Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SI TE SHEROHESH NGA SEMUNDJA E MESYSHIT APO E MAGJISE

SI TE SHEROHESH NGA SEMUNDJA E MESYSHIT APO E MAGJISE

SI TE SHEROHESH NGA SEMUNDJA E MESYSHIT APO E MAGJISE

Kurë per 15-21 ditë-natë rresht për Magjine dhe Mësyshin:

1- Të agjërosh një ditë po, një ditë jo.
2- Cdo ditë të lexosh të gjithë suren El Bekare (në pamundësi të lexuar në gjuhën arabe, duhet ta dëgjosh).
3- Të qëndrosh 1 orë e gjysëm deri në 2 orë pa luajtur prej vendit duke lexuar Suret Felek dhe Nas dhe përpara të kesh një shishe ujë dhe një shishe vaj ulliri (e ti fryesh pasi i ke lexuar).
4- Të lyesh të gjithë trupin me vaj ulliri të kënduar.
5- Mos të pish ujë tjetër vetëm se ujë të kënduar gjatë gjithë kurës ( sa të jetë e mundur ).
6- Të pish caj që të jep heqje barku sic është psh caji i senës. Një lugë caji zihet për 10 min në 500 gr ujë të kënduar dhe të pihet në mëngjes esëll dhe në darkë.
7- Të lahesh me ujë të kënduar dhe sidër cdo ditë në pasdite.
8- Të jesh i kujdesshëm normalisht me namazet (pa diskutim) si ato synet ashtu edhe ato farz.
9- Të jesh i kujdesshëm me dhikrin e mëngjesit, dhe të darkës (pa diskutim).
10- Të japësh sadaka cdo ditë (shumë të papërcaktuar) .
11- Të bësh dua në sexhde dhe me lutje me shpresën dhe bindjen e fortë te Zoti i Gjithësisë.
12- Të cohesh për namaz nate, cdo natë nga 1 ore e gjysëm.
Shënim: Nqs gjen dicka në shtëpi që është e dyshimtë te dera, te rrobat etj, merreni dhe mos bëni gabimin e madh që ta hidhni diku (në plehra, në rrugë, në përrua, lumë etj.) sepse në këtë mënyrë ti siguron egzistencën e magjisë për sa kohë që është rezistente ndaj ujit.
Gjithashtu mos bëj gabim ta djegësh direkt sepse jo cdo lloj magjie shkatërrohet me djegie.
Nëse e gjen duhet patjetër të këndosh Kur’an, kur e hap sepse hapja mund të të dëmtojë.
Pejgamberi (SalAllahu Alejhi We Selem) kur gjeti magjinë qv i kishin bërë, nuk e mori për ta shkatërruar direkt por lexoi nga një ajet Kur’ani për cdo nyje të magjisë që zgjidhte.
Gjëja që këshillohet në të tilla situata është që pavarësisht se cfarë gjen (rrobë, nyje, sende a cfarvdo qoftë ajo) të merret dhe të futet në ujë të kënduar dhe brenda këtij uji tv kënduar ti jetë hedhur uthull psh. në në tretësirë 2:1 ose 3:1 sepse uthulla ka një efekt të jashtëzakonshëm të shkatërrimit të magjisë kur ajo përzihet me ujë të kënduar.
Shkatërrimi, prishja e kësaj gjëje që mund të jenë nyje, fije flokësh, thonj etj. të bëhet BRENDA ujit të kënduar të përzier me uthull.
Më pas bëj cfarë të duash me të, hidhe në plehra, digje, grise etj sepse cdo gjë tashmë ka marrë fund, është bërë si dicka e zakonshme dhe magjia është shkatërruar me lejen e Allahut, nëse është shkrim duhet të presësh derisa të zhduket shkrimi.

Categories

Archives