Monday, 25/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të zgjedhni sipas Islamit partnerin e jetës për martesë !?

Si të zgjedhni sipas Islamit partnerin e jetës për martesë !?

partneri i jetes

Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t’i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes.

Atëherë pyetja është: Si ia bëjnë të rinjtë Muslimanë ? Së pari, në Islam të rinjtë rriten duke ndërtuar lidhje të forta shoqërie me shokë të të njëjtës gjini. ‘Motërzimi’ ose ‘Vllazërimi’ që zhvillohet tek të rinjtë zgjat gjithë jetën.

Kështu në përgjithësi kur një i ri ose e re vendos të martohet, zakonisht ai/ajo ndjek këto hapa:

*I riu/e reja bën Dua(lutje) që Allahu ta ndihmojë të gjejë njeriun e duhur.

*Familja/shoqëria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatë. Pastaj konsultohen me njëri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatëve. Zakonisht familjet u sugjerojnë njëri-tjetrit që palët të takohen.

*Çifti dakordohet të takohet në një ambient me njerëz disa herë por jo më shumë se tre herë mundësishtë dhe në prani të mahremit(pra personit familjar të vajzes).

*Familja vazhdon të pyesë edhe më për kandidatin – duke folur me shokë, familje, kolege, etj me qëllim që të mësojë për karakterin e tij.

*Çifti fal Namazin e Istihares duke kërkuar ndihmën e Allahut në marrjen e vendimit.

Në fund, palët vendosin nëse do vazhdojnë me martesë ose jo. Islami i ka dhënë liri njeriut në zgjedhjen e partnerit – ata nuk mund të martohen me forcë nëse nuk kanë dëshirë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A mund ta përshpejtojë dobësimin uji i ngrohtë me limon?

Kjo lloj proçedure ndihmon që të sigurohet një martesë e fortë, duke marrë parasysh zgjuarsinë dhe udhëzimin e më të rriturve në familje sidomos kur është fjala për një vendim kaq të rëndësishëm në jetë. Përfshirja e familjes në zgjedhjen e partnerit në martesë bën të mundur që zgjidhja të mos bazohet vetëm në nocione romantike, por në vlerësimin objektiv dhe të kujdësshëm me qëllim që çifti të jetë sa më i përshtatshëm për njëri-tjetrin./mjeksiaislame/

Categories

Archives