Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të lehtësoni dhimbjen e barkut të bebit për pak minuta, ja 6 gjërat që duhet të dinë të gjithë prindërit



Si të lehtësoni dhimbjen e barkut të bebit për pak minuta, ja 6 gjërat që duhet të dinë të gjithë prindërit

Ato të qarat e shkaktuara nga dhimbjet e barkut që zgjasin me orë të tëra, pa një shkak të dukshëm, mund të mundojnë e të frikësojnë shumë prindër. Por, mos u trembni! Ai nuk ka asgjë shumë serioze, dhe është e sigurt që të tilla dhimbje janë normale tek fëmijët e vegjël dhe nuk rrezikojnë shëndetin e tyre. Ndonëse dhimbja e barkut duket sikur nuk do të pushojë kurrë, shumë prindër vënë re që simptomat zhduken aq shpejt sa edhe fillojnë. Por ka edhe gjëra që mund të bëni për ta ndihmuar bebin tuaj.

ÇFARE ËSHTË DHIMBJA E BARKUT?
Edhe pse nuk ka një përcaktim mjekësor, dhimbja e barkut besohet se shkaktohet nga ajri që grumbullohet në stomak ose bark. Një teori tjetër gjerësisht e besueshme është se shkaktohet nga një intolerancë laktoze (sheqeri natyral i gjendur në qumësht). Zakonisht mbasditeve ose në darkë vonë fëmijët qajnë nga dhimbjet e barkut, mbledhin gjunjët deri në kraharor dhe fytyra i skuqet nga të qarat. Barku i tij mund të fryhet pasi ka thithë shumë ajër. Përpara se të diagnostifikoni dhimbjen e barkut, është e rëndësishme të përjashtoni shkaqet e tjera të të qarit. Fëmija mund të ketë uri ose të ndihet i lodhur dhe nëse ka simptoma të tjera si temperature 37 gradë, diare ose ethe kontaktoni me mjekun tuaj. Dhimbja e barkut, zakonisht, fillon në javët e para të jetës së bebit dhe zgjat deri sa bëhet tre muajsh.

KËSHILLAT PËR LEHTËSIMIN E DHIMBJEVE
1 Ushqimi!
Disa doktorë rekomandojnë të mos e lini shumë të qajë përpara se ta ushqeni, pasi kjo shkakton grumbullimin e ajrit në stomak që thithet nëpërmjet të qarit.

2 Rock ‘n’roll
Lëkundeni me delikatesë fëmijën tuaj duke e mbajtur pranë jush në mënyrë që ai të ndjejë ngrohtësinë dhe rrahjet e zemrës tuaj. Kjo lloj lëvizje mund të jetë shumë relaksuese- edhe pse mund t’ju shkaktojë lodhje të krahëve!

3 Blini ilaçet
Pikat për dhimbjen e barkut gjenden në farmaci, por mos merrni pa konsultim me mjekun tuaj. Mama të tjera përdorin përbërës me bikarbonat sode, e cila mund të përdoret për fëmijë mbi katër javësh. Këto përbërës ndihmojnë të shpërbëhet laktoza e qumështit, duke e bërë më të thjeshtë tretjen. Por, çfarëdo që të përdorni, gjithmonë lexoni me kujdes udhëzuesit dhe kurrë mos i tejkaloni dozat e përcaktuara në fletën udhëzuese.





4 Masazhi magjik
Masazhi është një mënyrë e mire për të ndihmuar çlirimin e ajrit të grumbulluar në stomak. Lyeni gishtërinjtë tuaj me pak vaj ulliri dhe duke përgatitur dy majat e gishtave tregues, fërkoni lehtë stomakun në formë rrethore, sipas drejtimit të akrepave të orës. Bëjini rrathët gradualisht më të mëdhenj, dhe kur të keni arritur rrethin më të madh filloni gjithçka nga fillimi. Përsëriteni këtë proces sa herë të doni. Provojeni një orë përpara se ti fillojnë dhimbjet, por jo pasi të jetë ushqyer.

5Qëndrimi- koka lart
Osteopathia përfshin një manipulim të lehtë të shpinës, qafës ose kokës për të parë nëse janë vendosur siç duhet. Kjo është veçanërisht e dobishme për fëmijë që kanë pasur një lindje të vështirë. Një specialist me përvojë mund të stimulojë nervat të cilat stimulojnë sistemin tretës, ndihmojnë uljen e tensionit dhe ndalojnë spazmat e dhimbshme.

6 Zgjidhje të ëmbla
Kërkimet mjekësore kanë gjetur se dozat e vogla të sukrozës mund të qetësojnë bebet e vogla. Shkrini tre lugë të vogla sheqeri një filxhan me ujë të zierë dhe lëreni të ftohet. Duke përdorur një shiringë plastike derdhni 2 ml të solucionit të përftuar në qoshe të gojës së bebit. Jepini një ose dy doza për jo më gjatë se 2 javë. Nëse gjendja e tij nuk përmirësohet brenda 2 ditëve, ndërpriteni. Mos e përdorni edhe në rast se fëmijës kanë filluar t’i dalin dhëmbët, pasi sheqeri është shumë i dëmshëm për dhëmbët e reja.Kidstime