Tuesday, 30/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta presim muajin e Ramazanit?


Si ta presim muajin e Ramazanit?


urime ramazani

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut (subhanehu we teala) i cili i obligoi rroberit e tij me agjërimin e muajit të rramazanit ku tha:

O ju që keni besuar ju është bërë juve obligim agjërimi (I muajit të Rramazanit)sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm

(El-Bekare 183)

E kush e përjeton prej jush këtë muaj,le të agjërojë…”(El-Bekare 185)

Paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të dërguarin e tij Muhammedin

(SalAll-llahu alejhi we selem) i cili tha:

Është ngritur islami me pesë shtylla: Dëshmija se nuk ka Zot tjetër që e meriton adhurimin përveç All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s është i dëruar i Tij,Falja e namazit,dhënja e zekatit,agjërimi i muajit të Rramazanit dhe shkuarja në haxh”(Muttefekun alejh)

Vëllezër të nderuar muslimanë po ju përgëzoj me ardhjen e muajit të Rramazanit,muaj në të cilin All-llahu (subhanehu we teala) filloi zbritjen e Kur’anit ku thotë:

Muaji i Rramaznit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani”(El-Bekare 185)

Muaj të cilin All-llahu xh.sh I obligoi muslimanët agjërimin e tij ku thotë:

O ju që keni besuar ju është bërë juve obligim agjërimi (I muajit të Rramazanit)sikur që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush,kështu që të bëheni të devotshëm

(El-Bekare 183)

Është muaj për të cilin Pejgamberi s.a.v.s i ka përgëzuar shokët e tij për ardhjen e tij ku transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se pejgamberi s.a.v.s i thoshte shokëve te tij:

Ju ka ardhë juve muaji i Rramazanit,muaji i bekuar,ua ka obliguar All-llahu xh.sh agjërimin e tij,hapen dyert e xhennetit,mbyllen dyert e xhehennemit dhe lidhen djallët me pranga,në te (Rramazan) është një nat më e vlefshme se një mij muaj

(Ahmedi,Nesaiu dhe Albani ka thenë hadithi është i vërtetë)

Është muaj për të cilin Sahabët (shokët e Pejgamberit s.a.v.s) e kanë lutur All-llahun xh.sh gjashtë muaj që tua mundësojë ta presin ate,dhe janë lutur gjashtë muaj pas Rramazanit që All-llahu xh.sh tua pranoj ibadetet e tyne”(Sahihu En-nesai)

Pra ky muaj duhet përitur në këtë mënyr nga muslimanët,të gëzohen për ardhjen e tij sepse ky muaj është muaj i faljes së mëkateve,Pejgamberi s.a.v.s thotë:

Me të vërtetë All-llahu xh.sh ua ka bërë obligim agjërimin e muajit të Rramazanit,dhe falja e namazit (të taravive) është sunnet për ju,kush e agjëron ate me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh,do të dal nga mekatet e tij sikur në ditën kur ka lindur”(Nesaiu dhe Albani ka thëtë hadithi është i vërtetë)

Poashtu Pejgamberi s.a.v.s thotë:

Kush e agjëron muajin e Rramazanit me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mëkatet e kaluara,poashtu kush falet në Rramazan me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mëkatet e kaluara,dhe kush falet natën e Kadrit me besim të plotë dhe duke shpresuar shpërblimin e All-llahut xh.sh do ti fallen ati mëkatet e kaluara”

(Muttefek Alejh)

Prandaj muslimani duhet ta pret këtë muaj me gëzim të madh dhe duke e falënderuar

All-llahun xh.sh që ja ka mundësuar ta pret atë,që tia mundësoj që All-llahu xh.sh tia shlyej mëkatet e bëra.

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.s i cili ka thenë:Kam ndëgjuar Pejgamberin s.a.v.s duke thenë se All-llahu xh.sh thotë:

Çdo punë e birit të Ademit është për të,përveç agjërimit,që në të vërtetë është vetëm për mua dhe unë e shpërblejë për të

Poashtu Pejgamberi s.a.v.s thotë:

Çdo punë e birit të Ademit është për të,shpërblehet prej dhjetë deri në shtatqind here më shumë, përveç agjërimit,që në të vërtetë është vetëm për mua dhe unë e shpërblejë për të,e lenë epshin e vet dhe ushqimin e tij vetëm për Mua,agjëruesi i ka dy gëzime:një gëzim e ka kur të bëjë yftarë,dhe tjetrin gëzim e ka kur ta takoj All-llahun (Subhanehu we Teala)”(Muttefekun Alejh)

Pra vëllezer muslimanë a ka gëzim ma të madh se sa që All-llahu xh.sh të na shpërblejë me shpërblim të pakufi dhe që asnjëri nuk mund ta shpërblejë ate përveç All-llahu xh.sh,poashtu agjëruesi i ka dy gëzime siq u cek edhe në hadithin e lartpërmenduar,gëzimi i tij i parë është kur të bëjë yftarë gëzohet për begatitë qe ja ka dhuruar All-llahu xh.sh poashtu gëzohet për ushqimin që e hanë qe më herët e kish të ndaluar,kurse gëzimin e dyte e ka kur të takohet me All-llahun xh.sh gëzohet për shpërblimin e madh që ja dhuron All-llahu xh.sh agjëruesit,poashtu gëzohet sepse në xhennet është një derë që quhet Rejjan në të cilën nuk do të hyjë askush përveç agjëruesve,transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s thotë:

Me të vërtetë se në xhennet është një derë quhet Rejjan,thiren në ditën e gjykimit dhe thotë:Ku janë Agjëruesit? Dhe kush ka qenë prej atyne që kanë agjëruar do të hyjë në këtë derë,e kush hyn në këtë derë nuk do të etet (eqtohet) më kurrë

