Saturday, 21/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Si përfunduan ata që e fyen Muhammedin a.s?!!



Si përfunduan ata që e fyen Muhammedin a.s?!!

Si përfunduan ata që e fyen Muhammedin a.s?!!

“Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin””(6:10)

Përzgjodhi dhe përshtati: Shevki Sh. Voca

Çdo njeri që e urren, përbuzë dhe lufton kundër profetit Muhamed s.a.v.s. Allahu do ta humb dhe nuk do t’i lë askund gjurmë. Çdo njeri që e përqesh dhe ofendon të dërguarin e Allahut, Muhamedin s.a.v.s. do të jetë i ndëshkuar në këtë botë dhe në botën tjetër. Emrin e Muhamedit s.a.v.s. për çdo ditë e përmendin, një miliard e pesëqind milion njerëz, dhe po aq zemra rrahin për te. Se sa zemra gjatë historisë 1400 vjeçare janë rrah, edhe sa shumë do të rrahin deri në ditën e gjykimit?! Vetëm All-llahu i madhëruar e di. Po të gjithë armiqtë e tij do të jenë të shkatërruar dhe të humbur, sikur të mos kishin lindur fare. Allahu i madhëruar është dëshmitar i çdo gjëje.

Në një ajet të Kuranit, në lidhje me këtë, Allahu i madhëruar thotë: “Edhe të dërguarit e tjerë para teje janë përqeshur, e ata që u tallën pësuan (dënim) për shkak se talleshin” (6:10).

Me këtë ajet të ndershëm, Allahu i madhëruar e lajmëron të dërguarin e tij Muhamedin s.a.v.s. që talljet, ofendimet, nënçmimet, përbuzjet… janë pjesë përbërëse e misionit e të gjithë të dërguarve të Allahut.

Si u mbyt Ukbe b. Ebi Muiti

Ky njeri shfaqte një armiqësi të madhe ndaj Muhamedit s.a.v.s. me çka ai e kalonte çdo kufi të fanatizmit. Në Sahihun e tij, imam Buhariu transmeton nga Abdullah bin Mes’udi, r. a. se si një ditë, Resulullahu s.a.v.s. ishte duke u falur tek Ka’bja. Aty pari qëndronin të ulur jo besimtarët, njëri prej të cilëve pyeti: “Cili prej nesh do të shkoi tek kasapi e të sjellë zorrë për t’i hedhur mbi supet e Muhamedit kur ai bie në sexhde?” Duke mos pritur në kalimin e kohës, lajmërohet më i guximshmi prej tyre Ukbe b. Ebi Muiti. I cili i solli zorrët, dhe priti deri sa Resulullahu ra në sexhde, e pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unë këtë e shikoja dhe nuk mund të bëja asgjë”, – thotë Abdullah b. Mes’udi, dhe vazhdon-ata filluan të qeshin aq tepër, saqë dridheshin nga të qeshurit. Resulullahu a. s. mbeti në sexhde dhe nuk e ngriti kokën deri sa i erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrën nga supet, e ai e ngriti kokën dhe tha: O Allahu im, Ty po t’i lë kurejshitët.” Këtë e përsëriti tri herë. “O Zoti im Ty po ta lë Ebu Xhehlin, Utbe b. Rebian, Shejbeh b. Rebian, El-Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbet b. Ebi Muitin…”- ndërsa e përmendi edhe të shtatin por nuk ia mbajta mend emrin. Por, pasha Krijuesin tim, të gjithë ata i kam parë të vdekur në varrin e përbashkët të mushrikëve pas luftës në Bedër”, përfundon rrëfimin Abdulla b. Mesudit r. a.

