Wednesday, 26/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta ulim tensionin e gjakut?

Si ta ulim tensionin e gjakut?

tensioni i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është shqetësim për shumë njerëz. Por, ne ua propozojmë disa këshilla:
Tensioni i lartë i gjakut është shqetësim për shumë njerëz. Por, ne ua propozojmë disa këshilla, të cilave duhet t’u përmbaheni, për ta pasur nën kontroll tensionin dhe ta përmirësoni stilin e jetës.

Për ta mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut është mjaft e rëndësishme, për të mos rrezikuar sëmundje të ndryshme, si sulmi në zemër, funksionimi i dobët i veshkave, që janë ndër sëmundjet të cilat mund t’i vuani nga tensioni i lartë i gjakut.

Mjekët këshillojnë që ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, të bëjnë kujdes me dieta, ta mbajnë nën kontroll peshën dhe mbi të gjitha ta reduktojnë konsumimin e kripës.

Ndonjëherë është e nevojshme të marrim medikamente, për ta ulur tensionin, por një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e kontrolluar, mund të japin rezultate të shkëlqyeshme në uljen e tensionit.

Në vazhdim do t’i shihni disa këshilla që ua preferojmë, për ta ‘mposhtur’ tensionin e gjakut:

– ta eliminojmë kripën dhe ta zëvendësojmë me erëza që e bëjnë ushqimin të shijshëm,

– t’i zëvendësojmë disa karbohidrate të rafinuara me ushqime të pasura me sojë,

– të konsumojmë çokollatë të zezë me përqindje të lartë të kakaos. Kjo ndihmon në uljen e tensionit,

– eliminoni ushqimet e konservuara dhe ato me vaj, të gjitha salsiçet dhe mishrat e konservuar,

– rriteni konsumimin e bananeve dhe perimeve të pasura me kalium si patatet shalqinjtë, portokajtë, spinaqin dhe bajamet,

– ndaloni rreptësisht konsumimin e alkoolit, djathit, ushqimeve të ngrira dhe atyre të gatshme,

– ecni çdo ditë së paku 30 minuta ose ndiqeni një aktivitet të moderuar fizik,

Një shkrim tjetër i dobishëm  10 ushqime të pëlqyeshme per konsum veror !

– merrni frymë thellë, për disa minuta në mëngjes dhe gjatë natës, duke e larguar stresin dhe tensionin,

– mos pini duhan, sepse konsumimi i tij i çrregullon arteriet, duke i penguar ato që të zgjerohen dhe kështu e lehtëson hipertensionin,

– flini mirë dhe gjatë, pasi që njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, lehtësisht mund ta ketë tensionin lartë.

Tags:

Categories

Archives