Monday, 16/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të kuroni venat pa operacion?



Si të kuroni venat pa operacion?

Venat e zgjeruara janë problem i shumë njerëzve. Duket se me to bëhet betejë e vazhdueshme. Në vijim ju sjellim disa këshilla se si ta trajtoni në mënyrë natyrale këtë problem.

Probleme me venat e zgjeruara kanë më shumë se 50 për qind e njerëzve në moshën e mesme dhe zakonisht është fjala për venat e këmbëve. Nëse qëndrojmë një periudhë më të gjatë në këmbë, presioni në vena rritet madje për 10 herë, ndërsa gratë janë zakonisht më të prekura, veçanërisht në vitet e mëvonshme dhe në shtatzëni.

Me kalimin e kohës, muret e venave hollohen, dhe mund të shfaqen edhe probleme të tjera të lidhura shëndetësore.

Ushqimi

Ushqimi mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në problemet me venat. Nëse keni predispozita ( punoni një punë që kërkon të qëndroni shumë kohë në këmbë ose ulur) ose mjeku ju ka paralajmëruar se është koha që të keni kujdes, mendoni për ndryshimin e dietës. Ju nevojiten shumë fibra të shëndeteshme – perime, fruta, bishtajore dhe drithëra, të cilat i stimulojnë lëvizjet peristaltike të shtresës muskulore të traktit gastrointestinal. Nëse keni kapsllëk, për shkak të mungesës së fibrave, shfaqet presioni në lukth, i cili e pengon qarkullimin e duhur të gjakut në këmbë. Kjo natyrisht i dobëson venat me kalimin e kohës, gjë që çon në zgjerimin, dhimbjen, dhe tek disa njerëz edhe shfaqjen e hemorroideve.

Konsumi i flavonoideve konsiderohet si më i rëndësishmi, i fokusuar në problemet me venat e zgjeruara. Konsumoni sa më shpesh murriza, qershi, boronica, manaferra, stafidhe. Ato janë të pasura me proantocianine, antocianine dhe flavonoide, pigmente që e përmirësojnë funksionin e sistemit vaskular. Flavonoidet janë të pasura edhe me hikërror, ekstrakt të farave të rrushit dhe lëvozhgës së pishës.





Gështenja e egër. – Të gjithë ata që kanë probleme me venat dhe hemorroide janë bindur me vetitë e dobishme të gështenjës së egër. Kremat mund t’i gjeni nëpër barnatore, kurse nëpër internet mund të lexoni edhe se si ta bëni ilaçin tuaj shtëpiak për vena. Nëse e merrni ekstraktin e gështenjës së egër disa ekspertë rekomandojnë 250 mg në ditë.

Gotu kola. – Bëhet fjalë për një bimë veçanërisht të shëndetshme, e cila prej kohësh përdoret në mjekësinë kineze dhe konsiderohet si një “burim i rinisë”. Në disa biodyqane mund të gjeni ekstrakte të kësaj bime dhe kundër venave të zgjeruara i merrni përmes rrugëve orale. Përveç shumë përfitimeve të tjera, ky ekstrakt është dëshmuar të jetë i shkëlqyer për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Rrushkulli shpues. – Kjo bimë e vogël tek ne, dhe në të gjithë Evropën, përveç gështenjës së egër është në krye të listës kur është fjala për trajtimin e venave të zgjeruara. Për këmbët e fryra dhe venat e dhimbshme përdoret zakonisht duke e fërkuar në formën e xhelit dhe kremit. Është efektiv, sepse përmban ruskogenine, të cilat veprojnë në mënyrë antiinflamatore dhe të dobishme në enët e gjakut.

Gingko biloba. – Kjo bimë e popullarizuar është e shkëlqyer për venat e zgjeruara – i forcon muret, e përmirëson transferimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut. Është veçanërisht e mirë për të ashtuquajturat venat merimangë (telangiectasias) dhe rekomandohet marrja e 40 mg ekstraktit të gingko biloba tri herë në ditë derisa venat merimangë nuk largohen.

Uthulla e mollës. – Është ilaç shumë i dobishëm dhe i thjeshtë për venat e zgjeruara – e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe i redukton venat merimangë. Nevojitet që vetëm një garzë, leckë pambuku ose pëlhurë ta lagni me uthull molle dhe ta vendosni në venat e dhimbshme. Mbajeni atë për 15 deri 20 minuta. Përsëriteni procesin dy herë në ditë për një muaj.





Categories

Archives