Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Si të përdorim aplikacionin e quajtur ”RRESPEKT” !

Si të përdorim aplikacionin e quajtur ”RRESPEKT” !

aplikacioni respekt

Kur ne të ‘skllavërohemi’ nga faqet e rrjeteve sociale ose aplikacionet e ndryshme, ne shfrytëzojmë keto mjete deri sa e teprojmë duke u bërë shkak për të humbur njerëzit real që me të vërtetë kan kuptim më shumë për ne.

Në qoftë se ne nuk kemi kontroll mbi faktin se sa kohë shpenzojmë me telefonat tanë apo pajisjet e ndryshme elektronike që ne mund t’i gjejm shtëpitë tona do ta gjejmë veten ne situata që vazhdimisht prishin qetesinë e nevojshme dhe esenciale per të jetuar mirë.

Mënyra se si dhe kur ne përdorim telefonat tanë dhe pajisjet tjera elektronike mund lehtë të përcaktojë drejtimin e martesave tona dhe gjendjen e shtëpive tona.

Një nga një, bashkëshortët, familjarët, miqët dhe shoqëria e sotme janë ankuar për të njëjtin problem – përdorimin e pakontrolluar të telefonave dhe pajisjeve.
A jeni të përgatitur për të kufizuar kohën që ju kaloni në telefona, lojra dhe Aplikacione telefonike e sociale për të shpëtuar martesën tuaj. lidhjen farefisnore, miqësine dhe lidhjet shoqërore ?

Aktivizoni Aplikacionin ”RRESPEKTI” duke bërë -log off- nga telefoni dhe duke u larguar nga kompjuteri personal, laptopi apo pajisjet e tjera elektronike dhe duke u bërë -log on- per te dashurit tuaj ne jeten reale.

Bëni vendimin tuaj dhe ate urgjentishte./mjeksiaislame/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ky është magjistar,kujdes...
Tags:

Categories

Archives