Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të mbroheni nga mbipesha ?

Si të mbroheni nga mbipesha ?

 

 

1- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë. Nëse këtë nuk mund ta arrini ka alternativë, plus shpërblime të pamasë. Plus e kryeni njërin nga obligimet prioritare në besimin Islam. Namazi pra është aktivitet psike-fizik ku në të njëjtën kohë janë në koordinim zemra, mendja dhe shpirti. Është konstatuar se nëse faleni pesë vakt namaz në ditë llogaritet sikur të ecni pesë km. Ky adhurim kryhet duke qenë komod dhe brenda në shtëpi. Nëse e kryeni në faltore do të keni privilegj të takoni miq tuaj që zakonisht dinamika e jetës ju bën të i harroni.

2- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.

3- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë por ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.

4- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme, këtë bënë në konsultim me ekspert.

5- Praktikoni një dietë natyrale, abstenim nga ushqimi në ditë të caktuar ( agjërim) i cili ju mundëson që në organizëm të djegën yndyrat dhe glucidet e tepërta.

6- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta aktivitet çdo mëngjes, nëse për këtë nuk gjeni vullnet atëherë kryeni ritualin fetar te lutjes dhe adhurimit (falni namaz), namazi është forma më praktike e pushimit, kthimit të koncentrimit dhe disponimit. Provoje, kjo kushton më lirë se një seancë të psikoterapeuti dhe nuk ka efekte anësore sikur ilaçet nëse jua obligon psikiatri.

 

Përgatiti: Rrahman Ferizi

Categories

Archives