Si përfundoi jeta e Ubej b. Halefit

Ubej b. Halef dhe Ukbe b. Ebi Muit, që i përmendëm më parë, ishin shokë të mirë dhe të pa ndarë. Mbanin marrëdhënie të ngushta mes veti. Me një rast kur rrezet e mprehta të dritës kishin ndriçuar zemrën e Ukbeta b. Ebi Muitit, ai gjendej ulur afër Resulullahut a.s. të cilin e dëgjonte duke folur. Ky lajm i arriti Ubej b. Halefes, i cili për këtë rast e qortoi ashpër duke i thënë: “A është e mundur se je ulur pranë Muhamedit, dhe ke dëgjuar fjalimin e tij?!” Nëse kalon afër tij, dhe nuk e pështyn në fytyrë, dije që unë as që do të shikoi, e lere më që të flas me ty! I mjeri Ukbe b. Ebi Muit, ashtu edhe veproi. E pështyu në fytyrë Muhamedin s.a.v.s., edhe pse për këtë nuk kishte ndonjë arsye.

Me këtë rast Allahu xh. sh. për ata dy shpalli ajetet e Kuranit: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtet, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar”. (Furkan 27-29)

Me një rast, Ubejj b. Halef, ishte duke mbajtur në dorë një kockë të kalbur, të cilën pastaj e thërrmojë, dhe pluhurin e saj ia fryu Resulullahut a. s. duke i thënë: “Muhamed, ti pohon se Allahu këto (kocka të kalbura) sërish do ti ngjallë, pasi që ato veç janë kalbur!?” “Po, unë ashtu them”, iu përgjigj Pejgamberi a. s. “Allahu këtë do ta ringjallë sikurse që do të ringjallë edhe ty, pasi që do të bëhesh si kjo, e pastaj do të hodhi në zjarr!” Dhe me këtë rast Allahu xh. sh shpalli: “Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur!” (Jasin, 78-79)

Me një rast tjetër në Meke, kur Ubejj b. Halef e takoi Muhamedin s. a. v .s. të cilit iu drejtua duke i thënë: “O Muhamed, e kamë një kali që është i racës së mirë, të cilën çdo ditë e ushqej me misër, dhe në kohën kur do të vras ty, do të jem me te.” Pejgamberi a. s. iu përgjigj: “Do të mbys unë ty, inshalla (nëse do Allahu).” Kur Ubejji në betejën e Uhudit u plagos në qafë (plaga nuk ishte aq e madhe), ai tha: “Ai mua (Muhamedi a. s.) më pat thënë në Meke: “Unë ty do të mbys.” Pasha Allahun vetëm të ishte drejtuar me pështym kah unë, kishte me më mbytë.” Ja si shpjegohet ky rast.

Kur pejgamberi a. s. arriti në grykën e Uhudit, bashk me te arriti edhe Ubejj b. Halef (me një grup pa besimtarë, SH. V.) i cili me zë të lart tha: “Ku është Muhamedi? Jam betuar se për deri sa është ai gjallë, ne nuk do të kemi shpëtim”.

Pejgamberi a. s. kur e dëgjoi këtë qafir i cili mundohej ta vriste, e merr shtizën e Haris b. Sume,(diku shkruan se ishte shtiza e vete, SH. V.) dhe me një goditje të fuqishme duke e qëlluar në mes të parzmores dhe qafës, i shkaktoi plagë nga të cilat atij i humbi baraspesha dhe tani kalërimi dhe qëndrimi i tij mbi kali lëkundej.

Megjithatë ai arriti të kthehet deri te Kurejshitët, dhe deri sa gjaku i rridhte nga qafa duke gërhitur tha: “Pasha Allahun, më mbyti Muhamedi!” Ndërsa shokët iu përgjigjën: “Zemra jote ka marrë fund, pasha zotin tonë, ti do të vdes!” Ubejji tha: “Muhamedi më kishte thënë në Meke: “Unë kamë me të mbytë.” Pasha zotin, vetëm të më pështynte, unë kisha me vdekur.” Në këtë mënyrë vdiq ky armik i madh, të cilin më pas Kurejshit e dërguan në Meke. Kurse në një version tjetër thuhet: “Britma e lëshuar e tij i ngjasonte palljes së mëzatit: “Pasha krijuesin, po të ju ndodhte juve ajo çka më ndodhi mua, të gjithë kishit me vdekur.” Kështu u realizua edhe kjo mrekulli me të cilën u plotësua edhe një premtim i madh i atij i cili e fletë të vërtetën-Muhamedit s.a.v.s. të dërguarit të Allahut.

