Tuesday, 25/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të mbrohemi nga magjia

Si të mbrohemi nga magjia

magjia ndikimi

Disa njerëz e kanë imanin shumë të dobët, saqë ndodh që gruaja të bjerë në atë nivel aq të ulët dhe t’i bëjë burrit të saj magji për interesat më të ulëta.

Çfarë të pengon o vëlla që të mos bësh një mburojë e mos të të godasë magjia? Ndër shkaqet më efikase  pa dyshim se është përmendja e Allahut, siç ka thënë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem në një hadith: “Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Pejgamberin Jahja alejhi selam me pesë fjalë” deri në fundin e këtij hadithi të gjatë, ku në fund të tij Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: “Kurse unë po ju urdhëroj me përmendjen e Allahut, një të vetmit”. Ngase shembulli i përmendjes së Allahut të Lartësuar është sikurse një njeri që është armiku duke e ndjekur shpejt derisa të arrijë e të hyjë në një kështjellë të fortifikuar. Kjo kështjellë është përmendja e Allahut. Besimtari përderisa e përmend Allahun e Lartësuar, është nën mbrojtjen e Allahut nga magjia dhe shejtani e mësysh si dhe çdo e keqe.

Më kujtohet se një hoxhë që bën rukje më ka rrëfyer njëherë se si ai i kishte kënduar Kuran njërit që kishte sulm nga xhinët dhe tha se xhini, i cili ishte në trupin e të sëmurit, u qetësua dhe filloi të flas. Unë e pyeta se si ne kemi mundësi të mbrohemi prej jush më së miri dhe m’u përgjigj duke më thënë se mbrojtja më e mirë për ju prej nesh është që të këndoni përherë të këndoni “edhkaru sabah ve-l mesa” (dhikrin e mëngjesit e të mbrëmjes).

Kur Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem i thoshte Abdullah ibën Mesudit, Allahu qoftë i kënaqur me të, thuaj “kulhuvallahu Ehad” si dhe kaptinën Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes e në mbrëmje, të mjaftojnë nga çdo e keqe”.

Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem donte t’ia humbte kohën kot Abdullah Ibën Mesudit e ta angazhonte katër apo pesë minuta kot, por për një qëllim dhe për një dobi shumë të madhe.

Duhet ditur se Muhamedi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, nuk flet sipas qejfit të vet por fjalët e tij janë shpallje nga Allahu i Lartësuar, siç thotë Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Suretru Nexhm: 3-4)

Përktheu dhe e përshtati:  Hevzi Kadriu 

Nga fjalimi i dijetarit Muhamed Arifi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Çdo rob të cilin e godet ndonjë trishtim apo ndonjë ankth dhe thotë

Categories

Archives