Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të luftojmë kancerin?


Si të luftojmë kancerin?



Vite me radhë njerëzve u është thënë se kemoterapia është e vetmja mënyrë të provohet ( „të provuarit ” është termi i vërtetë ) eliminimi i kancerit. John Hopkins tregon se ekziston edhe një mënyrë tjetër.

Eliminimi i kancerit

1. Çdo person posedon qeliza të kancerit në organizmin e vet. Qelizat e kancerit nuk mund të identifikohen me teste standarde deri atëherë kur të arrijnë numrin prej disa miliardash. Kur mjekët i thonë pacientit pas terapisë se nuk ka më qeliza malinje, ajo do të thotë se qelizat e kancerit nuk mund të identifikohen apo shihen me test, sepse numri i tyre është zvogëluar në atë shkallë sa nuk mund të regjistrohen.2. Qelizat e kancerit paraqiten 6 deri 10 herë në jetën e secilit njeri.

3. Kur sistemi imunitar i njeriut është shumë i fortë, qelizat e kancerit shkatërrohen dhe ndërpritet shumimi i tyre.

4. Kur personi ka kancer kjo tregon se ka ardhur deri te zvogëlimi i materieve ushqyese. Arsyet mund të kërkohen në gjenetikë, ambientin ku jeton, ushqimin ose mënyrën e jetesës.

5. Me qëllim të kompensimit të zvogëlimit të imunitetit, duhet ndryshuar të ushqyerit në mënyrë që të përmirësohet sistemi imunitar.

6. Kemoterapia nënkupton shkatërrimin e qelizave të kancerit, por edhe shkatërrimin e qelizave të shëndosha në palcën kurrizore dhe traktin digjestiv, si dhe mund të vijë deri te dëmtimi i mëlqisë, veshkëve, zemrës, mushkërive, etj.

7. Krahas shkatërrimit të qelizave kanceroze, me rrezatim shkatërrohen dhe dëmtohen edhe qelizat dhe organet e shëndosha.

8. Fillimisht me kemoterapi dhe rrezatim zvogëlohet madhësia e tumorit. Mirëpo, me aplikimin e mëtutjeshëm të kemoterapisë dhe rrezatimit, nuk ka më rezultate të eliminimit të tumorit.

9. Kur në organizëm ka për së tepërmi toksine (helme) të shkaktuara nga kemoterapia dhe rrezatimi, sistemi imunitar lëkundet ose shkatërrohet, gjë që shpie deri te ajo që personi t’i nënshtrohet llojeve të ndryshme të infektimit dhe komplikimeve tjera.

10. Kemoterapija dhe rrezatimi mund të shpiejnë deri te mutacioni i qelizave të cilat bëhen rezistente dhe vështirë shkatërrohen. Edhe me operacion mund të vie deri te përhapja e qelizave të kancerit.

11. Rekomandohet që të mos ushqehen qelizat e kancerit dhe kështu të nxitet shumëzimi i tyre.

a. Sheqeri i ushqen qelizat e kancerit. Largojeni sheqerin dhe me këtë do të largoni ushqimin shumë të rëndësishëm të qelizave të kancerit. Janë të dëmshme edhe zëvendësimet e sheqerit. Më të mira janë zëvendësimet natyrale në formë të mjaltit ose melasës, por në sasi shumë të vogla. Kripa e kuzhinës ka shtesa të dëmshme të cilat i japin ngjyrën e bardhë. Në vend të saj rekomandohen amino-thartinat e Bragut ose kripa e detit.

b. Qumështi e nxit organizmin të prodhoj jargë, në veçanti në traktin digjestiv. Jarga i ushqen qelizat e gjakut. Qelizat e kancerit do të “vuajnë urie“ me largimin e qumështit dhe zëvendësimin e tij me qumështin e paëmbëlsuar (pa sheqer) të sojës.

c. Qelizat e kancerit do të rriten shpejtë në mjedis të thartë. Dijeta me mish është e thartë dhe është më mirë të hahet mish peshku dhe pak mish pule, se sa mish viqi . Mishi përmban edhe antibiotikë të kafshëve, hormone të rritjes dhe parazita, dhe të gjithë janë të dëmshëm, sidomos për të sëmurët nga kanceri.

d. Dijeta e cila përbëhet nga 80% e perimeve të freskëta dhe lëngjeve, drithërave, farave, bërthamave dhe pak pemëve do të krijoj në organizëm një mjedis alkalin. 20% e ushqimit mund të jetë ushqim i zier, përfshirë perimet me kokrra (pasuli, bizelja, bishtaja). Lëngjet e perimeve të freskëta prodhojnë enzime të gjalla, të cilat absorbohen me lehtësi dhe arrijnë në nivel të qelizave brenda 15 minutave, dhe me këtë ushqehen dhe nxitet rritja e qelizave të shëndosha. Për t’iu mundësuar enzimeve të gjalla të prodhojnë qeliza të shëndosha, provoni të pini lëngje të freskëta të perimeve të ndryshme. Hani perime të pagatuara 2 deri 3 herë në ditë. Enzimet shkatërrohen në temperaturë prej 40 ?C.