Si vdiq Abdullah ibën Kumet

Vazhdojmë me ngjarjet në Uhud, në vendin ku sipas historisë islame ka ndodhë një fushë betejë e madhe, në të cilën myslimanët u konfrontuan shumë ashpër me jobesimtarët, dhe ku për pak sa nuk pësoi edhe vetë Resulullahu, s.a.v.s.

Abdullah b. Kumet, edhe pse mbante emrin që tregon madhërinë e Allahut dhe ndihmën ndaj të dërguarit të Tij, ky mushrik (jobesimtar) vajti ta mbys njeriun, i cili ishte në mbrojtjen e Allahut xh sh. Në vazhdim do të shohim se në çfarë mënyre përfundoi jeta e këtij njeriu.





Në ditën e Uhudit, në kohën kur luftën e kaplonte një flakë e madhe, Abdullah b. Kumet e goditi Resulullahun, a. s. në supe (krah), aq fuqishëm saqë Pejgamberi a. s. më tepër se një muaj pati dhembje nga kjo plagë. Nga trupi i tij mezi ia kanë zhveshur parzmoren e dyfishtë. Kumet-i u sul edhe herën e dytë dhe e goditi Resulullahun a. s. në mollëz të syrit, po aq fuqishëm sikurse edhe herën e parë, sa që rrethi i helmetës iu futë në fytyre, dhe i tha: “Ja këtë rreth, dhe mbaje në mend, unë jam Ibni Kumet-i biri i të përulurës.” Resulullahu a. s. duke e fshirë gjakun nga fytyra, ia kthen: “Allahu ty të përultë”, dhe, Allahu xh. sh. e pranoi lutjen e të Dërguarit të Tij.

Disa ditë pas kësaj beteje, kur b. Kumet-i ishte kthyer në shtëpi pranë familjes, ai i nxjerr delet me kullotë. Allahu i madhërishëm, prej një mali që gjendej afër vendit në të cilën delet pinin ujë, e dërgon një cjap, i cili e ngulë në brinjë, dhe pastaj duke i mëshuar e bënë copë e grimë.

Si përfundoi poeti çifut Ka’b b. El-Eshref

Ka’b b. El-Eshrefi ishte një hebre i cili më tepër se të gjithë të tjerët e urrente Islamin. Ky e shqetësonte Resulullahun a. s. dhe rrejshëm paraqitej si mysliman. Ai me vargjet e tija satanike e fyente të Dërguarin e Allahut s. a. v. s. Në atë kohë vargjet e kishin po atë fuqi të cilën e kanë mediet elektronike dhe ato të shtypit sot. Kishin një ndikim të madh tek dëgjuesit, dhe përcilleshin gojë më gojë.

Me gjuhën e tij Ka’b b. El-Eshref i shkaktonte dhembje të mëdha, Të dërguarit të Allahut s. a. v. s. dhe myslimanëve. Ai jetonte në lagjen juglindore të Medinës ku banonin hebrenjtë. Ky keqbërës vajti me devenë e tij në Mekke, dhe para jobesimtarëve Kurejshë, filloi të qajë duke recituar vargjet e veta për viktimat e luftës së Bedrit.

Veçanërisht i vajtonte viktimat e bunarit të vjetër “Kalibë,” ku ishin varrezat e përbashkëta të jobesimtarëve të Mekka-s, dhe kështu atij i shkoi për dore të futë trazira të reja mes tyre dhe përsëri të ndez urrejtje kundër Pejgamberit a. s. Ai i thërriste kurejshitët në luftë kundër tij.

