Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta sjellim bereqetin në shtëpi?

Si ta sjellim bereqetin në shtëpi?

Bereqet do të thotë shtim dhe zhvillim. Bereqet në pasuri pra shtim i pasurisë. Bereqet në shtëpi do të thotë lumturia, harmonia, qetësia etj. Ndërsa në ushqim do të thotë edhe pse është pak por ka dukje, pra shpenzimi i tij ka bereqet. Bereqeti në fëmijë është shumica e tyre e morali i tyre i lartë. Në familje mirëkuptimi e dashuria ndërmjet tyre, në kohën, koha e lirë dhe zgjatja, e kryerja e planeve të bëra. Në shëndet, shëndeti i plotë. Në jetë, zgjatja e saj dhe veprat e mira gjatë jetës. Në dije, thellimi e njohja e saj. Pra bereqeti përmbledh të gjitha anët e mira, e mirësitë e shumta. Nuk është diçka anormale të kërkojmë bereqetin…por si?! A fitohet bereqeti ashtu sikur fitojmë për të jetuar? Apo kjo është dhuratë nga All-llahu që ia jep disave e disave jo?! Apo e ka bërë All-llahu i madhëruar të përgjithshme çdokush mund ta arrijë atë?! Apo i ka zgjedhur disa prej robërve të tij e i ka veçuar e nuk i takon askujt tjetër përveç tyre?!. Mrekullitë e Isait, birit të Merjemes alejhi selam Isait alejhi selam i dhuroi All-llahu bereqet “më ka dhënë bereqet” ejani pra të shikojmë bereqetin që All-llahu i ka dhënë këtij të dërguari të ndershëm. Nga bereqetet që i ka dhënë është zbritja e sofrës nga qielli, në të cilën hëngrën populli i tij. I ka dhënë mundësi të ngjallë shpendë nga balta me lejen e All-llahut, i shëron memecët, dhe të verbërit, me lejen e All-llahut. i ngjalli të vdekurit me lejen e All-llahut, e në fund ngrihet për të zbritur përsëri në tokë, për të vënë drejtësi, e t’i jap fund padrejtësisë e fitneve. Të thyejë çdo kryq e të vrasë derrat, dhe se ai nuk është vrarë e as kryqëzuar sikur thonë të krishterët, porse All-llahu,  subhanehu ve teala, e nderoi dhe e ngriti pranë Tij. E ditën e gjykimit do të jetë dëshmitar kundër atyre të cilët gënjyen për të dhe shpifën ndaj tij.

Çështje të cilat sjellin bereqet: I kemi shkurtuar këto në 16 pika:

1-Kur’ani: All-llahu i madhëruar e ka quajtur atë të bereqetshëm ku ka thënë: “ ky është libër të cilin e kemi zbritur të bereqetshëm…….” Ndërsa Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varre, shejtani largohet nga ajo shtëpi e cila lexohet në të sureja bekare” (sahih el-xhamia 7227)

2- Devotshmëria dhe imani: Nuk ka dyshim se imani dhe devotshmëria janë nga çështjet të cilat sjelin bereqet. All-llahu i madhëruar thotë: “ edhe sikur banorët e fshatrave do të besonin e do të bëheshin të devotshëm, do tu hapnim atyre bereqet nga qielli dhe toka”. Bashkëshorti gjen bereqet me devotshmërinë e tij në bashkëshorten, fëmijët dhe rrizkun e tij.

3- Dhikri-Përmendja e All-llahut: Në fillim të çdo pune përmëndim All-llahun. Ka thënë Pejgamberi, sallahu alejhi ve selem: “nëse futet njeriu në shtëpi të tij, e përmend All-llahun e madhëruar, gjithashtu edhe tek ushqimi i tij, thotë shejtani: Nuk keni sot as vend për të fjetur e as darkë. E nëse futet në shtëpi e nuk e përmënd All-llahun e madhëruar, shejtani thotë: gjetëm vend të fjetjes, gjithashtu edhe tek ushqimi i tij nuk e përmend All-llahun shejtani thotë: e gjetëm darkën” (sahih el-kelim)

4- Grumbullimi rreth ushqimit: Eshtë bërë i bereqetshëm ai ushqim i cili grumbullohet rreth tij njerëzit. Ka thënë, salall-llahu alejhi ëe selem: “ Ushqimi i dy vetave mjafton për tre, e i tre vetave mjafton për katër” (sahih ettergib 2129) E shohim këtë më shumë në iftarin e muajit ramazan për arsye se numri i të grumbulluarve shtohet.

5- Syfyri: E kjo për thënien e të dërguarit, salall-llahu alejhi ve selem: “me të vërtetë në syfyr ka bereqet” e bereqeti i kësaj është shpërblimi i këtij agjërimi, sevapi i madh, mbajtja e agjërimit me lehtësi, dhe devotshmëri në adhurim të All-llahut.

6- Uji i zemzemit: Ky burim i dalë nga brendësia e shkretëtirës, nga një tokë e thatë e cila nuk kishte asnjë lloj uji, e as ndonjë mal me burime afër. Asnjëherë nuk është ndërprerë. Ky është një burim i bereqetshëm. Ka thënë për të Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem: “All-llahu e mëshiroftë umu Ismail, sikur të kishte lënë burimin zemzem, -apo ka thënë- sikur të mos e kishte mbledhur do të ishte bërë burim i përhapur” (sahih el-xhamia 8079).

