Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të mbrohemi prej mësyshit ?

Si të mbrohemi prej mësyshit ?

Sa i përket mbrojtjes para se ai të ndodhë bëhet sipas asaj që vijon:

  1. Mburoja përmes dhikreve ( lutjeve) të cilat kanë ardhur në lidhje me këtë çështje. Prej këtyre mburojave është edhe mburoja përmes leximit të “muavidhetejnit” ( leximi i kaptinës Felek dhe Nas). Këto dy kaptina kanë një ndikim të madh në pengimin e mësyshit. Për këtë i Dërguari i Allahut kërkonte mbrojtje prej syrit të xhinëve dhe njerëzve dhe kur zbritën këto dy kaptina i mori ato dhe i la të gjitha gjërat që i bënte më herët në lidhje me këtë çështje. Po ashtu prej dhikreve ( lutjeve) janë dhikret e mëngjesit dhe të mbrëmjes, dhikri me rastin e rënies në gjumë, dhikret pas namazit dhe kështu me radhë. Kështu pra mbrohet njeriu duke lexuar këto dy sure. Po ashtu mbrohet me ajeti kursinë ( ajeti 255 i surës Bekare). Po ashtu mbrohet edhe me këtë lutje: “ eudhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halek”, e përsërit këtë tri herë. Po ashtu lutja: “ bismil-lahil-ledhi la jedurru mea ismihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves-semiul alim”, e përsëritë këtë tri herë. Po ashtu prej mburojës është edhe ruajtja e fëmijëve, pasardhësve dhe pasurisë me këtë dua: “ uidhuke bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”. I Dërguari i Allahut me këtë dua i mbronte Hasanin dhe Husejnin dhe u thoshte: “ Babai i juaj ( Ibrahimi) u këndonte djemve të tij Ismailit dhe Is’hakut këtë dua: “ eudhue bi kelimatil-lahit-tammeti min kul-li shejtanin ve hammetin. Ve min kul-li ajnin lammetin”.
  2. Lënia e zbukurimit të tepruar në vetën tuaj, në pasurinë tuaj, në fëmijët tuaj, në veturë dhe në shtëpinë tuaj, sepse zbukurimi i tepruar në këto mund të shkaktoj mësyshin qoftë nga njerëzit e rëndomtë apo nga ata që kanë zili.
  3. Shpeshtimi i përmendjes së Allahut. Dhikri largon shejtanët e njerëzve dhe xhinëve. Nëse e bënë këtë atëherë mbështetu në Allahun dhe mos ke frikë prej askujt, sepse frika pastaj shkakton vesvese që të përcjellin në çdo vend. Nëse vepron shkaqet sipas sheriatit dije se pastaj nuk ka për të ndodh asgjë me lejen e Allahut. Sa ka nga njerëzit që janë goditur nga syri në jetën e tij, në banimin e tij, në mjetin e tij, në fëmijën e tij, në pasurinë e tij dhe pastaj janë mbështet në Allahun dhe kanë shpëtuar. Sa Ndihmëtar i mirë është Allahu dhe sa Kujdestar i mirë që është Ai. Këto janë shkaqet e mburojës së njeriut para se të ndodhë goditja e mësyshit.

Categories

Archives