Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur

Si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur

bashkshorti

Si ta bësh bashkëshortin tënd të lumtur…

1. Ji e butë me bashkëshortin tënd.
2. Ki kujdes gjatë bisedave të tij dhe dëgjoje
atë me vëmendje.
3. Mos e ngrit e zërin ndaj tij.
4. Të kesh urtësi dhe butësi gjatë bisedës me
të.
5. Flit për gjërat që e gëzojnë atë.
6. Përdor fjalë të ëmbla, e a ka dikush që nuk
i do ato.
7. Buzëqeshi.
8. Mos qesh kur ai është i mërzitur apo i
hidhëruar.
9. Mos ia përmend të metat që ka në prezencë,
por shfytëzo kohën e përshtatshme.
10. Përmendja të mirat që i posedon ai.
11. Mos i zmadho gjërat e vogla apo ndonjë
gabim eventual.
12. Për ndonjë ves të keq të tij bëj durim dhe
mos ia përmend.
13. Ki mendim të mirë ndaj tij.
14. 39. Bëhu e sinqertë me të.
15. Zbukuroju para tij, e sidomos para gjumit,
pasi gratë e tona gjithmonë janë të mbuluara
dhe ka mundësi të mos duken bukur.
16. Parfumosu para se të vijë ai.
17. Kur ai kthehet në shtëpi, përgëzoje dhe
prite me buzëqeshje.
18. Këshilloje atë pas momenteve më të mira.
19. Mundësisht brenda ditës të dëgjoni së
bashku një ders, një këshillë të shkurtër apo të
lexoni diçka..
20. Ik disa ditë tek familja jote dhe dërgoi
mesazhe dashurie.
21. T’i shprehësh mungesën atëherë kur jeni
larg njëri-tjetrit.
22. Për ndonjë gabim mos mbaj shumë
hidhërim e të lozë shejtani mes jush.
23. I dhuro puthje në mëngjes.
24. Ushqeje nganjëherë! Kjo e shton dashurinë
dhe respektin.
25. Mos e lë burrin pas dore, kujdesu në
maksimum për atë.
26. Nëse ecni rrugës bashkë dhe ai kthen
kokën në një anë dhe po në atë anë ka qenë
ndonjë vajzë e bukur, mos i thuaj pse e
shikove, se ndoshta nuk ka qenë duke e
shikuar.
27. Në rrugë mos përcill çdo lëvizje të tij.
28. Blej ndonjë dhuratë, nuk do të thotë vetëm
ai të të blej ty.
29. Kuptoje për mundësitë e tij materiale dhe
mos kërko diçka jashtë mundësive.
30. Respektoi prindërit dhe të afërmit e tij, e
sa i përket prindërve kurrë mos i fol keq për
ata.
31. Mos lejo askënd që të futet në jetën tuaj
familjare.
32. Jetën tuaj asnjëherë mos e krahaso me
jetën e te tjerëve.
33. Mos mendo se ka ndonjë burrë tjetër më të
mirë se ai.
34. Mos i refuzo të gjitha opsionet e tij.
35. Pastrojuni bashkë, të mjerë janë ata që
nuk e kanë provuar ashtu siç ka thënë ibën
Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
36. Dhuroi shpesh puthje spontane apo të
papritura.
37. Jeta romantike nuk bëhet pa probleme
bashkëshortore, kështu që bëhu e durueshme.
38. Kujdesu për pastërtinë tënde trupore.
39. Dhe në fund: Ik në dhomën e gjumit dhe
para se të vij burri, zbukuroju në mënyrën më
të mirë, apo ndonjëherë pasi të vij ai nga
namazi i sabahut, nëse del për tu falur në
xhami.

Tags:

Categories

Archives