Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të jem ambicioz dhe të ëndërroj për diçka?

Si të jem ambicioz dhe të ëndërroj për diçka?

Si të jem ambicioz dhe të ëndërroj për diçka?

1 – Ulu me veten për një javë, duke menduar mbi dhuntitë e tua. Këtë mund ta bësh duke ecur përgjatë bregut të detit apo kudo tjetër. Ndryshoje ritmin e jetës për një javë, mjaft me facebook dhe chatt çdo ditë, bëj diçka ndryshe.

2 – Mendo për diçka të bukur dhe të dobishme që do të doje ta realizoje, shkruaje dhe rrëfejua të tjerëve pa të ardhur turp. Kurrë mos të vijë zor nga ëndërrat e tua, edhe pse mund të qeshin të tjerët.

3 – Lexo shumë mbi subjektin e ëndërrës që dëshiron të realizosh. Lexo dhe konsultohu me ekspertë të asaj fushe.

4 – Bëj një plan pune një vjeçar, mbi mënyrën dhe format si mund ta realizosh ëndërrën tënde.

5 – Lute shumë Zotin që kjo ëndërr të bëhet realitet. Përveçse lutjet pranohen nga Zoti, lutja e përforcon idenë në tru, pasi përsëritet shpesh ideja. Prandaj Profeti a.s thotë:”Zoti i do ata që e lusin me vendosmëri.”

Lute Zotin sidomos gjatë Ramazanit që ëndrra jote të realizohet ashtu siç dëshiron. Ti ke provuar shumë gjëra dhe nuk të janë realizuar, përse të mos e provosh dhe këtë? Në këtë rast, të paktën nuk humbet asgjë.

Kënaqësia e fitores së kupës në çfarëdo lloj kampionati nuk zgjat më shumë se gjysëm minuti. Ëmbëlsia dhe kënaqësia më e madhe gjendet përgjatë rrugës gjer tek kupa, gjatë ndeshjeve, stërvitjes, lodhjes dhe mundit. Një kupë që fitohet pa mund dhe djersë nuk përmban kënaqësi dhe gëzim. Prandaj rruga për në xhenet është e mbushur me vështirësi.

Categories

Archives