Wednesday, 14/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të sillesh me burrin kokëfortë



Si të sillesh me burrin kokëfortë

 

Grua e zgjuar është ajo, që di të sillet me të shoqin me mjeshtëri, takt dhe mençuri. Bashkëshorti ideal dhe i kompletuar nuk ekziston. Bashkëshortja duhet të njohë dhe ketë informacion mbi karakteret e personaliteteve të ndryshme, me qëllim që të arrijë të njohë, se cili është karakteri, nga i cili formohet personaliteti i bashkëshortit të saj. Prej këtu ajo bëhet e vetëdijshme mbi metodat e sjelljes së frytshme me të.

Gjithsecili prej nesh ballafaqohet në jetë me inatin si në nivelin familjar (bashkëshortor, me fëmijët, vëllezërit dhe motrat, miqtë, etj), ashtu edhe në nivelin e raporteve të përgjithshme (në shoqëri, punë etj).

Cilësia e inatit ka shumë të ngjarë të jetë pjesë e brendisë sonë, por ne nuk dimë sesi ta kurojmë atë dhe të sillemi me të, gjë që ndikon negativisht në mbrojtjen dhe imunizimin karshi pasivitetit, prapambetjes dhe regresit, në vend të përparimit dhe zhvillimit. Kështu inati bëhet pikërisht shkak për të na privuar nga mirësitë dhe begatitë.

Inati është i formave dhe kontureve të ndryshme:

Inati presupozon pasivitetin dhe negativitetin që shfaq personi karshi urdhrave, ndalesave dhe orientimeve, që i drejtohen prej të tjerëve dhe insistimin për të vepruar në kundërshtim me udhëzimet.

Inati trajtësohet më së shumti, kur personi nuk arrin të ambientohet dhe adoptohet me rrethanat.

Shkaqet e inatit:

1. Papjekuria dhe paaftësia për të bërë dallimin midis korrektes dhe të gabuarës.

2. Egoizmi i theksuar, qendërzimi tek vetja dhe humbja e etikës së bashkëjetesës me të tjerët.

3. Insistimi në mendimin personal.

4. Sfilitja; duke qenë gjthmonë i lodhur, personi sillet dhe reagon emocionalisht.

5. Trashëgimi i inatit nga prindërit për shkak të sjelljes familjare, e cila nuk karakterizohet me respekt dhe ngjallje vetëbesimi.

Klasifikimet e inatit:

1.  Bindje me pahir.

2. Sfida e hapur, atëherë kur personi është i gatshëm të ndez luftë dhe të tensionohet në çdo moment.

3. Inati hakërrues, që konsiston në veprimin e të kundërtës së asaj që kërkohet.

Karakteristikat e personit inatçi:

1. Injoron këndvështrimin e tjetrit dhe nuk dëshiron ta dëgjojë atë, sepse nuk dëshiron t’i nënshtrohet urdhrave, udhëzimeve dhe mendimeve të askujt.

2. Refuzon realitetet kategorike vetëm e vetëm që të bjerë në sy.

3. Është i nxituar dhe i papjekur në aspektin emocional dhe sentimental, preket, është i qendërzuar tek uni i vet, është dyshues dhe me vese, ka një personalitet të dobët dhe është pa objektiv në jetë.

4. Sillet vrazhdë, rrallë arrin të argumentohet dhe bërtitja spikat tek ai.

5. Nuk gëzon respekt për të tjerët dhe nëse të tjerët nuk i përgjigjen opinionit apo thënë ndryshe inatit të tij, ai tenton të hakërrehet.





6. Ka probleme me mënyrën e të menduarit, i mungon bashkëpunimi dhe s’di të krijojë raporte me të tjerët, si dhe është i paaftë të shprehet.

A pëlqen një vajzë të martohet me një person inatçi?

Ka shumë vajza, që dëshirojnë të martohen me personin inatçi, pasi për këtë kategori vajzash, një person i tillë personifikon fuqinë dhe personalitetin. Gjithsesi, vajzës që posedon një personalitet të fortë, nuk i sugjerohet një bashkëshort inatçi. Po kështu nuk do ta këshillonim vajzën, që të marrë për bashkëshort një person, i cili ndihet vazhdimisht i mangët në vetvete, sepse kjo buron tek ai në vazhdimësi inat të acaruar.

Këshilla për të ndërvepruar me bashkëshortin inatçi:

Motër e nderuar! Këto orientime të ndihmojnë të ndërveprosh pozitivisht me bashkëshortin tënd inatçi:

1. Dialogo me të qetësisht, me një të folur ku spikat mirëkuptimi dhe dëgjimi.

2. Pranoje atë ashtu siç është dhe duke i shprehur në forma praktike se e do.

3. Inkurajimi, bashkëpunimi, pjesëmarrja e tij në punë të dobishme dhe ndihmesa e tij në marrjen e vendimeve të natyrës kolektive; këto ndikojnë në reduktimin e përmasës së zemërimit tek ai.

4. Ti si bashkëshorte duhet ta inkurajosh dhe t’i japësh gjithmonë kurajë për mirë.

5. Përforcimi i raporteve midis jush përmes dashurisë dhe dëshirës.

6. Duhet të bësh kujdes të mos i japësh urdhra dhe të mos i flasësh në mënyrë të vrazhdë.

7. Kërkimi në mënyrë të vazhdueshme nga rrethi shoqëror dhe familjar, i personave që ndikojnë për mirë tek ai dhe janë bashkëpunues me të.

8. Shmangi qëndrimet, që provokojnë tek ai reagime të tensionuara.

9. Lëre të reagojë dhe jepi atij shans ta shprehë mendimin e tij.

10. Jepi hapësirë lirie dhe mëvetësie.

11. Bëj kujdes nga presioni që ushtrojnë mbi të kërkesat e tua të tepërta.

12. Përfshije me prekjet e dashurisë, që mbjellin dhe ushqejnë në zemrën e tij ndjesinë e sigurisë dhe prehjes bashkëshortore. 

13. Foli atij përmes sjelljeve të tua, që përcjellin tek ai mesazhe të mbushura me dashuri dhe fisnikëri.

Inati mposhtet me dashuri:

Duhet ta kuptojmë, se energjia e dashurisë është një energji kuruese, e cila posedon një vibracion të lartë që thith mirësi. Ajo e restauron shpirtin dhe të vështirën e bën të lehtë. Orientimin e mirë që synon, përhape tek bashkëshorti yt përmes dashurisë dhe paqes, që kësisoj jeta jote të rregullohet dhe të arrish që energjinë pasive ta shndërrosh në energji pozitive, që tërheq nur dhe mirësi.