Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta kuptosh që Allahu të do



Si ta kuptosh që Allahu të do

Nëse doni ta dini dashurinë e Allahut për ju, atëherë shiko në këto tri vepra (punë), nëse kryeni një prej tyre, kjo tregon dashurinë e Tij për ju.

1. Shtimi i kryerjes së adhurimeve vullnetare (nafile) në mënyrë të vazhduar.

Në një hadith kudsij transmetohet se Allahu i Lartësuar ka thënë:

“… dhe vazhdon robi Im të afrohet tek Unë, duke kryer nafile (adhurime vullnetare) derisa ta dua atë (robin). (Buhariu, 6502).

Vullneti i njeriut për shtimin e veprave dhe adhurimeve vullnetare (nafile) dhe vazhdueshmëria në to është shenjë treguese e dashurisë së Allahut për robin e Tij. Nafilet janë çdo punë e mirë që bëhet për hir të Zotit, përveç farzeve (obligimeve) dhe këtu hyjnë falja e syneteve apo namaz nafile, agjërimi vullnetar (të hënë, të enjte, tre ditët e bardha 13,14,15 të çdo muaji hënor, dita e Arafatit, dita e Ashures, etj…), dhënia e lëmoshave (përveç zekatit që është obligim), ndihma e nevojtarëve, futja e gëzimit në zemrën e vëllait musliman, etj, etj, etj.

2. Ndjekja e të Dërguarit të Allahut -alejhi salatu ue selam-. Ka thënë Allahu i Madhëruar:

“Thuaju (o Muhamed): ‘Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë’.” Al Imran, 31.

Ndjekja e Profetit -alejhi salatu ue selam- është që të ndjekësh sunetin e tij, moralin e tij, të punosh me thëniet e tij, veprat e tij, udhëzimin e tij dhe reputacionin e tij dhe t’i bësh realitet ato në punët e përditshme të jetës tënde.





3. Dashuria për njeri-tjetrin dhe shkëmbimin e vizitave e shpenzimi pasurisë për hir të Allahut.

Në një hadith Kudsij transmetohet se Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Është bërë obligim dashuria Ime për ata që duhen mes veti për hir të Madhërisë Time dhe është bërë obligim dashuria Ime për ata që vizitohen për hir të Madhërisë Time, dhe është bërë obligim dashuria Ime për ata që shpenzojnë me njëri- tjetrin për hir të Madhërisë Time, dhe ata që duheshin me njëri -tjetrin për hir të Allahut do ulen nëpër kolltukë të ndriçuar dhe nën hijen e Arshit të Allahut, atë ditë në të cilën nuk ka hije përveç hijes Tij!”. Ahmedi, 22064; Sahih el-xhamia, 4321.

Dashuria për njëri-tjetrin dhe shkëmbimi i vizitave e shpenzimi i pasurisë për hir të Allahut, do të thotë që t’i kryesh këto vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut…

Marrë nga “المنتقي شرح الموطأ”, Hadithi 1779.

Burimi i Jetës