Friday, 25/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të ripërtërini fytyrën me ardhjen e pranverës?

Si të ripërtërini fytyrën me ardhjen e pranverës?

Si të ripërtërini fytyrën me ardhjen e pranverës?

Ardhja e pranverës është motiv gëzimi për të gjithë. Duket sikur e shohim ndryshe jetën kur dielli na buzëqesh miqësisht.
Është momenti për ta përgatitur lëkurën tonë, e cila ka vuajtur gjatë dimrit.

E fillojmë me një program të veçantë ripërtëritjeje.

1. Pastrimi i lëkurës/scrubi
Hapi i parë që duhet të bëni, nëse dëshironi që lëkura juaj të jetë pa të meta, është pastrimi. Si për fytyrën, ashtu edhe për trupin, pastrimi/scrubi është shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet këtij proçesi, largohen qelizat e vdekura për t’i lënë vendin qelizave të reja dhe të shëndetshme.
Nëse keni lëkurë normale ose mikse, mund ta bëni pastrimin/scrubin 1 herë në javë, nëse keni lëkurë të thatë, nuk keni nevojë më shumë se 2 herë në muaj.

2. Maskë freskuese dhe ushqyese
Pas një dimri të ashpër, ku lëkura ka vuajtur nga i ftohti dhe era, është koha për të rikuperuar: përdorimi i maskave ushqyese, të cilat i kthjenë lëkurës shkëlqimin e humbur.
Një maskë ideale është pëzierja e një të verdhe veze, një lugë mjaltë dhe gjysëm banane (e shtypur). Pasi të keni krijuar një masë homogjene, aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas shpëlajeni.

3. Vajrat riparues
Nëse nuk i keni testuar akoma efektet dobiprurëse të vajrave natyrale, ky është momenti i duhur për ta bërë. Pas dimrit, lëkura është e thatë dhe ka nevojë për vëmendje të veçantë: vaji i kokosit është i shkëlqyer për lëkurën e thatë dhe të skuqur, të plasaritur dhe të ashpërsuar. Aplikohet direkt në lëkurë.
Në të njëtën kategori është edhe vaji i bajameve të ëmbla, si një zbutës i mirë për lëkurën e thatë: gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni disa pika vaj në lëkurë të pastër para se të flini. Vaji i bajameve është shumë efikas edhe për zonën përreth syve, minimizon rrudhat dhe rrathët e errët.

Këta vajra mund t’i gjeni në BioNatural Shop

Categories

Archives