7- Vaji i ullirit: Pema e ullirit është pemë e bereqetshme e ka thënë këtë All-llahu i madhëruar në Kuran ku ka thënë në suren nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk i merr rrezet) vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare”. Ashtu sikur e dimë se vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh.

8- Nata e kadrit: Çdokush prej nesh e di se çfarë bereqeti ka kjo natë. I mbledh pjesëtarët e familjes kujdestari i tyre e u flet për bereqetin e dobitë e mëdhaja që ka kjo natë. Ka thënë All-llahu i madhëruar: “me të vërtetë ne e zbritëm (Kuranin) në një natë të bereqetshme e Ne me të vërtetë ua kemi tërhequr vërejtjen”

9- Dy festat e bajrameve: Të cilat i fillojnë me faljen e namazit të bajramit e falënderojnë All-llahun për mirësitë e shumta që u ka dhënë, u jep bereqet në këto mirësi, ua shton e ua zgjeron ato. Për këtë ka thënë umu Atijeh, radiallahu anha: “ishim të urdhëruara që të dilnim ditën e Bajramit, edhe shërbëtoret, edhe femrat me të përmuajshmet, qëndrojnë mbas njerëzve, bëjnë tekbir kur ata bëjnë tekbir, bëjnë dua kur ata bëjnë dua, shpresojnë bereqetin e kësaj dite dhe pastërtinë e saj”. ( Sahih el-Bukhari).

10- Ushqimi hallall: Ushqimi hallall është ushqimi më i mirë në të cilin All-llahu lëshon bereqet. Ka thënë Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem: “O ju njerëz All-llahu është i Mirë e nuk pranon vetëm se të mirën” (sahih el-xhamia 2744). All-llahu i madhëruar nuk lëshon bereqet në mallin haram e nuk i sjell 44 pronarëve të tij kjo gjë, vetëm se fukarallëk e pakësim.

11- Shtimi i falënderimit: E kjo është e qartë nga thënia e All-llahut të madhëruar: “…e po të falënderoni padyshim ne do tua shtojmë” e shtimi këtu përfshin çdo gjë, qoftë në pasuri, në shëndet, në jetë e të gjitha mirësitë e All-llahut të cilat nuk kanë të numruar e as që mbaron llogarimi i tyre.

12- Sadakaja: Të cilën e shumëfishon All-llahu i madhëruar nga dhjet e deri në shtatëqind fish. E ia shumfishon ende atij që do. E nuk ka dyshim se sadakaja sjell bereqet në pasurinë e njeriut e shton atë. Ka thënë All-llahu i madhëruar: “.. shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugë të All-llahut është sikur shembulli i një fare e cila çel shtatë kallinj, në çdo kallinj ka njëqind kokrra, All-llahu ia shton atij që do, All-llahu është i Gjithëdijshëm” Ka thënë Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem: “një e mirë është e barabartë me dhjetë të mira deri në shtatëqind fish, edhe e keqja sikur kjo vetëm nëse fal All-llahu për të”.

13- Respekti dhe vizita e të afërmve: Siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ve selem: “..vizita e të afërmve, e morali i mirë, i ndriçojnë shtëpitë, e shtojnë jetën” (sahih tergib 2524).

14- Të zgjuarit herët: E kjo kur njeriu zgjohet herët e i fillon punët e tij qysh në mëngjes herët. Ka thënë i dërguari i All-llahut salallhua lejhi ëe selem: “ i është dhënë bereqet umetit tim në të ngriturit herët” ( sahih el-xhamia 2841). Shumë persona flasin për shkakun e suksesit të tyre në jetë, mbas ndihmës së All-llahut të madhëruar, kryerja e punëve të tyre qysh herët në mëngjes.

15- Martesa: Edhe kjo është një nga shkaqet e sjelljes së bereqetit. Disa nga të parët tanë të mirë (selefussalih) kërkonin të martoheshin me qëllim që tu shtohej rizku. Sepse ata e kuptuan këtë nga thë- nia e All-llahut të madhëruar: “e martoni nga mesi juaj ata që janë të pamartuar, martoni edhe salihunët (të përkushtuarët) dhe robët e robëreshat tuaja. Nëse janë të varfër All-llahu do ti pasurojë nga begatitë e Tij, All-llahu është i Gjithë- dijshëm”. Gjithashtu thënien e All-llahut të madhëruar: “Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e rizkut, Ne ju furnizojmë juve dhe ata”.

16- Planifikimi: Si ka mundësi që ndonjëri të pengojë planifikimin duke menduar se çdo gjë lehtësohet me bereqet? A gjejmë sot ne, familje të cilat planifikojnë për të ardhmen e për të ardhmen e fëmijëve të tyre apo thjesht i lënë çështjet ashtu? Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë ta rishikojmë këtë pikë, kemi nevojë të planifikojmë e të pregatitemi për të ardhmen e pastaj ti mbështetemi All-llahut e të kërkojmë prej Tij, subhanehu ve teala, bereqetin.

Marrë nga: www.islamway.com Përktheu: F.Gurra

Categories

Archives