Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta përdorim mjaltin?



Si ta përdorim mjaltin?

mjalti
Preferohet që ta përdorim para ushqimit ose menjëherë pas ushqimit për arsye se mjalti përmban edhe sheqerna në vete dhe mund të jetë ushqim ideal për t’i ushqyer bakteret e dhëmbëve. Menjëherë pas përdorimit të mjaltës është mirë të pastrohen dhëmbët. Sepse vlerat biologjike që i ka, i ruan shumë të freskëta, bioefektin e ka drejtpërsëdrejti, efektin e ka, sidomos kur mjaltin e mbajmë sa ma gjatë në gojë. Mjaltin nëse e përpijmë, në lukth, përmes thartirës se tretjes, atij i dëmtohen vlerat ushqyese siç janë bioefektet e ndryshme dhe enzimat. Nëse është fjala për atë, i cili dëshiron ta hajë si ëmbëlsire mjaltin, nuk është patjetër të konsumohet çdo ditë. Mjaltin nuk është mirë ta vlojmë ose ta qesim në ujin në temperatura të larta, as në qumështin tepër të ngrohur, sepse temperatura shumë e lartë, mbi 45 grade, ia dëmton ose ia humbë efektin e vlerave biologjike që ka. Temperatura sa ma e lartë, aq ma shumë i dëmton vlerat biologjike.