e. Ikini kafesë, çajit, çokolatës sepse përmbajnë nivel të lartë kofeine. Çaji i gjelbër është shumë më i mirë, sepse ka përbërës të cilët ndihmojnë luftën kundër kancerit. Duhet pirë ujin e pandotur ose ujin e filtruar në mënyrë që t’i iket konsumimit të toksineve dhe metaleve të rënda, të cilat i përmban uji i kronit. Duhet t’i shmangeni ujit të destiluar i cili është i thartë.

12. Proteiat e mishit treten me vështirësi dhe nevojiten shumë enzime për tretje. Ushqimi i patretur mbetet në lukth dhe shkakton krijimin e toksineve plotësuese.

13. Muret e qelizave të kancerit janë të mbuluara me proteina rezistente. Me vetëpërmbajtje nga konsumimi i mishit lirohen më shumë enzime, të cilat i sulmojnë muret e qelizave të kancerit dhe mundësojnë depërtimin e qelizave mbrojtëse të cilat i shkatërrojnë qelizat e kancerit.

14. Disa substanca e rrisin sistemin imunitar (IP6, flori, antioksidantët, vitaminet, mineralet EFA etj.) dhe mundësojnë që qelizat mbrojtëse të organizmit të shkatërrojnë qelizat e kancerit. Vitamina E mundëson mbytjen e qelizave të kancerit, gjë që paraqet reagim të zakonshëm të organizmit në largimin e qelizave të dëmtuara, të padëshirueshme dhe të panevojshme.

15. Kanceri është sëmundje e mendjes, trupit dhe shpirtit. Mendja aktive dhe pozitive ndihmon në mposhtjen e kancerit. Inatosja, jotoleranca dhe zemërimi krijojnë në trup stres dhe thartim. Ushqejeni frymën e dashurisë dhe faljes. Mësoni të shliroheni dhe kënaqeni me jetën.

16. Qelizat e kancerit nuk përparojnë në mjedis me shumë oksigjen. Ushtrimet trupore dhe frymëmarrja e thellë çojnë më shumë oksigjen në qeliza. Terapija me oksigjen siguron shkatërrimin e qelizave të kancerit.

*Lexoni edhe këtë:

1. Mos përdorni ambalazhe plastike
2. Mos e ngrini ujin në shishe plastike
3. Mos përdorni enë plastike në furrën e mikro-valës

John Hopkins e ka shkruar këtë në artikujt e tij të fundit. Kjo i është dërguar edhe Qendrës Mjekësore Ushtarake Valter Rid. Elementi kimik Dioxin e shkakton kancerin, sidomos në gji. Dioksini është tepër toksik për qelizat e organizmave tonë. Për këtë arsye, mos e ngrini ujin në shishe të plastikës, sepse ashtu lirohet dioksini nga plastika.
Kohëve të fundit, Dr. Edvard Fujimoto, menaxher shëndetësor në spitalin “Castle”, ka folur në televizion mbi rreziqet shëndetësore. Pastaj ai ka folur mbi dioksinin dhe ndikimin e tij të dëmshëm në njerëz. Ka thënë se nuk guxojmë ta ngrohim ushqimin në enë plastike në furrë mikro-valore. Kjo ka të bëjë veçanërisht me ushqimin i cili përmban yndyrëra. Ai vë në pah se kombinimi i yndyrërave, temperaturës së lartë dhe plastikës, liron dioksinin, i cili depërton në ushqim dhe në fund në qeliza të organizmit. Ai rekomandon në vend të plastikës përdorimin e qelqit, siç është qelqi rezistent në temperatura, pireks ose qeramikë, të cilët nuk përmbajnë dioksin.
Pra, ushqimi, i paketuar në plastikë, duhet të nxjerrët dhe të ngrohet në diçka tjetër. Letra mund të përdoret nëse e dini prej çkafit është prodhuar. Mirëpo, më e sigurt është të përdoret qelqi rezistent në temperaturë. Ai gjithashtu e përmendi se disa restorante të ushqimit të shpejtë e kanë zëvendësuar ambalazhën plastike me atë të letrës. Dioksini ishte njëra nga arsyet për këtë. Ai nënvizoi edhe faktin se ambalazha plastike është njëjtë e rrezikshme edhe kur përdoret për të mbuluar enët në të cilat ngrohet ushqimi në furrën mirko-valore. Në vend të plastikës, përdorni letrën për të mbuluar ushqimin në furrë mikro-valore./PK/.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Si të shmangni dhimbjet e muskujve ?
Tags:

Categories

Archives