Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të silleni me një fëmijë që i kërkon gjërat me të qarë?

Si të silleni me një fëmijë që i kërkon gjërat me të qarë?

Prindër, kur dëgjoni fëmijën tuaj që qan, bërtet dhe insiston që t’i plotësoni kërkesën, mos u nënshtroni, sepse nuk do të zgjidhni gjë dhe ç’është më e keqja, do ta fiksoni edhe më shumë këtë sjellje të fëmijës tuaj.

Lira Gjika,
Pediatre

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë sjellje të fëmijëve si një tregues inteligjence. Fëmija përpiqet të imponohet për të realizuar dëshirat dhe kërkesat e veta.

Prindërit duhet ta marrin me qetësi dhe të mos plotësojnë kërkesën e fëmijës pse qan apo bërtet.

Duhet t’i japin të drejtë që mërzitet, por zgjidhja duhet të ndodhë pasi fëmija të pushojë të qarën apo të bërtiturën. Prindërit duhet t’i thonë:” mbaro të qarën dhe më pas flasim për të gjetur zgjidhje.”

Kur fëmija pushon dhe kërkesa është e plotësueshme, plotësojani duke i thënë e shikon, gjërat zgjidhen me fjalë dhe jo me të qarë.

Prindër mos u turpëroni kur skenat ndodhin në rrugë, por ruani qetësinë dhe përsëritni shprehjen: ” mbaro të qarën, unë jam këtu me ty, nuk je vetëm, përpiqu ta qetësosh veten siç e bërë dje”.

Ose pasi pushon, përgëzojeni duke i thënë, se radhën e shkuar t’u desh më shumë kohë për të qetësuar veten dhe të pushojë së bërtituri. E shikon që po e mëson edhe këtë mundësi që ke për të qetësuar vetë veten tënde. Tek e fundit i rrituri prandaj është pranë fëmijës që ta ndihmojë të arrij vetëqetësimin ashtu siç e ka nxitur të ecë të flasë po ashtu po i mëson të vetëqetësohet.

Kështu i mëson fëmijës të mendojë, të zgjedhë e të gjejë forcat e veta për t’ia dalë.

Edhe një gjë të fundit, mos lejoni të huajt të ndërhyjnë në këtë proces ndërgjegjësimi dhe zhvillimi të fëmijës për veten, qofshin këta edhe gjyshërit. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çfarë duhet të konsumojnë anemikët?

 

Categories

Archives