si t’i përfitosh zemrat


Si t’i përfitosh zemrat


 

zemrat

A ke dëshirë t’iu bësh magji zemrave?Si t’i përfitosh zemrat
Mënyra është shumë e lehtë dhe e thjeshtë. E tëra që duhet të bësh është të vësh në funksion gjërat në vijim:

Buzëqeshu njerëzve.
Paraprijua me përshëndetje – selam.
Shprehe mirëseardhjen dhe dashurinë për ta.
Në të ndarë, lutu për ta dhe prindërit e tyre.
Respektoje të vjetrin.
Mëshiroje të voglin dhe lëmoja flokët.
Prano kritikat me zemërgjerësi.
Mos e ngrit zërin gjatë bisedave dhe diskutimeve.
Kur të gabosh, pranoje gabimin.
Vlerësoji personalitetet e njerëzve të ngritur.
Shmangu hulumtimit për të metat e njerëzve dhe gabimet e tyre.
Këshilloje atë që gabon me butësi dhe fjalë të mira.
Ndajë lëmoshë për të varfëritë dhe skamnorët.
Fale atë që të ka bërë keq!
Nderoje mikun dhe fqinjin.
Mbaji lidhjet me të afërmit.
Jepja të drejtën çdokujt siç e meriton.
Ndihmoje atë që ka rënë në halle.
Dili krah atij që është goditur nga belatë.
Përmbushua njerëzve nevojat e tyre.

Rezultati:
Me këto dhe gjëra tjera të ngjashme, do të përfitosh zemrat e tyre dhe do t’i bësh ata të të duan shumë.

Sedat ISLAMI

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çdokush, ka ardhur për diçka
Tags:

Categories

Archives