Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si të bëhesh përsonalitet Kur’anor?

Si të bëhesh përsonalitet Kur’anor?

Kurani

Do të mundohemi tu ndihmojmë, juve të dashur të cilët pyetni vetën tuaj këtë pyetje, tu paraqesim disa hapa praktikë të cilët do tu ndihmojnë të jeni ‘’personalitet Kur’anorë’’:

Muslimani i fortë dhe serioz duhet të mendoi çdo herë në qështje të mëdha, dhe të mundohet ti realizoi ato, dhe ti futë në funksion të gjitha forcat dhe hobit që i posedon për realizimin e këtyre qështjeve, dhe të bëjë plane të studiuara mirë e ta programojë kohën e tij që të arrijë tek qëllimet e larta…

Nuk ka gjë ma e madhe se Kur’ani, libër i Allahut xheleshanuhu fjala e Tij e qartë, e zbriti atë që të na ngjallë (të na mbajë të gjallë), dhe ne gëzohemi e kënaqemi në praktikimin e tij, lëvizim me të, e kuptojmë atë, meditojmë në të, e ngritim bajrakun e tij(e kemi bajrak), ky Kur’an e mbush jetën tonë, i mbush vitet tona, orët tona, a ka jetë më të mirë se sa të jetosh me Kur’anin Famëlartë!! Çdo njëri nga ne duhet ta pyes vetën një pyetje: Si të jem Kur’anorë ??

Kjo pyetje i intereson çdo muslimani çfardo gjinije të jetë, çfardo moshe, apo shkallë mësimore akademike të jetë, çfardo pune apo programi të jetë, i intereson çdo mashkulli e çdo femre, çdo të riu e të reje, çdo të vogli e të madhi, çdo punëtori e nxënësi…çdo person i këti Ummeti ndalet ndonjëher me veten, ndalje të sinqertë e të pastër duke pyet veten e tij: Si të bëhem Kur’anorë ?!

Do të mundohemi tu ndihmojmë, juve të dashur të cilët pyetni vetën tuaj këtë pyetje, tu paraqesim disa hapa praktikë të cilët do tu ndihmojnë të jeni ‘’personalitet Kur’anorë’’:

1- Leximi i shpeshtë i Kur’anit, të mos të mbetët leximi ytë ditorë më pak se një xhuz’ në ditë, të lexosh në kohën më të mirë, në orët më të mira të ditës, e ato orë janë: para namazit të sabahut dhe pas tij, në mënyrë që ndjenjat të lulëzojnë, e të përfitosh bereqetet-mirësitë e shumta nga Allahu xh.sh.

2- Kujdesi i madh për ti mësu rregullat e leximit dhe praktikimin e tyre, dhe mësimin e leximit nga dietarët apo mësuesit e licensuar të tij, të cilët e lexojnë shum bukur Kur’anin, e tëpërfundosh leximin me të, e të marrësh edhe licensë në leximin e tij.

3- Të lexuarit në librat e tefsirit-komentit të Kur’anit(në mënyrë që ta kuptosh atë që lexonë), të lexosh komentin e tij të tërin nga librat e komentit të Kur’anit siç janë: tefsiri i Ibn Kethirit, Nën Hijen e Kur’anit…etj.

4- Të mundohesh ti praktikosh normat dhe udhëzimet e Kur’anit, dhe ta gjykosh çdoherë vetën duke shikuar se çfarë je mangu e ta plotësoshë, e të përqendrohesh më shum në aspektin praktikë të Kur’anit, që të jesh ‘’musliman Kur’anorë i gjallë praktikishtë që ecë nëpër tokë’’, nëse nuk mundohesh të jesh kështu atëherë ke kujdes sepse bie në gradën që thotë Enes Bin Malik-Zoti çoftë i kënaqur me të-: sa e sa lexojnë Kur’anin e Kur’ani i mallkon ata.! E kjo është një fatkeqësi e madhe që goditen ata të cilët nuk praktikojnë Kur’anin.

5- Të lëvizurit me Kur’an, duke shpërnda e duke përhapë (leximin dhe praktikimin e tij) nëmesin e muslimanëve nga familja, të afërmit, shokët, vëllezërit besimtarë që punojnë me Kur’an në qendrat e mësimit të Kur’anit përmendësh, e të atyre që punojnë në çdo punë të hajrit edukativo-islame…

6- Të kaluarit me Kur’an në fazën e ballafaqimit me armiqët e Islamit nga Jehudët e të krishterët, ti luftojmë ata me Kur’an, ti rizgjojmë gjeneratat e reja muslimane me Kur’an nga kthetrat e armiqve…

Këto janë disa nga hapat praktikë që mbushin jetën e muslimanit me Kur’an derisa të bëhet ‘’personalitet Kur’anorë hyjnorë’’ dhe me këtë vazhdonë edhe ndihma e Allahut xh.sh. Ndihmëtarit suprem.

Nga: Dr.Salah El-Khaalidi

Përshtati : Jasir Krasniqi Amman-Jordan

Tags:

Categories

Archives