Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të largoni dhjamin me vetëm dy përbërës

Si të largoni dhjamin me vetëm dy përbërës

 

Shumë sëmundje që cilësohen si moderne, si diabeti, hipertensioni dhe kanceri janë në të shumtën e rasteve rezultat i ushqyerjes jot ë shëndetshme dhe grumbullimit të helmeve në trupin tuaj.

Receta që gjeni më poshtë është shumë efektive për largimin e helmeve dhe largimin e dhjamit të tepër nga trupi juaj.

Nutricionistët rekomandojnë që koha më e mirë për të konsumuar këtë pije është pas ushqimit.

Më e mira e kësaj recete është se ju duhen vetëm dy përbërës, që me gjasë tashmë i keni në frigoriferin e shtëpisë tuaj.

Përbërësit:

1 kg limon

400 gr selino

2 l ujë

Si ta përgatisni këtë recetë?

Filloni duke grirë rrënjët e selinos, e më pas shtoni në 2 litrat ujë. Shtoni edhe lëvoret e limonit.

Lëreni të ziejë kështu për 20 minuta dhe më pas lëreni këtë përzierje të ftohet për 5 deri 6 orë.

Shtrydhini limonët dhe shtojeni lëngun në këtë përzierje, kullojeni dhe vendoseni lëngun në një shishe qelqi.

Si ta përdorni këtë recetë?

Për rezultate sa më të mira, konsumoni 100 ml nga kjo përzierje para ushqimit. Nëse shija e lëngut ju duket shumë e rëndës, atëherë mund t’i shtoni pak ujë./tesheshi.com/

Categories

Archives