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nata e Kadrit

(Buhariu dhe Muslimi)

Poashtu gëzohet se agjërimi bën ndërmjetësim për agjëruesit,transmetohet nga Abdullah ibn Amri se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“ Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për rrobin në ditën e gjykimit,Agjërimi thotë:

O All-llah,i kamë larguar ata nga ushqimi dhe knaqësitë pra mundësoma mua që të ndërmjetësoj për ta,poashtu edhe Kur’ani thotë:O All-llah i kamë ndaluar ata nga gjumi i natës mundësoma mua që të ndërmjetësoj për ta,dhe All-llahu xh.sh ua mundëson”(Ahmedi)

Vëllezër dhe motra të dashur muslimanë a nuk keni edhe ju dëshirë që All-llahu xh.sh t’ju shpërblejë me shpërblimin e Tij,me Xhennetin e Tij,a nuk keni dëshirë që në ditën e gjykimit të jesh edhe ti prej të thirurve nga kjo derë e quajtur Rejjan dhe të mos etesh asnjëherë,a thua a nuk ke dëshirë që agjërimi të ndërmjetësoj për ty tek All-llahu xh.sh që të të fus në Xhennetij e Tij!?

Poashtu All-llahu xh.sh në Rramazan i shumëfishon shpërblimet,Pejgamberi s.a.v.s thotë:

Kush bën një të mirë në Rramazan (falë një namaz sunnet apo nafile ose bën vepra të pëlqyera),do ta ketë shpërblimin sikur ta ketë kryer një farz jashtë Rramazanit,dhe kush e kryen një farz në Rramazan,do ta ketë shpërblimin sikur ti ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë Rramazanit

Poashtu transmetohet nga Selmani r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thenë në hudben e tij:

O ju njerëz ju është afruar juve një muaj i bekuar,muaj në të cilin është një nat ma e vlefshme se një mijë muaj (nata e Kadrit),All-llahu xh.sh ja u ka bërë obligim (farz) agjërimin e këti muaji, dhe falja e namazit (të taravive) është sunnet për ju, kush bën një të mirë në Rramazan (falë një namaz sunnet apo nafile ose bën vepra të pëlqyera),do ta ketë shpërblimin sikur ta ketë kryer një farz jashtë Rramazanit,dhe kush e kryen një farz në Rramazan,do ta ketë shpërblimin sikur ti ketë kryer shtatëdhjetë farze jashtë Rramazanit,dhe ai është muaj I durimit dhe shpërblimi i durimit është xhenneti,kush e ushqen një agjërues do të jetë shkak për shlyerjen e mekateve të tij dhe do të shpëtojë nga zjarri,poashtu do ta ketë shpërblimin sikur ai që agjëron pa ju pakësuar nga shpërblimi i agjëruesit asgjë”Kanë thenë të pranishmit”O i Dërguar i All-llahut:Të gjithë nga ne nuk i kanë mundësitë që ti ushqejnë agjëruesit?Pejgamberi s.a.v.s tha:”All-llahu xh.sh ja jep këtë shpërblim edhe ati i cili e ushqen një agjërues edhe vetëm me një hurme apo me një gotë ujë apo qumsht,ky është muaj që fillimi i tij është mëshirë,mesi i tij është falje nga mëkatet dhe fundi i tij është shpëtim nga zjarri i xhehennemit”(Bejhekiu)

Muaji i Rramazanit është muaj i leximit të Kur’anit,muaj i lëmoshës,muaj i mëshirës,muaj i shtimit të faljes së namazeve,transmetohet nga Mugire ibn Shobe r.a

Se Pejgamberi s.a.v.s është falur derisa u janë anjur këmbët,dhe iu është thenë ati:Ti po falesh kaq shumë dhe All-llahu xh.sh ti ka falur mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet? Pejgamberi s.a.v.s ka thenë:”A mos të jem rrob faliminderues!?”(Buhariu dhe Muslimi)

Shikojeni vëllezër se si ka qenë namazi i Pejgamberit s.a.v.s të cilit iu janë falur mëkatet e kaluara dhe të ardhmet,është falur aqë shumë saqë ju janë anjur këmbët nga namazi i shumtë,pra ta pyesim vetvehten tone a thua vallë sa falemi ne gjatë natës apo si e falim namazin e taravisë,e qka është më e rrëndësishmja a thua a e falim namazin e sabahut,drakes,ikindis,akshamit dhe jacisë,namaze për të cilat do të pyetemi në ditën e gjykimit para All-llahut xh.sh,në ditën kur nuk do të na sjell dobi as pasurija e as familja,por do të na sjellin dobi veprt tona të cilat i kemi bërë në këtë botë.

Së fundi e lusim All-llahun xh.sh që të na bëjë prej rrobëve të tij të devotshëm,të na mundësoj që ta kalojmë këtë muaj të bekuar në ibadete dhe në ato vende ku All-llahu xh.sh është i knaqur me ne e jo nëpër kafene të ndryshme duke e pritur syfyrin duke luajtur letra apo bixhoze të ndryshme,e lusim All-llahun xh.sh që të na shpërbleje për agjërimin tonë dhe të na bëj prej atyne që do të hynë në derën Rejjan dhe që agjërimi ynë të ndërmjetësoj tek

All-llahu xh.sh që të hyjmë në xhennetin eTij dhe ta shohim fytyrën e All-llahut xh.sh dhe të takohemi me të dashurin tonë Muhammedin s.a.v.s dhe shokët e tij.

Wel hamdu lil-lahi Rabil alemin.

Wes-selamu alejkum we Rrahmetull-llahi we Berekatuhu

Përgaditi: Eroll Nesimi

Categories

Archives