Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta qetësosh shpirtin tënd?


Si ta qetësosh shpirtin tënd?


namazi qetesim

“Namazi është shtylla e dytë prej shtyllave të Islamit, pas dy dëshmive (dëshmia se Allahu është i vetmi i Cilimeriton adhurimin dhe dëshmia se Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është rob dhe i Dërguar i Allahut).
Namazi është dallimi mes muslimanit dhe jomuslimanit.
Ai është shtylla kryesore e Islamit, gjeja e parë për të cilën njeriu merret në Llogari (në Ditën e Gjykimit).
Nëse namazi është i saktë dhe pranohet, pranohen të gjitha veprat e tjera.
Nëse nuk pranohet, nuk pranohen veprat e tjera.

Namazi është përmendur në shumë vende në Kuran, në forma te ndryshme.
Ndonjëherë Allahu urdhëron që ta falim atë, ndonjëherë shpjegon veçoritë e tij, ndonjëherë sqaron shpërblimin e tij, e ndonjëherë e lidh me sabrin dhe urdhëron që të kërkojmë ndihmë me të dyja këto (sabër dhe namaz) në raste të vështira.

Më tej, namazi ishte qetësimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në këtë botë. Ai është stolia e pejgamberëve, shenja dalluese e të devotshmëve, lidhja mes robit dhe Zotit të Botëve; ai ndalon nga veprat e fëlliqura dhe të këqija.”

“Elmulakhas elfikhij”
Shejkh Salih el Feuzan:

Një shkrim tjetër i dobishëm  Guri i zi
Tags:

Categories

Archives