I dërguari i Allahut, Muhamedi a. s. i lutet Allahut fuqiplotë: “Zotëruesi im, më shpëto nga El-Eshrefi, sepse ai më shkaktoi plagë të rënda.” Pa zgjatur shumë nga radhët e myslimanëve u lajmëruan vullnetar të cilët ishin të përgatitur të kryejnë atentat ndaj Kab-init, i cili myslimanëve u shkaktonte dhembje dhe vuajtje të mëdha shpirtërore.

Vullnetar i parë që u lajmërua për mbytjen e Eshrefit, ishte emnaku (adashi), i Resulullahut a. s. Muhamed b. Mesleme, r. a. menjëherë pas tij u lajmëruan edhe Selkam b. Seleme, i quajtur Ebu Naile, vëllai mëndor (nga qumështi), dhe tre vullnetarë tjerë. Me që lagjja ku jetonte Ka’bi, ishte një fortesë e mbrojtur mirë, në të cilën nuk mund të hyhet i armatosur, atëherë Muhamed b. Mesleme, (diku qëndron Ebu Naili) me lejen e Muhamedit a. s. përdori një taktikë. Edhe pse mashtrimin, tradhtinë dhe gënjeshtrën Resulullahu a. s. i urrente, një situatë e tillë kërkonte që kështu të veprohet. Që të ketë
sukses kjo taktikë, Muhamed b. Mesleme i thotë Ka’bit: “Ardhja e Muhamedit, për ne ishte fatkeqësi. Fiset u bënë armiq tanë dhe po luftojnë kundër nesh; rrugët tanë tashmë janë nda, familjet na janë ndarë dhe shkatërruar, jeta jonë po mbaron.” Me këto dhe fjalë të ngjashme Muhamed b. Mesleme duke vërejt se po arrin ta përvetësoi besimin e Ka’binit, kërkon nga ai që për vete dhe shokë të tij të huazon pakës para, ndërsa këta si peng t’ia lënë armët, me ç’rast Ka’bini pranon dhe lejon që ata të vinë. Me këtë bisedë myslimanët kanë dashur të arrinin një qëllim-që të mund të vijnë lirisht në shtëpinë e tij me armët dhe me njerëzit e vetë.

Në mbrëmje me të arritur tek bedenat e lagjes ku banonte Ka’bini, Ebu Naile e thërret. Ai ngritët për të dalë, ndërsa gruaja me të cilën pak kohë më parë ishte martuar i thotë: “Ku po shkon në këtë kohë të natës? A po e dëgjon ti këtë zë, nga e cila më vjen sikur donë të pikoi gjaku.” Ndërsa, Ka’bini i përgjigjet gruas: “Ai është vëllai im Muhamed b. Mesleme, dhe vëllai im nga qumështi Ebu Naile, nikoqiri krenar duhet t’i përgjigjet thirrjes e të dalë bile edhe nëse e thërrasin për ta vrarë.” Pastaj doli para tyre, i spërkatur me një parfum që kishte një erë shumë të këndshëm.

Ebu Naile qysh më parë u kishte thënë shokëve: “Nëse del, unë do t’i marr erë flokëve të tij. Nëse e shihni se kjo më ka shkuar për dore dhe se jam duke e mbajtur për flokësh, atëherë ju sillni atij.” Kështu ata shëtitën një orë të plotë duke biseduar dhe ankuar për vështirësitë dhe telashet që u kishte sjellë Muhamedi a. s. në mesin e tyre, duke e bindur Ka’binin në sinqeritetin e tyre. Kohë pas kohe, Ebu Naili i prekte flokët e tij ashtu që me një rast i thotë: “Sa erë e mirë! Ende të tillë nuk kamë ndier.” Ka’bi i gëzuar i tha: “Gruaja ime është më e njohura për parfima”.

