Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të pastroni mushkëritë dhe rigjallëroni sistemin imunitar duke përdorur këtë kurë natyrale, sipas Anila Kalleshit



Si të pastroni mushkëritë dhe rigjallëroni sistemin imunitar duke përdorur këtë kurë natyrale, sipas Anila Kalleshit

Kjo kurë është posaçërisht e dobishme në rastet e kollës së fëmijëve apo për të përmirësuar imunitetin e tyre. Kjo recetë e mrekullueshme është e dizenjuar për fëmijë që kanë kollë për ditë të tëra dhe prodhojnë një tingull të çuditshëm nga mushkëritë. Vetëm një filxhan nga kjo pije natyrale do t’ju vijë në ndihmë përpjekjeve të trupit për të eliminuar mukusin nga sistemi dhe për të stabilizuar sistemin imunitar.
Përbërësit
-1 filxhan tërshërë kokërr
-1 filxhan ujë
-1 filxhan sheqer

Udhëzimet:
-Merrni tërshërën dhe pastrojeni. Pas kësaj, vendosini kokrrat e tërshërës në një tenxhere dhe hidhini pak ujë e sheqer. (sasi 250 ml) Vendoseni përzierjen në sobë që të fillojë të ziejë. Prisni pak minuta. Ideale do të ishte ta gatuani përpara se të flini dhe ta lini gjithë natën. Mëngjesin tjetër, hiqni tërshërën dhe filtrojeni përzierjen në një enë të pastër. Ruajeni në frigorifer. Mund ta ruani deri në 5 ditë. Jepini një sasi 30 ml çdo mëngjes përpara se të hanë mëngjes. Vazhdojeni për rreth 40 ditë. Më pas ndalojeni kurën për rreth dy javë. Pasi bëni këtë pushim mund ta vazhdoni sërish nëse dëshironi për 40 ditë të tjera.
Kur ta mbaroni këtë kurë, fëmija juaj do të ketë një sistem të fortë imunitar dhe kjo pije parandalon sëmundjet dhe viruset të përsëriten.

Pse tërshëra është kaq speciale?
Studimet kanë konfirmuar që tërshëra është e shëndetshme për shëndetin sepse ka në përmbajtje një sërë nutrientësh. Njerëzit e kanë përdorur tërshërën si një barnë shëruese për shekuj. Tërshëra është e pasur në vitaminë B, A, lecithin, disa amino-acide dhe proteina, kalcium, niacin, fosfor, jod, magnez, zink etj.
Mund ta shtoni dhe në supëra.
Kjo supë bën mrekullira për njerëzit që po mundohen të stabilizojnë sistemin e tyre imunitar, probleme me veshkat, sheqerin në gjak dhe gastrit./Marrë nga faqja zyrtare e dietologes Anila Kalleshi.