Monday, 18/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

SI TA SHNDËRROSH PIKËLLIMIN NË ADHURIM?

SI TA SHNDËRROSH PIKËLLIMIN NË ADHURIM?

Çfarë shpreson e llogarit nga durimi yt?
Përse je i pikëlluar kështu?
Çfarë janë këto brenga që i fsheh në brendësi të shpirtit?
Të ka dobësuar plogështia e pagjumësia, sikur je vyshkur dhe të është shuar shkëlqimi…Përse tërë këto mundime?

Kjo, që të ka ndodhur, është diç e caktuar, qe ti nuk ke mundësi ta largosh përveç nëse Allahu dëshiron. Allahu nuk e ngarkon njeriun me çka nuk mundet andaj mos u ngarko me këto pikëllime e brenga qç nuk mund t’i përballosh.
Shfrytëzoje fatkeqësinë tënde për interes tëndin që të fitosh më shumë se që ke humbur dhe që pikëllimi yt të shndërrohet në një adhurim madhështor të quajtur “Durim”. Më fal, jo në një adhurim por në shumë adhurime, si: Mbështetja në Allahun (tevekkuli), pajtimi me caktimin e Tij (ridaja), falënderimi (shukri)…
Kështu, Allahu brengat tua do t’i zëvendësojë me gëzime në dunja e ahiret ngase kush e mbush zemrën me Rida (pajtimi me caktimin e Allahut), ai nuk do të ketë frikë nga fatkeqësitë…
Kjo është lumturia. A nuk sheh se besimtarët janë më të buzëqeshurit edhe pse ata sprovohen më së shumti.
Kupto! Dynjaja kurrë nuk bëhet e qetë për asnjë njeri; një sprovë mbaron, tjetra është në radhë…
O durimtar!
Ndoshta e ke parë veten, befasisht, në detin e pikëllimeve duke luftuar me dallgët e valëve mbytëse të brengave të cilat mundohen ta fundosin barkën tënde të vogël derisa ti je duke lundruar me kujdesin maksimal djathtas e majtas…Por valët ishin shumë më larte se ti dhe nuk mbeti gjë tjetër vetëm se të ta humbin orientimin dhe ndoshta edhe vet ty…
Në ato çaste të vështira u binde se nuk ka shpëtim tjetër përveçse nga Allahu kështu sytë tu mbushen me lot, zemra jote u nënshtrua plotësisht, e tëre qenia jote iu kthye Allahut: O Zoti im! O Zoti im! O Çlirues i brengave, më shpëto nga brenga ime! Këtu, automatikisht, sheh se dallgët e detit të pikëllimit, shuhen. Barka jote tani lëviz qetë. Në të vërtetë, asgjë, përveç brendësisë sate, nuk ka ndryshuar. Thotë Allahu:
“إِنَّ اللَّهَ لا يُغَيِّرُ مَا بِقَوْمٍ حَتَّى يُغَيِّرُوا مَا بِأَنْفُسِهِمْ
…All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”. ( )
Ankthi yt u shndërrua në nënshtrim Allahut, hidhërimi yt në pajtim me caktimin e Allahut…
Përse këto derte e pikëllime nuk i bën si çelës shpëtimi në ahiret ngase, pasha Allahun, këto janë ditët dhe netët tua në dynja, andaj bë durim, dhe llogarit:
1. Shpërblimi i durimtarit. Durimtarit i derdhet shpërblimi pa masë e llogari. Allahu ka thënë:
“إِنَّمَا يُوَفَّى الصَّابِرُونَ أَجْرَهُمْ بِغَيْرِ حِسَابٍ
… ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!”. ( )
2. Të ngadhënjesh me të qenurit e Allahut me ty ngase Allahu thotë:
“َاصْبِرُوا إِنَّ اللَّهَ مَعَ الصَّابِرِينَ
… Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit”. ( )
3. Që Allahu të të dojë ty, qëllim mbi qëllim, synim mbi synim, për çdo besimtar. Thotë Allahu:
“وَاللَّهُ يُحِبُّ الصَّابِرِينَ
…All-llahu i do durimtarët”. ( )
4. Që ta kesh botën e amshueshme. Allahu ka thënë:
“وَالَّذِينَ صَبَرُوا ابْتِغَاءَ وَجْهِ رَبِّهِمْ وَأَقَامُوا الصَّلاةَ وَأَنْفَقُوا مِمَّا رَزَقْنَاهُمْ سِرّاً وَعَلانِيَةً وَيَدْرءُونَ بِالْحَسَنَةِ السَّيِّئَةَ أُولَئِكَ لَهُمْ عُقْبَى الدَّارِ (22) جَنَّاتُ عَدْنٍ يَدْخُلُونَهَا وَمَنْ صَلَحَ مِنْ آبَائِهِمْ وَأَزْوَاجِهِمْ وَذُرِّيَّاتِهِمْ وَالْمَلائِكَةُ يَدْخُلُونَ عَلَيْهِمْ مِنْ كُلِّ بَابٍ (23)سَلامٌ عَلَيْكُمْ بِمَا صَبَرْتُمْ فَنِعْمَ عُقْبَى الدَّارِ
Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. 23. (përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë, ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. 24. (u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend”. ( )
5. Llogarit në durimin tënd gjatë sprovës që Allahu të të përkrah, të ndihmojë kundër saj dhe që fundi (shpërblimi) të jetë për ty. Thotë Allahu:
“فَاصْبِرْ إِنَّ الْعَاقِبَةَ لِلْمُتَّقِينَ
…Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit”. ( )
6. Që të jesh prej të shpëtuarve dhe të suksesshmëve. Thotë Allahu:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اصْبِرُوا وَصَابِرُوا وَرَابِطُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut”. ( )
7. Falja dhe shpërblimi i madh. Ka thënë Allahu:
“إلَّا الَّذِينَ صَبَرُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَئِكَ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ
Përveç atyre, të cilët kishin durim dhe bënin vepra të mira, të tillët kanë falje (të gabimeve) dhe shpërblim të madh”. ( )
8. Që të fitosh nga Allahu mëshirë dhe udhëzim për gjërat që Ai i do dhe i pëlqen. Thotë Allahu:
“وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ بِشَيْءٍ مِنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنْفُسِ وَالثَّمَرَاتِ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ (155) الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُمْ مُصِيبَةٌ قَالُوا إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ (156) أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ
Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. 156. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: “Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi”! 157. Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. ( )
9. Shikoje vjeshtën kur pemëve iu bien gjethet! Vërtet është një pamje e bukur! Pastaj ndalu dhe mendo se pikërisht kështu, në këtë formë, nëse ti bën durim dhe llogarit në Allahun, pemës së shpirtit tënd i bien gjethet e mëkateve. Ka thënë Muhammedi, alejhi’s selam:
“ما من مسلم يصيبه أذى من مرض فما سواه إلا حط الله [ به] سيئاته كما تحط الشجرة ورقها
Nuk ka musliman që goditet nga diç e pakëndshme, sëmundja apo diç tjetër qoftë, e që Allahu me të nuk ia shkundë mëkatet ashtu siç pemës i shkunden gjethet e saj”. ( )
Fjala e fundit…
Vëlla dhe motër! Durimi nuk është vetëm në caktimet e Allahut. Ka edhe lloje tjera të tij: Durimi në adhurime për Allahun dhe durimi në shmangien mëkateve, andaj mos harroni që të shpresoni në këto shpërblime në të gjitha llojet e durimit!

Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI

Categories

Archives