Pasi e përvetësoi plotësisht Ka’bin, Ebu Naili e futi dorën në flokët e tij kinse të marrë erë, e që me një kapje të fortë për flokë, e rrëzoi përtokë dhe i tha shokëve të vetë: “Goditeni armikun e All-llahut.” Muhamed b. Mesleme r. a. e preu në qafë. Armiku i Allahut vdiq duke lëshuar një britmë, prej të cilës u trembën të gjithë rreth tij.

Grupi i zgjedhur filloi të tërhiqet. El-Harithi b. Evsi ishte plagosur nga disa therje të shpatave të shokëve të vetë, sepse ishte errësirë. Atij i rridhte gjaku, prandaj mbeti prapa shokëve. Kur grupi i shokëve dolën në rrugë të hapët, vërejtën se Ebu Harrithi nuk ishte me ta. U ndalën për ta pritur. Ai mbërriti pas një ore, duke i ndjekur gjurmët e shokëve, pastaj vazhduan rrugën së bashku. Kur erdhën tek Beki’el Garkad, thirrën tekbire. Resulull-llahu a. s. i dëgjoi këto tekbire dhe kuptoi se Ka’bi ishte vrarë dhe se grupi i zgjedhur ishte duke u kthyer. Këta së shpejti erdhën, e Resulull-llahu a. s. u tha: Fytyrat e juaj qofshin plot gazmend.” Ata u përgjigjën: “Edhe e jotja gjithashtu o Pejgamberi i Allahut.” Pastaj Pejgamberi a. s. me dorën e vet i fërgoi plagët e Harithit dhe ai u shëndosh.

Si e përqafuan islamin 40.000 Mongol

Këtë ngjarje e citon dijetari i njohur islam, Ibn Haxher el-Askelani në veprën e tij Ed-durerul-Kamine, në të cilën thotë: “Kryqtarët kishin zakon që nëpër fiset Mongole të qonin misionarët e tyre me dëshirë që t’i kryqëzonin. Uzurpatori dhe despoti i quajtur Hullaga (sundimtari mongol), ishte ai i cili ua përgatiste terrenin për punë të tilla, ndërsa si shkak për këto ishte gruaja e tij Dokuz Khatun e cila ishte krishtere. Me një rast një grup i personaliteteve krishtere ishin duke marrë pjesë në një gosti të madhe të cilën e
kishin organizuar mongolët me rastin e kalimit të një lideri të tyre në fenë krishtere. Njëri nga misionarët krishterë që merrte pjesë në këtë gosti, filloi ta mallkoj (shajë), Resulullahun a. s. Në afërsi të tij ishte i lidhur një qenë i gjuetarëve. Kur ky misionar shpirtligë filloi ta shaj dhe ta mallkoj Pejgamberin a. s. qeni u shqetësua, filloi t’i kërcëlloj dhëmbët, e pastaj e sulmoi, duke e kafshuar mirë. Njerëzit me një mund të madh mezi që e shpëtuan. Pastaj njëri nga të pranishmit i tha misionarit: “Kjo ndodhi për shkak asaj që tha për Pejgamberin a.s.”. Ai u përgjigj duke thënë; “Jo, por ky qen është egoist dhe hundëmadh, dhe kur e pa që unë po e ngriti dorën, ai mendoi se dua ta godasë.”

Më vonë, ky misionarë pa marrë parasysh rastin që i ndodhi, filloi prapë ta shaj Pejgamberin a.s. dhe përsëri ky qen e shkëputi zinxhirin me të cilin ishte i lidhur, dhe kërcej në drejtim të këtij krishteri të cilit ia copëtoi fytin. Ky mbeti në vend i vdekur. Kur Mongolët e panë këtë skenë, rreth dyzetmijë prej tyre, menjëherë e pranuan islamin.

 





Categories

Archives